Çfarë janë dua Love.Help.Biz?

  • dua.com Team ·
  • 24.03.2020 ·
  • duanews ·
  • 3 min read

Tashmë dua.com është një platformë e cila ka për mision bashkimin e njerëzve! Mirëpo, shumë persona çdo ditë na bëjnë pyetjen se çfarë fshihet pas termave si help, biz dhe love. Më poshtë ju kemi shpjeguar secilën prej tyre.

Dritarja e dashurisë – dua.com! 

E gjitha filloi me dashurinë.
Platforma e dua.com ka lindur nga ideja për të krijuar një platformë serioze, ku 12-16 milion shqiptarë në mbarë botën mund të gjejnë njëri-tjetrin, të bisedojnë dhe të gjejnë dashurinë e jetës.

Jetoni në SHBA ose Evropë dhe dëshironi të njihni një vajzë në Shqipëri? Apo jetoni në Kosovë dhe dëshironi të njihni dikë nga diaspora? Atëherë platforma jonë është vendi i duhur për ju.

Në aplikacionin tonë, secili shqiptar pa marrë parasysh se në cilin vend të botës jeton, do të ketë mundësi të krijojë profilin personal të verifikuar dhe të kërkojë njohje të reja. Këto njohje do bëhen edhe më të lehta fale filtrave specifik që aplikacioni ynë ka. Dhe është pikërisht kjo ajo që e veçon.

Mundësi për të ndihmuar me dua.help

Shqiptarët kanë një reputacion si popull mikpritës, me tradita e vlera të larta kulturore. Prandaj të ofrojmë ndihmë është një prej virtyteve tona më të mëdha. dua.help mundëson që përmes aplikacionit tonë, të ofroni ose kërkoni ndihmë në çdo kënd të botës.

Le të themi që sapo jeni transferuar në New York dhe nuk njihni askënd. Ku do të kërkoni ndihmë?

Sigurisht në internet. Tek platforma jonë gjithmonë do të ketë një shqiptar tjetër i cili jeton pikërisht në atë vend dhe do t’ju ndihmojë me kënaqësi.

Bëni biznes me dua.biz

Platforma e biznesit së duas ofron mundësi të shumta.

Zgjeroni rrjetin tuaj, njihni pronarë të bizneseve në Zvicër, takoni investitorin tuaj të ardhshëm në Amerikë apo zbuloni klientë potencial kudo në botë. Ja një shembull i thjeshtë për të kuptuar akoma më lehtë se çfarë mund të bëni në  dritaren e biznesit të duas.

Le të themi se jeni themelues/e i një biznesi startup në Kosovë dhe po kërkoni një investitor.

Në anën tjetër një shqiptar në Gjermani është në kërkim të një biznesi për të investuar. Në këtë rast, aplikacioni ose më saktë platforma jonë është ura lidhëse në mes të dy palëve.

dua.com Team

Related