Dasmat matjane: Ceremonia & tiparët
- dua.com Team ·
- 17.04.2023 ·
- Komuniteti ·
- 5 min read
Dasmat matjane, janë një tipar i zakoneve popullore në rajone të ndryshme të Shqipërisë dhe kanë një rëndësi të veçantë në këtë drejtim.
Ky tip dasmeje karakterizohet nga pjesëmarrja e një numri të kufizuar të njerëzve, ku shpesh janë pranë vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt të çiftit, ndërsa këngët dhe vallet janë të thjeshta dhe të gjata.
Martesat në këtë krahinë bëheshin me msitni dhe shumë herë qifti nuk e njihnin njëri-tjetrin.
Kjo bëhej në mosha të reja, vajzat ishin 12-13 vjeç dhe djemtë 16-17. Synimi ishte vetëm që ato dy familje të bashkoheshin.
Ka edhe raste kur familjet dëshironin të lidhnin miqësi akoma pa lindur fëmijët.
Në vazhdim do të shqyrtojmë më shumë për dasmat matjane në Shqipëri dhe rolin e tyre në kulturën popullore shqiptare.
Ceremonia e dasmës
Ceremonia e dasmës matjane shoqërohet me këngë të veçanta, që janë pjesë e etapave të saj, siç janë zgjedhja e krushqve, dalja e nuses nga shtëpia e prindërve, etj.
Këngët janë kryesisht thirrje që drejtohen babait të nuses, si p.sh. “O mirmrama Zoti i shpis”.
Krushqit zakonisht zgjidheshin nga i zoti i shtëpisë. Ai i zgjidhte 11 veta, të cilët i cilësonte si burra të muhabetit.
Edhe kur krushqit niseshin atyre, u kushtoheshin këngë si “Udha e mbarë o krushku i pare, na i thu nuses ec ngadale”.
Këto këngë ishin gjithmonë këngë në formë të këshillave që i drejtoheshin, sikur familjes së djalit ashtu edhe të vajzes.
Protagonistë të këtyre këngëve ishin edhe gratë që bënin punët dhe parapërgatitjen e dasmës.
Përpara se të fillonte dasma, bëheshin përgatitjet, që fillonin me mbledhjen e druve të zjarrit, me gatimin e bukëve e të ushqimeve që do të ishin për ditën e dasmës.
Edhe krushqit kishin për zakon të marrin me vete një dash që do e konsumonin tek miku, por kjo varej nga largësia të shtëpisë së nuses.
Në shtëpinë e nuses nuk kishte atmosferë feste, siç kishte tek djali.
Aty më tepër llogaritej si ditë mërzie, ngase vajza po lëshonte shtëpinë e saj.
Pas darkës, fillon ceremonia e çiftit të ri të ngjitur mbi një karrige, me dhendrin në krah dhe nusen në krah tjetër, të cilat shoqërohen nga këngëtarë dhe vallestarë.
Ata kalonin nëpër rrugët e qytetit për të shfaqur dashurinë e tyre për njëri-tjetrin. Në disa vende, kjo traditë është ende e ndjekur sot.
Një tjetër pjesë e rëndësishme e dasmës është dhurata që çifti dhe familjet japin njëri-tjetrit.
Dhuratat mund të jenë prej arit, argjendit, ose çmime të tjera të vlerësuara, si edhe dhuratat në formë të parave.
Një pjesë tjetër e dasmës është mbledhja e paraqitjes së fëmijëve, nëse ka të tillë, dhe dhënia e këshillave të mirë për çiftin e ri nga familjarët dhe miqtë.
Në disa vende, ka edhe një ceremoni të veçantë ku djali dhe vajza e çiftit të ri kalojnë nën një çati të vogël të bërë nga lule, simbolizuar lirinë dhe pavarësinë e tyre në lidhjen e re martesore.
Për shumë njerëz, dasmat janë ngjarje shumë të rëndësishme, dhe janë një mundësi për të festuar bashkë me miqtë dhe familjen.
Kjo është një traditë e vjetër që është e pranishme në shumë kultura dhe vende në të gjithë botën.
Dasmat matjane: Konkluzion
Pra, vërehet se dasmat matjane janë ngjarje me rëndësi të veçantë për kulturën dhe traditën shqiptare.
Në këto dasma, këngët, vallet, ceremonitë dhe rituali, si dhe parapërgatitjet që bëhen përpara nisjes së dasmës, të gjitha këto elemente kanë një rëndësi të veçantë dhe përjetojnë një kujdes të veçantë nga protagonistët, gratë.
Dasma është një ngjarje që i bashkon familjet dhe miqtë dhe është një shfaqje e bukur e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit në mes të njerëzve.
Në këto ngjarje, nusja dhe dhëndri, si dhe familjet e tyre, përjetojnë emocione të mëdha dhe përkujtojnë momente të veçanta që do të ruhen në kujtesën e tyre për një kohë të gjatë.
Në përgjithësi, dasmat matjane janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe duhet të jenë një vlerë e kujdesit dhe ruajtjes nga brez pas brezi.