Dëshironi të investoni 1 000 euro në dua.com?

  • dua.com Team ·
  • 25.08.2020 ·
  • duanews ·
  • 3 min read

A keni menduar se ndonjëherë do të keni mundësi të investoni 1,000 euro në dua.com?

Ideja dhe koncepti i aplikacionit dua.com ka tërhequr vëmendjen e investitorëve të shumtë nga vende të ndryshme të botës.

Duke marrë parasysh interesimin e madh, themeluesit e dua.com kanë vendosur t’i ofrojnë mundësinë komunitetit shqiptar për të investuar në këtë kompani.

Për t’u bërë pjesë e investitorëve të dua.com mjafton të investoni një shumë minimale prej 1,000 euro. Në këtë mënyrë ju do të bëheni pjesë e dua.com dhe dua do të jetë një pjesë e juaja.

Mirëpo cilat janë benefitet e investimit në këtë aplikacion?

Do të bëheni aksioner në dua AG (CH) me dokumenta të rregullta ligjore
Do të pranoni informacione të brendshme të kompanisë
Do të keni qasje në më shumë të dhëna, statistika, testime të veçorive dhe produkteve të reja përpara kujtdo tjetër
Do të keni mundësi të merrni pjesë në mbledhjet e komunitetit dua
Do të mund ta identifikoni veten si investitor ligjor i një aplikacioni të suksesshëm shqiptar

Ju bëheni pjesë e dua.com & dua bëhet pjesë e juaja

Në një deklaratë për Business Magazine Albania, themeluesi i dua.com Valon Asani ka treguar më hollësisht për arsyen e krijimit të kësaj mundësie.

Ai ka thënë se kjo nuk ka të bëjë me anën financiare të dua.com,  mirëpo është thjeshtë një mundësi për komunitetin e mrekullueshëm shqiptar pas kërkesave të shumta që kanë pranuar. Më saktësisht ai është shprehur se:

“Kjo mënyrë (Crowd Financing apo Crowdfunding) mund të jetë një formë e vlefshme e marketingut e cila na ekspozon akoma më tepër në media.

Gjithashtu duke e ndarë idenë, shpesh merren reagime, përshtypje dhe feedback nga komuniteti i përdoruesve dhe më gjerë.

Pra, crowd financing/crowdfunding është një mënyrë e mirë për të testuar reagimin e publikut ndaj produktit/idesë që ofrohet. Nëse njerëzit janë të prirur të investojnë, është një shenjë e mirë që produkti/ideja mund të funksionojë mirë në treg.

Këta mini-investitorë mund të bëhen klientët më besnikë dhe reklamuesit më vokalë të dua.com.”

Aplikacioni dua.com është lancuar në muajin qershor të këtij viti dhe deri tani ka arritur të ketë mbi 206.000 shkarkime nga 135 vende të botës. Ndërsa brenda një viti ky aplikacion synon të arrijë rreth 1.35 milion shkarkime e gjithashtu të aktivizojë shërbimet me pagesë “Premium”.

dua.com Team

Related