dua.com në konferencën globale të GDI-së

  • dua.com Team ·
  • 29.09.2019 ·
  • duanews ·
  • 3 min read

dua.com merr pjesë në konferencën globale të GDIsë. Nëse jeni ndjekës besnik të dua.com, do ta keni lexuar tashmë artikullin e postuar disa dite më parë në lidhje me aplikacionet e takimeve online.

Ju përmënda se do të lançohej aplikacioni i parë Shqipëtar në lidhje me këtë temë, dua AG, mirëpo as vet nuk e prisnim që gjërat të kishin një vrull të tillë. Sigurisht që kjo vetëm na lumturon, sepse do të jemi në shërbimin tuaj më shpejtë nga ç’e prisnim.
Më 26 shtator të 2019, u mbajt konferenca e radhës e GDIsë (Global Dating Inisghts). Para se t’ju zbardh informacione të mëtejshme më lejoni t’ju shpjegoj pak a shumë se çfarë është GDIja.

Çfarë është GDIja?

GDI është burimi kryesor i lajmeve, informacioneve dhe analizave për industrinë e takimeve në internet. Që prej fillimit të vitit 2013, ata i kanë shërbyer një audience gjithnjë e në rritje. Informojnë mbi të rejat e fundit të “Dating Apps” dhe këtë vit GDI mbajti konferencën e saj të radhës në Londër.

E mbështetur nga shumë kompani të ngjashme dhe Magic Lab, e cila është duke kërkuar platforma të reja që bashkojnë njerëzit. Sigurisht edhe inovatorë e themelues për të zhvilluar ide në produkte e marka globale. Konferenca mori një tjetër rëndësi, kjo sepse Magic Lab qe kompania që frymëzoi më së shumti përfaqësuesin e dua.com, Erblin Ribarin.

Ja se çfarë thotë Erblini në një postim të tijin në LinkedIn

“Ka qënë një eksperiencë e mrekullueshme pjesëmarrja në konferencën e Global Dating Insight (GDI) mbajtur sot në Londër. Pata rastin të mësoj nga eksperienca e shumë ekspertëve të industrisë Globale të takimeve në internet (Dating Aps).

Duke patur parasysh natyrën tepër konkuruese të këtij tregu, ne në Dua.com jemi të përkushtuar për të sjellë një eksperinecë më efektive në fushën e takimeve online. Ku dy faktorë komplimentojnë njëratjetrën:

Thjeshtësia dhe Vendosja e Përdoruesit të aplikacionit tonë në qëndër të vëmendjes.

Mile Norris nga Magic Lab u shprehu:

Magjia e vërtetë ndodh atëhere kur njerëzit takohen.

dua.com beson se është platforma perfekte që kjo magji të ndodhë

I bashkohemi entuziazmit të Erblinit. Siç e përmendëm edhe në artikullin e disa ditëve më parë. Aplikacioni i parë i takimeve online shqiptar do transformojë idenë tonë për takimeve online dhe lidhjeve të dashurisë.
Synojmë që të kthehemi në një fenomen kulturor, ku dashuria të shërbejë si një urë lidhëse midis të gjithë shiptarëve kudo që ata ndodhen.

dua.com Team

Related