Dua.com blen Spotted.de: Mbyll raundin e Serisë A prej 4 milionë dollarësh

  • dua.com Team ·
  • 24.10.2022 ·
  • duanews ·
  • 6 min read

Aplikacioni i takimeve online dua.com po zgjeron më tej vizionin e tij për lidhjen e migrantëve ndërkombëtarë, emigrantëve dhe komuniteteve të diasporës. Dua bleu aplikacionin gjerman të takimeve ‘Spotted.de’ dhe ka kombinuar platformat me njëra-tjetrën të cilat tashmë kanë mbi 5 milionë përdorues të regjistruar.

Lidhja e anëtarëve të çdo komuniteti bazuar në vlerat e tyre, origjinën ose gjuhën e përbashkët – është misioni kryesor i dua.com. Platforma u mundëson njerëzve të lidhen dhe të krijojnë të gjitha llojet e marrëdhënieve: takime, miqësi dhe lidhje biznesi.

Me seli në Cyrih (CH), dua.com nisi rrugëtimin e saj në fund të vitit 2019. Filloi duke rilidhur shqiptarët, komunitetin e parë të fragmentuar globalisht me një diasporë të madhe.

Me një ekip fillimisht të vogël, dua.com iu bashkua inkubatorëve të shumtë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, përkatësisht Harvard Innovation Labs, Uplift Europe dhe Innovation Center Kosovo, për të nisur risin dhe nxitur mendjemprehtësinë e biznesit.

E pajisur me prova të konceptit të biznesit dhe rrjedha të ndryshme të të ardhurave, dua.com filloi një udhëtim global duke shkallëzuar zgjidhjen e saj aktuale në komunitete të mëdha në Evropën Perëndimore.

Për të lehtësuar vizionin global, kompania bleu Spotted.de, aplikacionin e takimeve online me kryefjalë vendodhjen dhe takimeve të rastësishme në jetën reale, i cili ka tërhequr miliona përdoruesit nga vendet gjermane dhe frëngjishtfolëse. Spotted ka mbledhur 15.3 milion dollarë në financimin e Seed dhe Series A deri më tani.

Sipas Valon Asani, CEO i dua.com, sinergjia e përbashkët mes dua.com dhe Spotted do t’i mundësojë kompanisë të fitojë avantazhin teknik dhe afarist nga Spotted së bashku me bazën e saj të përdoruesve, duke rritur kështu të ardhurat e përgjithshme dhe duke vendosur bazën në tregun DACH.

“DUA adreson një nevojë themelore, por ende të paplotësuar për shumë komunitete të shpërndara globalisht. Këto Komunitete Ndërkombëtare Migrante janë të fragmentuara dhe të shkëputura. Misioni ynë është t’i rilidhim ato, kudo që janë. Nga kudo në çdo vend, respektivisht nga hiper-lokal (Spotted) në super global (dua.com). – Valon Asani, CEO dua.com

“Jemi shumë të lumtur që bashkojmë forcat me ekipin kompetent të dua AG dhe Valon për ta çuar aplikacionin në nivelin tjetër dhe për të sjellë edhe më shumë njerëz së bashku, në përputhje të përsosur me filozofinë e Spotted për ‘përhapjen e Dashurisë.” – Nik Myftari – Themeluesi i  Spotted.de dua

Rritja e dua.com

Ajo që e veçon dua.com nga konkurrenca është ekskluziviteti dhe misioni i saj për të transformuar dhe lidhur komunitetet në tërësi. Njerëzit lidhen në bazë të nevojave dhe vlerave të përbashkëta, dhe kështu dua.com tërheq burra dhe gra të sigurtë në vetëvete që  e vlerësojnë veçantinë, kulturën, vlerat, gjuhën dhe rrënjët e tyre!

Gratë dhe burrat që i bashkohen dua.com nuk kanë frikë të qëndrojnë për diçka, të dalin nga turma dhe të lartësojnë dallimet e tyre ekzotike.

Duke pasur parasysh një beqar shqiptar që jeton në Gjermani duke përdorur ndonjë nga aplikacionet e zakonshme të takimeve – i interesuar për një marrëdhënie serioze me beqarë të tjerë me të njëjtën origjinë të tij/saj, që ndajnë të njëjtat vlera dhe që flasin të njëjtën gjuhë, rezulton me një probabilitet prej 0.6% ose 1:166 për gjetjen e një shqiptari tjetër në në Gjermani. Në SHBA do të ishte edhe më i ulët ky probabilitet 1:660 ose 0.1%.

Në dua është 100%. Sepse dua.com vendos komunitetin të parin. Çfarëdo vlerash që lidhin një komunitet, dua i rilidh ata njerëz me njëri-tjetrin.

Brenda një harku kohor prej dy vitesh, aplikacioni dua.com është shkarkuar dhe instaluar në pajisjet iOS & Android mbi 1.4 milion herë, duke arritur një total prej mbi 100 milion shkëmbime mesazhesh dhe mbi 3 miliardë ndërveprime të përdoruesve. Duke u bërë kështu ofruesi më i shpejtë i mblesërisë në vendet shqipfolëse. Në tremujorin e katërt/2022 dua.com po zgjeron qasjen e saj të parë në komunitet në shumë komunitete të tjera të fragmentuara globalisht.

Për sa i përket investimeve, kompania përfundoi raundet Seed dhe Serinë A, duke mbledhur një total prej 4.9 milion dollarë. Për të arritur një objektiv të tillë, Sipërmarrësit e njohur zviceranë, Venture Capitalists dhe Angel Investors kanë investuar në dua.com dhe kanë ofruar këshilla strategjike në fushat e tyre përkatëse të ekspertizës.

Duke pasur parasysh trajektoren e saj të suksesshme, kompania u shfaq në botime të shumta të njohura, duke përfshirë Forbes.

Lancimi i $DUA Utility Token

Ekipi dua.com ka hyrë në një partneritet afatgjatë me AllianceBlock. Kjo e fundit ofron një infrastrukturë të decentralizuar duke lejuar që projektet tradicionale dhe të bazuara në blockchain të vijnë në ekzistencë përmes financimit të decentralizuar të komunitetit.

Me ndihmën e shtresës së infrastrukturës DeFi të Alliance Block, dua.com synon t’u mundësojë miliona njerëzve të pashërbyer financiarisht, akses në shërbimet e Financave të decentralizuara.  Për më tepër, kompania po synon të ndërtojë një sistem shpërblimi të bazuar në reputacionin dhe kontributin e përdoruesit dhe një zgjidhje të re për Identitetin vetë-menaxhues, ose Self-sovereign Identity, për miliona përdorues në web3.

Gjatë tremujorit të katërt 2022, Fondacioni dua pritet të shpallë Ngjarjen e Gjenerimit të Tokenit (TGE) të tokenit të tij të shërbimeve, dua Token, duke përfshirë ngritjen e kapitalit nga anëtarët e komunitetit web3. Kështu, duke e bërë DUA-në tokenin e parë të shërbimeve që synon komunitetet e fragmentuara globalisht.

dua.com Team

Related