dua.com pjesë e kronikës së emisionit Raport në KTV

Të hënën ekipi i dua.com ishin pjesë e emisionit Raport, i cili transmetohet në kanalin e Kohavision.

Kronika e cila u realizua nga KTV, kishte temë kryesore telashet që po përjetojnë bizneset, gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

Valon Asani tashmë i njohur si themeluesi i platformës dua.com, foli tema të ndryshme, e një ndër to edhe rreth investimeve. Ai tregoi se si investitorë të shumtë nga jashtë kanë anuluar planet e tyre për të investuar, pikërisht për shkak të pandemisë.

Për më shumë rreth kësaj teme, lexoni Pse po prezantojmë kufizimin e bisedave aktive në dua.com dhe Mbi 1 milion shqiptarë në dua.com – Nga janë ata?.

Ndërsa të ftuar gjithashtu ishin Graniti nga departamenti i zhvillimit dhe Kaltrina nga departamenti i marketingut. Ata shpjeguan se si ka ndikuar kjo situatë në punën e tyre.

Në përgjithësi në këtë kronikë u diskutua për problemet që po sjellë pandemia në biznese, punën nga shtëpia, ndryshimin e strategjive të marketingut, e shumë të tjera.

Për më shumë shikoni videon më poshtë.

Të ngjashme

active-chats
  • duanews
  • 2 min read

Pse po prezantojmë kufizimin e bisedave aktive në dua.com

Në botën moderne të takimeve online, shumë përdorues përballen me zhgënjime...

dua.com
  • duanews
  • 4 min read

Mbi 1 milion shqiptarë në dua.com – Nga janë ata?

Aplikacioni dua.com ka bashkuar shqiptarë nga e gjithë bota që kërkojnë lidhje...

dashurinë e jetës në dua.com
  • Dashuri
  • 3 min read

Si e gjeti Drini dashurinë e jetës në dua.com?

A po e kërkon dashurinë e jetës në dua.com? Je në vendin e duhur! Në një...