dua.com vjen si zgjidhje për 112 mijë beqarë në Kosovë

Përmbajtja

  1. dua.com u lançua në Play Store & App Store

Po sikur t’ju themi se zgjidhja për 112 mijë beqarë në Kosovë është më në fund këtu? Tashmë dua.com, aplikacioni i parë shqiptar për takime u lançua dhe të gjithë mund ta shkarkojnë.

Sot të gjithë kapëmi fort pas statistikave dhe shumë portale postuan statistikat e hulumtimit të kryer nga ‘Kerolli’.
Sipas statistikave numri i beqarëve është shumë i lartë. Të dhënat mund t’i shikoni tek Facebook Audience Insight. Në këtë hulumtim thuhet se 112 mijë të rinj në Kosovë janë beqarë. Nga të cilët 68% e tyre janë meshkuj.

Mos u mërzisni, zgjidhja është më në fund këtu dhe kjo falë dua.com. Na e lejoni t’jua shpjegojmë! dua.com, lançoi aplikacionin e parë shqiptar për takime ditën e hënë më 22 qershor. Gjetja e një partneri do jetë më e lehtë se kurrë. Ndoshta edhe % e beqarëve do të bjerë konsiderueshëm.

Për më shumë rreth kësaj teme, lexoni Pse po prezantojmë kufizimin e bisedave aktive në dua.com dhe Mbi 1 milion shqiptarë në dua.com – Nga janë ata?.

dua.com u lançua në Play Store & App Store

Me gati 20 mijë abonentë të rregjistruar si përdorues, dua.com  vërteton edhe një herë se sa e lartë është kërkesa për një aplikacion të tillë.
Dua.com sjell si risi filtrin e Change Location, i cili do t’ju ndihmojë të selektoni personin që pëlqeni kudo që ai ose ajo ndodhet.  Në këtë aplikacion do mund të gjeni lehtësisht një partner nga diaspora.

Në 10 muaj kemi arritur të kemi qindra mijëra ndjekës në platformat tona sociale si Facebook, Instagram, Linkedin etj. Jemi të bindur se statistikat do të ulen dhe përqindja e beqarëve nuk do jetë aq e lartë sa këtë vit. Të themi të drejtën ky është një prej synimeve tona.

Të ngjashme

active-chats
  • duanews
  • 2 min read

Pse po prezantojmë kufizimin e bisedave aktive në dua.com

Në botën moderne të takimeve online, shumë përdorues përballen me zhgënjime...

dua.com
  • duanews
  • 4 min read

Mbi 1 milion shqiptarë në dua.com – Nga janë ata?

Aplikacioni dua.com ka bashkuar shqiptarë nga e gjithë bota që kërkojnë lidhje...

dashurinë e jetës në dua.com
  • Dashuri
  • 3 min read

Si e gjeti Drini dashurinë e jetës në dua.com?

A po e kërkon dashurinë e jetës në dua.com? Je në vendin e duhur! Në një...