dua Premium – tashmë në dispozicion për përdoruesit e dua.com!
- dua.com Team ·
- 05.07.2021 ·
- duanews ·
- 2 min read
dua Premium ka qenë një nga objektivat kryesore qëkur dua.com nisi rrugëtimin e vet me synimin për të bashkuar shqiptarët. Një vit pasi që dua.com festoi ditëlindjen e parë të aplikacionit po prezanton edhe versionin e shumëpritur, dua Premium.
Çfarë është Premium dhe si do u hyjë në punë përdoruesëve të dua.com?
dua Premium është një abonim 1, 3, 6 dhe 12 mujor përmes të cilit një përdorues i dua.com do ketë thuajse çdo shërbim pa limit. Shërbimet si fluturimet, shfletimet, instachat-et, zhbërjet e çdo shërbim tjetër që dua mund të ofrojë, me abonimin Premium këto do jenë pa limit. Abonimi në dua kundrejt një pagese sipas paketave përatëse 1, 3, 6 dhe 12 mujore e bën aplikacionin të aksesueshëm dhe fleksibil për çdo përdorues të saj.
Çfarë do përfshijë Premium?
Premium do ketë një mori shërbimesh, pagesash dhe versionesh të veta, ndara këto edhe sipas gjinisë. Më poshtë po ju listojnë disa nga shërbimet që pritet të jenë të disponueshme me paketat e duas, të ndara sipas gjinisë.
Premium për femrat:
- Përshtypje pafund
- InstaChat të pakufizuara
- Shiko kush të pëlqeu
- Zero reklama
- Zhbëj pafund
- Fluturime të pakufizuara
- Ngarko deri në 6 fotografi (Një përdorues i thjeshtë ngarkon vetëm 3)
Premium për meshkujt:
- 500 Përshtypje çdo ditë
- 5 InstaChat çdo ditë
- Shiko kush të pëlqeu
- Zero reklama
- Zhbëj pafund
- Fluturime të pakufizuara
- Ngarko deri në 6 fotografi (një përdorues i thjeshtë ngarkon vetëm 3)
Si mund të abonohesh në Premium?
Për të aktivizuar dua premium hapni aplikacionin dua.com në telefonin tuaj. Në faqen e parë klikoni ikonën “Get premium”. Aty mund të zgjidhni pakon që ju përshtatet më së shumti juve. Kur të zgjidhni pakon finalizoni procesin e pagesës dhe tashmë ju jeni përdorues premium. Tek overview mund të shikoni bilancin e abonimit tuaj.