Dy vjet me dua.com – Patformën që bashkon njerëzit me dashuri!
- dua.com Team ·
- 21.06.2022 ·
- duanews ·
- 5 min read
Aplikacioni dua.com ka mbushur dy vjet! Dy vjet me dua.com, dy vjet në kërkim të dashurisë. Shumë histori dashurie të kurorëzuar me martesë. Familje të krijuara. Fejesa, lidhje dashurie e njohje të paharrueshme!
I publikuar më 22.06.2020, dua.com ka pasur mbi 1 milion shkarkime. Mbi 360.000 përdorues të regjistruar, rreth 60.000 profile të verifikuara dhe shumë çifte të lumtura që gjetën njëri-tjetrin në dua.com! Sot dua.com e feston ditëlindjen me një brend të rifreskuar, më plotë ngjyra! Feston me një vizion të qartë për të ardhmën. Me një mision që është bashkimi i njerëzve, kudo që janë! Përmes dashurisë, përmes miqësisë e biznesit!
Dy vjet me dua.com – Një histori suksesi
Me seli në Zvicër, e themeluar nga Valon Asani, dua.com nisi lëvizjet e para në fund të vitit 2019, duke synuar të lidhë shqiptarët në mbarë botën. Me një ekip të vogël profesionistësh të etur për të fuqizuar të tjerët, dua.com iu bashkua inkubatorëve të shumtë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, përkatësisht Harvard Innovation Labs, Uplift Europe dhe Innovation Center Kosovo, për të rifilluar inovacionin dhe për të nxitur mendjemprehtësinë e biznesit. Përderisa në gusht të vitit 2019 dua.com numëronte 6 punëtorë, sot në qershor të vitit 2022, dua.com numëron 42 punëtorë!
Së shpejti, dua Token, dua Friends, dua Biz dhe shumë befasi!
Në bashkëpunim me partnerin AllianceBlock, dua.com së shpejti do ta lancojë DUA Token! dua.com po synon të ndërtojë një platformë nga e cila do të përfitojnë të gjitha ekonomitë e web2 dhe web3 dhe ku njerëzit mund të marrin pjesë si përdorues apo mbajtës të Tokenit.
Në anën tjetër, së shpejti për përdoruesit tanë do të jetë në dispozicion edhe dua friends, për krijimin e miqësive si dhe dua biz, për krijimin e lidhjeve biznesore. Platforma jonë është e dedikuar t’ju ndihmojë të krijoni të gjitha lidhjet për të cilat keni nevojë!
Historitë tona të preferuara të dashurisë!
Adelina & Edi
Adelina & Edi po jetojnë një dashuri të rrallë. E veçanta e historisë së tyre është se nisi nga një match’ në dua.com! Shpërngulja, rritja në vend të huaj, e shkollimi. Janë vetëm disa nga elementet tipike të jetës së të gjithë njerëzve si dhe komuniteteve që i përcjell fati i migrimit. Histori pak a shumë të ngjashme me njëri-tjetrin kanë edhe Edi e Adelina.
Dy të rinjë shqiptarë që kanë ndërtuar jetën larg vendit të tyre te origjinës. Dy persona që kanë gjetur dashurinë dhe njëri-tjetrin në dua.com. Adelina dhe Edi kanë vendosur të hapin zemrën dhe të ndajnë më ju detaje nga njohja e tyre, që u kurorëzua tash e disa muaj edhe me martesë! Ata arritën të gjejnë atë që po kërkonin te njëri-tjetri. Siç shprehen, aty ku ju flen zemra. “Askund s’mund të gjesh rahatinë, mirëkuptimin, e dashurinë si te i yti”, thonë ata, duke ju referuar nacionalitetit.
Ajshja dhe Driloni
Ajshja dhe Driloni po përjetojnë një dashuri që po shkon prej një meshazhi në dua.com deri tek martesa! Ajo është 23 vjeçare, e lindur e rritur në Danimarkë, me prejardhje nga Vushtrria. Ai është 24 vjeçar nga Prishtina, që së fundi po jeton e punon në Gjermani. Bashkë i bëri dua.com! Nga një like, një match dhe një bisedë që ndodhi në korrik të vitit 2020, nisi gjithçka.
Të gjithë ata që i takojnë për së afërmi Ajshen dhe Drilonin sigurisht se pushtohen nga energjia pozitive që i karakterizon këta dy të rinjë. Kimia mes këtij çifti është e dukshme dhe në pak minuta ata të lënë të kuptosh sa mirë e njohin njëri-tjetrin! Kur fillojnë të flasin për kujtimet e tyre, ku nuk mungojnë çastet qesharake, e kupton sa e çiltër dhe pakomplekse është marrëdhënia e tyre!
Lia dhe Burimi
Lia dhe Burimi janë dy të rinj që falë dua.com janë bashkuar me anë të dashurisë. Tashmë lidhja e tyre është kurorëzuar edhe me martesë! Të dy e gjetën njëri-tjetrin në dua.com. U pëlqyen, u përputhen, u njohën dhe nisën rrugëtimin e tyre të përbashkët. Ata shprehin mirënjohje për aplikacionin dua.com, që u bë urëlidhëse mes tyre. Në një rrëfim ekskluziv, dy të dashuruarit që kanë nisur jetën e përbashkët në Gjermani, tregojnë se si ju buzëqeshi fati në dua.com!
Ndërsa Burimi jetonte në Gjermani dhe Lia në Kosovë, dua.com eleminoi këtë distancë mes tyre, duke iu mundësuar njohjen. Lidhja mas Diasporës dhe Kosovës ndodhi natyrshëm, ashtu siç ndodhë gjithmonë kur të rinjtë e vendit dhe ata të Diasporës përdorin aplikacionin tonë. “Unë gjithmonë i them burrit tim, ne kemi qenë fati i njëri-tjetrit por msiti është dua”, thekson Lia.
E ti, çka po pret? Shkarko aplikacionin dua.com tani!