Ekipi i dua.com entuziastë para lancimit të aplikacionit
- dua.com Team ·
- 03.06.2020 ·
- duanews ·
- 4 min read
Ka mbetur më pak se një muaj deri në lancimin final të aplikacionit dua.com. Komentet dhe kërkesat e shumta nga shqiptarët prej anë e mbanë botës e kanë bërë rrugëtimin e ekipit më të ëmbël se që është paramenduar.
Për këtë arsye të gjithë anëtarët e ekipit tonë janë të lumtur, entuziastë e të motivuar. Disa prej tyre kanë shprehur mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth kësaj periudhe kaq të rëndësishme, jo vetëm për ta por për të gjithë shqiptarët.
Stefan & Argjenda nga Ekipi i Përmbajtjes
“Është e mahnitshme që një grup i të rinjve në Prishtinë mund të krijojnë një aplikacion kaq cilësor! E dimë se ka shumë njerëz që kërkojnë partner jashtë vendit. Më në fund të gjithë shqiptarët e kanë një aplikacion ku mund të gjejnë atë që po kërkojnë – dashurinë.
Ekipi ynë nuk punon drejtpërdrejt me aplikacionin. Mirëpo ne jemi drejtpërdrejt në kontakt me përdoruesit përmes emaileve, Twitter-it dhe departamentit të kujdesit për klientë . Çdo pyetje që shqiptarët kanë për aplikacionin merr përgjigje nga ne. Përdoruesit e aplikacionit dua kanë vëmendjen tonë të plotë”.
Rina, Edi & Fidani nga Ekipi i Rrjeteve Sociale
“Janë bërë gati 7 muaj prej që ka filluar rrugëtimi ynë në dua.com. Secila ditë ka qenë më interesante se tjetra mirëpo pjesa më interesante ka filluar tani. Besojmë se do të jetë një rrugëtim edhe më i këndshëm të shohim produktin në të cilin kemi punuar kaq shumë më në fund në duart e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe diasporë.
Progresi i vogël çdo ditë, kontribon në rezultatin final – kjo thënie përshkruan departamentin dhe punën tonë. Duke mos pasur produktin final ende në treg, puna jonë ishte e fokusuar më shumë në krijimin e një komuniteti të madh online. Këtë e kemi bërë duke ofruar përmbajtje edukative dhe argëtuese, lojëra shpërblyese si dhe informacionet më të reja rreth aplikacionit. E gjitha kjo ka rezultuar në një audiencë mbi 300,000 persona në rrjetet tona sociale.
Nevoja për një aplikacion të tillë është një, mirëpo kualiteti i një aplikacioni si dua.com është ajo çka do të na veçojë në treg anë e mbanë botës. Prandaj jemi tepër entuziastë. Si për lancimin ashtu edhe për promovimin e aplikacionit në muajt e ardhshëm”.
Esati nga Ekipi i Android-it
“Ekipi jonë i Android-it jemi shumë të emocionuar. Kemi punuar pa u ndalur për lancimin e aplikacionit. Jemi munduar t’ju ofrojmë përdoruesve një eksperiencë sa më të mirë në platformën tonë.
Presim që përdorusit e paisjeve të ndryshme me Android të kenë një aplikacion i cili do t’ju shërbejë në menyrën më të mirë të mundshme. Ne si ekip jemi shumë optimistë për këtë gjë. Besojmë se përdoruesit do të jenë shumë të kënaqur me aplikacionin”.
Anesa & Lend nga Ekipi i iOS-it
“Jemi në një fazë intensive dhe njëkohësisht entuziastë për lancimin e aplikacionit. Kjo është një ndjenjë e papërshkruar. Kemi punuar shumë për t’ju ofruar shqiptarëve në gjithë botën mundësinë që të gjejnë partnerin e jetës. Jemi të lumtur dhe po e presim me padurim ditën e lancimit.
Ekipi jonë, si zhvillues të iOS, gjatë zhvillimit të produktit kemi marrë komente pozitive por edhe kritika. Ato na kanë ndihmuar të përmisojmë aplikacionin. Jemi optimistë që do të ketë një audiencë të madhe të cilët do të jenë të interesur për të shkarkuar aplikacionin menjëherë pas lancimit dhe si programerë kjo ka shumë rëndësi për neve”.
