Fakte Interesante Rreth Aplikacionit dua.com
- dua.com Team ·
- 28.08.2023 ·
- duanews ·
- 2 min read
dua.com është platformë sociale e cila ka për qëllim bashkimin e shqiptarëve kudo në botë përmes dashurisë, ndihmës dhe biznesit.
Ky aplikacion i cili po konsiderohet si një urë lidhëse e shqiptarëve në mbarë globin, ka një histori interesante prej ditës së themelimit e deri sot.
Prandaj më poshtë gjeni disa fakte interesante të cilat ndoshta nuk i keni ditur më parë për dua.com.
9 fakte interesante rreth dua.com
Për ta bërë realitet dua.com, dy themeluesit e aplikacionit kanë lënë gjithçka pas dhe janë kthyer nga Zvicra për të jetuar në Kosovë. Besimi i tyre në dua ka bërë që sot app-i të jetë prezent në mbi 135 vende të botës.
Kompania u emërua me emrin “dua” për arsye se e gjithë platforma do të jetë e krijuar mbi dashuri, harmoni, lidhje dhe pozitivitet.
Ekipi i dua.com përbëhet nga vajza dhe djem të rinjë, entuziastë dhe atdhedashës. Disa prej tyre janë kthyer nga diaspora për t’u bashkuar me ekipin dhe për të punuar në Prishtinë.
Zyrja e dua.com është aq komode dhe moderne sa që më shumë ngjason me një shtëpi se zyre. Një karakteristikë interesante në zyren e dua.com është tradita e vjetër shqiptare për të mos mbajtur këpucë brenda.
Për vetëm dy muaj, aplikacioni ka arritur të jetë prezent në mbi 135 vende të botës. Ndërsa deri tani është shkarkuar mbi 217.000 herë.
Rreth 75% e investitorëve të dua.com nuk janë shqiptarë. Shumica janë nga Zvicra dhe disa të tjerë nga Kosova.
Të dhënat e përdoruesve në dua.com janë plotësisht të sigurta me rregullat e privatësisë dhe mbrohen me standardet më të larta.
dua.com është zgjedhur në listën e kompanive më inovative që përfaqësojnë bizneset startup të The New Web në Zvicër.
Aplikacioni ka tri kategori: kategoria e takimeve të dashurisë, biznesit dhe ndihmës. dua.com është në dispozicion për t’u shkarkuar në App Store dhe Google Play, ndërsa dua.biz dhe dua.help do të lancohen më vonë.
Dëshironi të shkarkoni aplikacionin dua.com në telefonin tuaj? Klikoni këtu.