Fejesa ne djep: Si ndodhte dhe a funksionon sot?
- dua.com Team ·
- 17.04.2023 ·
- Komuniteti ·
- 6 min read
Fejesa ne djep ishte fenomen i njohur te shqiptarët para shumë vitesh.
Sado që në ditët e sotme kjo tingllon absurde dhe e papraktikushme, në kohën kohën kur fejesat bëhen me dashuri, dikur ishte ndryshe.
Fati i fejeses dhe martesës së vajzave ishte komplet në dorën e ballarëve, vëllezërve dhe meshkujve të tjerë të familjes.
Mirëpo, kishte shumë e shumë raste kur për fatin e vajzës nuk vendosej vetëm pasi ajo të rritej edhe të bëhej gati për martesë.
Për fatin e tyre vendosej edhe qysh në lindje, apo në fëmijëri të hershme.
Fati i tyre jetësor u premtohej dikuj tjetër. Fati i shkruhej para kohe.
Pra, bëhet fjalë për fejesa ne djep, që dikur ishin të famshme në shoqërinë shqiptare.
Kur dhe si filloi kjo traditë me fejesa ne djep?
Sipas legjendave të përhapura brenda 9 bajrakëve të Dukagjinit, tradita për fejesa ne djep kishte nisur shumë kohë më herët se sa koha e Skënderbeut. Pra, shekuj e shekuj më parë.
Siç thuhet, fëmijët e dy familjeve fejoheshin që në moshën 1 apo 2 vjeçare dhe që kjo të ndodhte ishte e mjaftueshme që dy baballarët të bëheshin dakord.
Por si ndodhte fejesa ne djep dhe cilat kushte duheshin për ta bërë atë të vlefshme?
Për shumicën e rasteve, kur lindte një fëmijë, miqtë dhe të afërmit e familjes shkonin për ta vizituar dhe për t’u ndarë nga një fjalë e mirë për të ardhmen e fëmijës.
Në rast se dy miq të mirë kishin në të njejtë kohë fëmijë të porsalindur, për ta quar miqësinë e tyre në një tjetër nivel, ata vendosnin t’i fejonin.
Kështu pra, ndodhte fejesa. Fëmijët e kishin të përcaktuar qysh në fëmijëri.
Për një vendim të tillë shumë e shumë herë nuk pyeteshin as nënat.
Baballarët i jepnin besën njëri-tjetrit se fëmijët kur të rriteshin do të bashkoheshin në martesë.
Dhe kur një shqiptar e jepte besën, e mbante me çdo kusht.
Çfarë thotë kanuni për të drejtën e vajzave në martesë?
Kanuni i Lekë Dukagjinit e specifikon qartë se vajza shqiptare nuk e ka në dorë fatin e martesës së vetë.
Madje edhe në ato raste kur nuk i ka prindërit.
Për faktin se me kë do të martohet një vajzë vendos babi. Nëse babain nuk e ka gjallë kur t’i vije koha për martesë, atehëhere vendosin vëllëzërit.
Nëse nuk ka vëllëzer vendosin kushërinjët.
Kanuni e specifikonte saktësisht se vajza nuk ka të drejt të vendos për fatin e saj. Nuk ka të drejtë të kundërshtoj zgjedhjen që familja e bën për të.
Nuk kanë të drejt të përzihen e as të refuzojnë, çfardo zgjedhje që familja bën për to.
Madje, edhe pasi që ato të fejohen, nuk kanë të drejtë të japin opinion as për peshqeshet e martesës, për veshjet etj.
Pra, me fjalë të tjera, qofshin fejesa ne djep, apo më vonë, një vajzë shqiptare nuk kishte as një përqind vendimarrje për fatin e saj.
Ja një histori e vërtetë për fejesa ne djep…
Një martesë në djep mund të ndodhte në mënyra të ndryshme, por shpesh dy baballarët vendosnin të lidhnin dy familjet e tyre duke martuar fëmijët e tyre.
Kolë Gjoni, një malësor i Dukagjinit, tregon në një dokumentar të realizuar pikërisht për këtë temê historinë e martesës së tij me Linën, gruan e tij që u fejua qysg në fëmijëri.
“Kur unë isha 8 vjeç, mësova se kam një nuse. Pra se më kishin fejuar qysh kur isha në djep”, tregon ai.
“Kur isha 16 vjeç, u martova me Lina dhe u bëra burrë. Babai im, Kola, më ka treguar se si unë u martova me Lina që në fëmijëri”, vazhdon ai tutje rrëfimin etij.
“Dy prindërit tanë ishin miq të mirë dhe i kishin njohur njëri-tjetrin në një festë të Shalës. Kur lindi Lina, babai im, Kola, shkoi për ta uruar në shtëpinë e tyre.
Gjatë darkës, ata vendosën që të na martonin duke lidhur edhe më shumë dy fiset. Ata i kishin dhënë njëri-tjetrit fjalën dhe njeriu vdekja e besa nuk thyhet.”
Siç tregojnë shënimet dhe dëshmitarët e asaj kohe, në ato vite, për të folur për fejesën e dy të rinjve, përdorej disa fjalë si “zënie”, “mblesë”, “mbulesë” dhe “vlesë”.
Nëse ishte vajzë, ajo quhej “e zënë” ose “e nxanë”, “e vluar”, “e mbuluar”, ndërsa djali quhej “i zënë” ose “i nxanë”, “i vluar” dhe “i mbuluar”.
A e dini fëmijët?
Normalisht se kur ndodhte fejesa, sa ata ishin foshnje, në djep, nuk mund të kuptonin asgjë.
Mirëpo një gjë e tillë shpesh here ju mbahej fshehtë atyre edhe më vonë.
Fejesa ne djep ishte një temë që nuk bisedohej me fëmijët. Për këtë arsye, në shumë raste, të fejuarit nuk dinin se ishin premtuar njëri-tjetrit.
Kjo ishte e drejta dhe e fshehta e prindërve të tyre, të cilët ua tregonin atyre kur dëshironin ata vetë.
Pra ‘të fejuarit e rinj’ nuk takoheshin. Nuk njiheshin dhe nuk shoqëroheshin.
Çfarë thonë studiuesit e huajt për fejesat në djep?
Shumë shkrimtarë, studiues e hulumtues që kanë kaluar nëpër Shqipëri, e kanë vënë re fenomenin e fejesave në djep.
Studiuesja dhe poetja britanike, Edit Durham, i ka dhënë një vëmendje të madhe kësaj teme në shkrimet e saj.
Në kujtimet e Edit Durham, ajo flet për traditën e martesave të reja në zonat e Pultit, duke theksuar se fejesat e fëmijëve ishin shumë të zakonshme.
Kjo traditë ishte shumë e shpeshtë në shtresat e varfra dhe të mesme të popullsisë, ku përforcimi i miqësisë midis dy shtëpive bëhej duke lidhur martesën me zënin në djep ose edhe pa fëmijë.
Ndërmarrja e marrëveshjeve bëhej direkt midis dy prindërve ose mes dy shtëpive.
Nëse dy gra nga shtëpia e tyre ishin shtatzëna, ato mund të zgjidhnin të lidhnin fëmijët e tyre me njëri-tjetrin nëse lindnin një vajzë dhe një djalë.
Në disa zona, në ceremoninë e vogël, kur lindnin fëmijë me gjinitë e kundërta, shënohej me të shtëna pushkë për të njoftuar se dy familjet ishin lidhur me miqësi.
Për të bërë të ligjshme këtë martesë, organizoheshin festa në të dy familjet dhe shkëmbehej buka.