Harvard Innovation Labs pranon dua pay

  • dua.com Team ·
  • 08.10.2024 ·
  • Uncategorized @sq ·
  • 2 min read

Harvard Innovation Labs ka pranuar dua pay si pjesë e Programit të Sipërmarrjes! Pjesë e pistës “Start It” dua pay do të marrë mbështetjen që i duhet për të katapultuar në përmbushjen e programit të saj.
Ndër të rejat dhe zhvillimet më të fundit që dua po përcjell në lidhje me bashkëpunimin e saj të fundit, me zhvillimin dhe përditësimin e aplikacionit vjen edhe ky lajm tjetër po aq interesant.

Si do ndihmojë Harvard Innovation Labs, dua pay?
Dua pay përfaqëson një ide e cila ka në thelb remitancat duke përdorur kriptovalutat si mënyrë shkëmbimi. Kjo ide vjen në një moment të domosdoshëm duke marrë parasysh se sa shumë remitanca vjetore marrin shtete si Shqipëria apo Kosova nga emgrantët duke u bërë një nga burimet kryesore të të ardhurave.

Ky pranim nga Harvard Innovation Labs vjen në momëntin më të nevojshëm për të zhvilluar më tej këtë synim të madh të dua pay dhe dua.com.

Harvard Innovation Lab do të ofrojë pjesmarrjen në Workshop-e, këshillimin e përshtatur për nevojat e dua pay, dhe qasjen në një rrjet të gjerë ekspertësh. Krijimi i kontakteve të duhura është ajo që i hap rrugën e realizimit të të gjitha synimeve që dua pay ka.

Pse është e rëndësishme kjo për dua pay?
Arsyeja kryesore pse kjo ka shumë rëndësi është sepse dua pay do krijojë një platformë gjigande. E cila do i shërbejë një nevoje madhore të shqiptarëve. Këshillimi nga ekspertët e domosdoshën për ecurinë e këtij projekti është mëse e nevojshme për të ndërmarrë këtë hap të madh.

Ndërveprimi i kriptovalutave si metodë shkëmbimi për remitancat dhe jo vetëm, duke ofruar në të ardhment tarifa më të ulta transferimi, është diçka që duhet tani më tepër se kurrë.

Duke uruar që dua pay së bashku me dua.com të realizojnë krejt synimet e tyre në shërbim të komunitetit shqiptar, na ngelet veçse t’ju urojmë suksese dhe të jemi dëshmitarë të evolimit të tyre të mëtejshëm.

dua.com Team

Related