Si me përdor InstaChat në përditësimin e dua.com?
- dua.com Team ·
- 28.01.2021 ·
- duanews ·
- 3 min read
Dua.com në përditësimin e ri solli InstaChat. Duke e lancuar këtë përditësim si në AppStore ashtu edhe PlayStore, dua solli të reja interesante këtë radhë. Çfarë është veçoria InstaChat dhe si do u shërbej ajo përdoruesëve të duas?
Përditësimi i radhës është një nga më të mirët që kemi sjellë. Në këtë artikull do t’ju shpjegojmë shkurtimisht dy të rejat kryesore dhe të më rëndësishme të dua.com.
Tashmë mund të lidhësh profilin tënd në dua.com me atë të Instagramit
Deri më tani kemi mundur të kyçemi në dua.com vetëm më email / nr telefoni ose Facebook. Megjithatë, në këtë përditësim të ri dua bën të mundur kycjen dhe lidhjen e llogarisë së duas me atë të Instagramin. Përvec kësaj tashmë, llogaritë aktive do të konfirmohen dhe bashkangjitur emrit do dalë simboli
Në këtë mënyrë krijoni një profil më të personalizuar. Si mund ta bëni këtë?
Tek Profili juaj klikoni “Edit Info” dhe pastaj “Connect with Instagram”
Kjo bën që profili juaj të lidhet me Instagramin dhe ju rriten shanset për të bërë më tepër Përputhje me të tjerët. Duke plotësuar profilin plotësisht me fotografi, info, bio dhe përshkrim ke më shumë gjasa të sigurosh Match e ndoshta edhe ndonjë mesazh.
Dërgo Mesazhe direkte me InstaChat
Përditësimi i fundit i dua.com ju mundëson që të dërgoni një mesazh direkt tek personi që dëshironi. Kështu rrisni shanset e komunikimit me dikë që ju pëlqen vërtet shumë. InstaChat-i sjell goxha lehtësim në komunikim. Nëse arrin të dërgoni qoftë një mesazh të goditur, tek personi i duhur, atëhere keni më tepër mundësi që ai/ajo t’ju pranoj.
Ti ke të drejtë të dërgosh vetëm një InstaChat në 12 orë, pra në 24 orë ti arrin të dërgosh 2. Kur të lacohet Premium kjo veçori do jetë pa limit. Nëse nuk ju kthen pçrgjigje personi që ia keni dërguar mesazhin për 72 orë, mesazhi fshihet automatikisht nga sistemi i dua.com
Instachat si ikonë ndodhet në foton e profilit të atij ose asaj që pëlqeni, midis X nëse e refuzoni dhe Zemrës nëse i bëni like.
Këto ishin dy përditësimet më të rëndësishme, pa llogaritur përmirësimin në performancë dhe eliminimin e shumë profileve fallco, filtrimin e tyre dhe heqjes së bugsave. Tashmë ju ofrohet mundësia me editu edhe foton tuaj të profilit në dua.com. Shijoni eksperiencën tuaj në dua.com dhe bëni sa më shumë Match, Like dhe Instachat.