Kërkoj të dashur – Tashmë zgjidhjen e gjen tek dua.com
- dua.com Team ·
- 19.06.2020 ·
- duanews ·
- 3 min read
Kërkoj të dashur, në fakt kjo është një nga shprehjet më të kërkuara të momentit. Pse ndodh kjo? Sigurisht për të gjitha arsyet që mund të mendoni por mbi të gjitha edhe për ato që nuk ju shkon mendja.
Edhe pse në Kosovë, gati 112 mijë të rinj janë beqarë, ku 60% e tyre janë meshkuj. Kjo në fakt është një statistikë tronditëse, duke marrë parasysh se Kosova ka një ndër popullsitë më të reja në Europë, këtu përfshi edhe Shqipërinë. Ndaj, nuk na bën çudi pse njerëzit kërkojnë mënyra të ndryshmë për të krijuar njohje të reja.
Mirëpo, më shpejt sesa jo, zgjidhja është më afër se sa mendoni. Plaftorma gjigande e dua.com, më në fund më 22 qershor, pra ditën e hënë, lanëon aplikacionin në Play Store dhe App Store.
A është aplikacioni i dua.com zgjidhja për shumë të rinj beqar?
Ne mendojmë se po, sepse është aplikacioni i parë që merret pikërisht me këtë gjë. Përmes tij do keni mundësi të krijoni lidhje domethënëse me personat që përputheni. Për të gjithë ata që e kanë testuar aplikacionin me siguri e dinë si funksionon. Përveç se praktik, pasi logoheni dhe krijoni profilin tuaj duke zgjedhur një nga tre mënyrat e ofruara, keni shansin të shihni magjinë ndërsa ndodh.
Si funksionon?
Pasi të keni krijuar profilin, ndryshuar foton dhe plotësuar të dhënat apo duke shtuar edhe një citim të preferuar tuajin, jeni gati për të eksploruar. Duke klikuar logon e shumënjohur të duas, radari do të lëvizë duke treguar disa pika në horizont. Kërkimi zgjat disa sekonda, dhe ja tek keni mundësinë të shihni rezultatet e para. Qofshit vajzë apo djalë, shprehjes ‘kërkoj të dashur’ tashmë me aplikacionin e duas i jepet tjetër kuptim.
Ju ngelet vetëm ta shkarkoni aplikacionin, të vini në funksion radarin dhe të zgjidhni nga rezultatet e shumllojshme që do t’ju dalin. Bëni ‘Pëlqej’, ‘Super Pëlqej’ ose vendosni X nëse nuk është pjesë e preferencës suaj. Shijojeni eksperiencën në dua.com dhe zgjidhni partnerin/en tuaj të ardhshmw. Çatoni dhe ndërveproni me njëri – tjetrin. Në fund të fundit gjithçka është në dorën tuaj. Bëfshit qef!
