Ardita & Durimi
- Martuar në 2024
-
Suedia
Nga Malisheva & Prishtina, dashuri shqiptare në Skandinavi

Ardita
Ka jetuar në Suedia
Durim
Ka jetuar në Kosovë
Çifti Ardita dhe Durimi po jetojnë vitin e parë të martesës së tyre të lumtur në Suedi, si rezultat i një lidhjeje të gjatë, të shëndetshme dhe të vërtetë. Mirëpo rrugëtimi deri te njëri-tjetri nuk ishte aspak i lehtë.
Duke jetuar në shtete të ndryshme e në rrethana të ndryshme, Ardita e Durimi s’kishin si të takoheshin ndryshe përveçse në dua.com – aty ku shqiptarët takohen me qëllime të qarta: për ta gjetur dashurinë e jetës.
Kush janë Ardita dhe Durimi?
Ardita (28) është një vajzë nga Malisheva, e rritur në Suedi. Vjen nga një familje sipërmarrëse dhe punon në biznesin e tyre të përbashkët, ku merret me marketingun.
Durimi (30) është një djalë nga Prishtina, që ka qenë zyrtar në Komunën e Prishtinës, por ka pasur gjithmonë edhe një pasion për futsallin.
Larg njëri-tjetrit, por të lindur për njëri-tjetrin – dua.com u bë ura lidhëse mes këtyre dy të rinjve shqiptarë që sot jetojnë të lumtur në Skandinavi.
“Dëgjova për dua.com në një emision televiziv… dhe mendova: pse jo?”
Durimi na tregon se për herë të parë dëgjoi për dua.com duke ndjekur emisionin NIN në Klan Kosova në vitin 2020, ku ishte i ftuar themeluesi Valon Asani, i cili tregonte për misionin e aplikacionit.
“Më bëri shumë përshtypje që ishte një aplikacion takimesh për shqiptarë dhe mendova që ky aplikacion mund të më ndihmonte edhe mua. Doja të gjeja një vajzë që më përshtatej, pa marrë parasysh a ishte nga Kosova a Diaspora, rrëfen ai.
Duke ndryshuar lokacionin në aplikacion, ai u lidh me Arditën — dhe nuk vonoi shumë që të dy e kuptuan se kishin gjetur njëri-tjetrin.
Nga njohja në 2020 deri te martesa në 2024
E gjitha nisi me një match në dua.com më 15 shtator 2020.
“Gjëja e parë që më pëlqeu ishte pa dyshim pamja e saj, por më pas kur filluam të bisedonim, karakteri i Arditës më bëri ta kuptoj se ishte ajo që kërkoja,” tregon Durimi.
Ata folën për 3–4 orë rresht në aplikacion, pastaj vazhduan kontaktin jashtë tij. Pas pak muajsh ndodhi edhe takimi i parë. Ardita erdhi në Prishtinë ta takonte. Aty e kuptuan se e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe janë gati të vazhdojnë një lidhje me qëllime serioze.
Vetëm 10 muaj më vonë, në korrik të vitit 2021, ata u fejuan. Në gusht të vitit 2024, u kurorëzuan me martesë dhe nisën një kapitull të ri të jetës së bashku në Suedi.
Dashuri, mbështetje dhe përshtatje
Për familjen e Arditës ishte shumë e rëndësishme që ajo të gjente një partner shqiptar, ndaj u treguan shumë të hapur dhe përkrahës për lidhjen e saj me Durimin.
Distanca për disa vjet ishte vështirësia më e madhe në lidhjen e tyre, megjithatë edhe ajo u tejkalua.
“Largësia ishte sfida më e madhe, por e menaxhuam me komunikim të mirë dhe shumë besim tek njëri-tjetri,” thotë Durimi.
Sot ata jetojnë bashkë, ndërsa Durimi thotë se po përshtatet mirë me jetën në Suedi dhe ka nisur të mësojë gjuhën, me përkrahjen e vazhdueshme të Arditës.
“Padyshim që të mungon vendi yt, por kjo është një sakrificë që unë e kam bërë për personin që dua. Sot po ndërtojmë jetën bashkë në Suedi dhe Ardita po më ndihmon shumë që të integrohem,” shton ai.

Mesazhi i tyre për përdoruesit e tjerë
Durimi dhe Ardita, si shumë çifte të tjera, janë sot dëshmi e gjallë se dua.com funksionon kur hyn në të me qëllime të qarta.
Ata inkurajojnë të gjithë të rinjtë që janë në kërkim të fatit të jetës ta përdorin aplikacionin – pa marrë parasysh se ku ndodhen – dhe të mos jenë skeptikë, por të besojnë në suksesin e një produkti shqiptar.
“dua.com është aplikacioni më i mirë për misionin për të cilin është krijuar – bashkimin e shqiptarëve kudo që janë. Është i lehtë për t’u përdorur dhe mund të gjesh vërtet personin që po kërkon,” thotë Durimi.
Histori si kjo tregojnë se dua.com nuk është thjesht një aplikacion takimesh, por një platformë që ndihmon në krijimin e lidhjeve të qëndrueshme, të sinqerta dhe të përbashkëta mes shqiptarëve – kudo në botë.