Një vit me dua.com: Aty ku bashkohen shqiptarët

  • dua.com Team ·
  • 23.06.2021 ·
  • duanews ·
  • 4 min read

Tashmë janë mbushur fiks një vit prej se ka nisur rrugëtimi i aplikacionit që mëton të bashkojë shqiptarë. Për gjatë këtij viti me aplikacionin dua.com janë familjarizuar shqiptarët në mbarë botën! Në këtë fazë të parë dua.com ka bashkuar shqiptarët përmes dashurisë në dua love, përderisa në një  të ardhme pritet që aplikacioni t’ju shërbejë përdoruesve edhe në fusha të tjera, siç janë dua bizz dhe dua help.

Duke marrë parasysh se shqiptarët janë populli më i shpërndarë në botë, themeluesit e dua AG, Valon Asani dhe Larklind Cerkezi, kishin një mision në mendje: bashkimin e shqiptarëve kudo në botë. Tashmë dua.com është një platformë globale ku shqiptarët takohen.

530.000 shkarkime dhe 1.5 milion përputhje për një vit

Që nga 22 qershori i vitit të kaluar aplikacioni dua.com është shkarkuar plotë 530.000 herë në shqiptarë nga katër anët e botës. Mes përdoruesve tanë për gjatë këtij viti kanë ndodhur 1.5 milion përputhje. Në bazë të dhënave tona, deri më tash mes përdoruesve tanë janë shkëmbyer 36.8 milion mesazhe.

Të gjitha këto veprime brenda aplikacionit nisin nga shfletimet e profileve që shfaqen. Të dhënat tona thonë se që nga lancimi i aplikacionit janë bërë rreth 170 milion shfletime profilesh.

Takime të panumërta, lidhje dashurie, fejesa e martesa që burimin e kanë te dua.com

Pothuajse çdo ditë në inboxin tonë vijnë mesazhe e histori të përdoruesëve të dua.com që ndajnë me ne eksperienca të tyre. Të rinjtë po e përdorin aktivisht këtë aplikacion për tu njohur me partnerin/en e tyre potenciale. Së fundi përmes profileve tona në rrjete sociale kemi shpërndarë historinë e Lias dhe Burimit. Dy të rinj që u njohen në dua, u fejuan dhe u martuan. Ndërsa Burimi jetonte në Gjermani dhe Lia në Kosovë, dua.com eleminoi këtë distancë mes tyre, duke iu mundësuar njohjen. Lidhja mas Diasporës dhe Kosovës ndodhi natyrshëm, ashtu siç ndodhë gjithmonë kur të rinjtë e vendit dhe ata të Diasporës përdorin aplikacionin tonë. Përpos tyre, ka edhe shumë çifte të tjera që janë njoftuar në Shqipëri, në Kosovë e Diasporë, në Amerikë, Gjermani e Zvicër. Historitë e tyre frymëzuese presim t’i ndajmë më ju së shpejti!

dua.com tashmë pjesë e përditshmërisë së të rinjve!

Përdoruesja e aplikacionit dua.com, Rinesa Sylemjani thotë se prej që e ka shkarkuar dua.com dhe ka krijuar profilin e saj, aplikacionin e përdor mjaft shpesh. Sipas saj, një aplikacion i tillë duhet të përdorët nga të gjithë të rinjt.

“Rinia jonë nuk dallon nga rinia e mbarë botës. Ne jemi në hap me çdo gjë, e pse jo edhe me dating apps?”, thotë Rinesa. Për të, bashkimi i shqiptarëve në një vend është një mision tejet fisnik. “Definitivisht kemi pasur nevojë për një platformë të tillë. Jemi shumë, dhe jemi kudo në botë. Shpresoj që më dua të bëhemi bashkë dhe të bëhemi vërtetë një”, përfundon ajo.

Edhe për Granitin nga Prishtina, aplikacioni dua.com ka bërë impakt të madh në shoqërinë tonë. “Në rrethin tim shoqëror njoh disa persona që e përdorin aktivisht. Një ndër ta jam edhe unë. Ka disa muaj që e kam profilin dhe teknikisht më duket një aplikacion mjaft praktik dhe i realizuar mirë”, thotë ai. Tutje shton se mezi pret ta shoh aplikacionin edhe më të kompletuar në fushat e tjera.

Ende nuk e e ke shkarkuar aplikacionin dua.com? Mos prit më shumë, kliko këtu.

dua.com Team

Related