Oxygen Show – Ekipi i dua.com pjesë e emisionit

  • dua.com Team ·
  • 16.03.2020 ·
  • duanews ·
  • 2 min read

Oxygen Show është një prej emisioneve më të famshme në Kosovë. Ky emision përcillet nga një numër i madh i shqiptarëve kudo në botë. E pikërisht në këtë emision javën që shkoi ishin të ftuar edhe ekipi i dua.com.

Katër persona nga ekipi patën mundësinë të jenë pjesë e kuizit të famshëm të Oxygen Show. Të gjithë pjesëmarrësit patën mundësinë që gjatë mbrëmjes të shijojnë një atmosferë fantastike.

Mbrëmja ishte e mbushur plot me emocione, humor, muzikë dhe një mikpritje e ngrohtë nga stafi dhe vetë autori i emisionit Besim Dina. Me përfundimin e kuizit, ekipi i dua.com ka fituar një shumë prej 600Euro,. Këtë shumë kanë vendosur ta dhurojnë në “Shtëpinë e të Moshuarve” në Prishtinë.

Rreth Oxygen Show

Ky emision ka filluar të transpetohet në muajin mars të vitit 2008. Emisioni karakterizohet me programin e pasur me humor, muzikë si dhe mysafirë të zgjedhur në baza javore. Autor dhe producent i emisionit është Besim Dina i cili njihet si aktor, komedian e prezantues. Ai njëkohësisht një prej personazheve më preferuara televizive nga shqiptarët. Emisioni aktualisht transmetohet çdo të shtunë në televizionin Klan Kosova.

Rreth kuizit

Kuizi është pjesë integrale e emisionit që përmban pyetje të lëmive të ndryshme nga njohuri të përgjithshme. Formati i kuizit është i planifikuar për katër persona, të cilët në fazën e parë përgjigjen në mënyrë individuale ndërsa në pjesën e dytë në grupe me nga dy persona. Pas përfundimit të kuizit pjesëmarrësit fitojnë një shumë të caktuar të parave të cilën mund të zgjedhin se për çfarë dëshirojnë ta shpenzojnë.

dua.com Team

Related