dua.com ngre raundin e radhës të investimit pas vlerësimit prej 10M

  • dua.com Team ·
  • 03.02.2021 ·
  • duanews ·
  • 3 min read

Muaji i 18 i dua.com sjell zhvillimi të reja, pasi ngre raundin e radhës të investimit pas vlerësimit prej 10M pas Vlerësimit prej 10M. Përballë sfidave të shumta e mes krizës së një pandemie globale që ka ndëshkuar shumë biznese, dua.com vërteton se ka bazamentin e duhur për t’ia dal mbanë.

Raund pas raundi, Valon Asani, themeluesi i dua.com sjell në Linkedin, si çdo muaj, përditësimet e duas dhe ecurinë e saj. Ja se çfarë shkruan ai në një postim me entuziazmin e përhershëm që e karakterizon, një tipar ky që e ka ngritur lartë pavarësisht sfidave:

Ngritëm një tjetër Raund Investimi me shumën prej 150’000 Euro me një vlerësim prej  10’000’000 Euro për emrin e dua.com! 💲

Aplikacioni i dua.com sjell këto të dhëna:

  • Numri i Instalimeve të Aplikacionit: 338’322
  • Profilet e Përfunduara: 145’042
  • Ngjarjet dhe eventet e aplikacionit kalojnë shifrën 305+ milion
  • Mesazhet e dërguara: 122’509 / çdo ditë (vetëm për muajin janar)
  • Përputhjet totale: 900’000 +

Rritja nga muaji-në-muaj:

  • + 11.5% Rritja e Përdoruesve (profile të kompletuara)!
  • + 23% Rritje në Aktivitetin e Përdoruesit!

Monetizimi përmes MarketPlace

  • Të ardhurat totale nga dua MarketPlace: 37’085.30 €
  • Vlera mesatare e porosive që kryen në MarketPlace: 75,85 €
  • + 46% Rritje në të Ardhura nga muaji dhjetor 2020 deri më janar 2021!

Reklamat (në aplikacion)

  • Të ardhurat totale të reklamave përmes AdMob: $ 2’044.71
  • Përshtypjet totale të reklamave: 7’569’197
  • Klikimet totale mbi reklama: 46’258
  • + 34.5% Rritje në Përshtypjet e Reklamave nga muaji dhjetor 2020 deri më janar 2021!

Etiketimi i bardhë / Rumani

  • Të ardhurat nga konfigurimi i softuerit tonë në janar të 2021: 60’000,00 €
  • Web-i vjen së shpejti: rua (pikë) ro ose rua.ro
  • Rua filloi ndërtimin e komunitetit të saj bazuar në rastin e studimit të dua.com dhe deri më tani ka marrë 10’000 + ndjekës në Rrjetet Sociale

Muaji i 18 i dua.com – Harta e rrugëtimit tonë

Shumë tipare dhe përditësime të shkëlqyera po vijnë!
Q1: Një nga synimet tona kryesore është nisja e fitimit të parave përmes aplikaciot me veçorinë dua Premium!
Falenderoj ekipin e duas, investitorët dhe bordin tonë këshillues për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë çdo ditë – Faleminderit!

Ky postim që është i përmuajshëm në rrjetet sociale të dua.com ndan me të tjerët sfidat, suksesin, vështirësitë dhe punën e palodhur të një ekipi të tërë. Ndërsa aplikacioni vazhdon të sjellë histori të suksesshme dashurie, marketplace gjeneron fitime dhe ekipi i duas punon për të përmbushur synimet e vendosura vjetore, ne jemi të përulur për suksesin e duas. Sepse rrugëtimi i saj sapo ka nisur!

dua.com Team

Related