Rri në shtëpi, shkarko dua.com, njofto shqiptarë online

Përmbajtja

  1. Benefitet nga takimet online
  2. Për shqiptarët dua.com është zgjidhja
  3. Komuniko pa fund, udhëto kudo

Motoja që e kemi dëgjuar më së shumti kohët e fundit është ‘Rri në shtëpi’. Mirëpo sa ka qenë e lehtë për të rinjtë të qëndojnë mbyllur gjatë kësaj kohe? Sa është vështirësuar gjetja e dashurisë në rrethana të tilla?

Takimet e dashurisë dhe distanca sociale janë dy gjëra që nuk shkojnë fare së bashku. Për fatin e keq të beqarëve, kërkimi i dashurisë në bare, restaurante apo palestra është bërë i pamundur. Mirëpo zgjedhja më e mirë për momentin po duket se janë takimet.

Benefitet nga takimet

Kur njoftoheni kurseni shumë më shumë kohë se sa kur e bëni këtë në mënyrën klasike.
Ju mund ta vëreni shpejt se nuk ju përshtatet ai person dhe mund të hiqni dorë. Ndërsa nëse dalim dhe njoftohemi direkt përmes dikujt të afërtë kjo na merr më shumë kohë dhe disa takime.
Sot shumë platforma për takime ju japin mundësinë të kërkoni një person me specifikat që ju i preferoni.

Për më shumë rreth kësaj teme, lexoni Pse po prezantojmë kufizimin e bisedave aktive në dua.com dhe Mbi 1 milion shqiptarë në dua.com – Nga janë ata?.

Përfshirë këtu moshën, vendin, profesionin, etj. Ju mund të zgjidhni me cilin lloj të njerzve të jeni në kontakt dhe me cilët jo. Kjo është një përparësi që platformat për takime e kanë. Përmes tyre është e lehtë të gjeni persona që ju pëlqejnë. Gjatë njoftimit ju jeni shumë më pak të stresuar. Kur bisedoni me ta ndiheni më të lirë të flisni. Kjo do të ju ndihmojë shumë edhe kur të vijë koha të takoheni përballë sepse deri në atë pikë ju do të njiheni mirë.

Për shqiptarët dua.com është zgjidhja

Jeni shqiptar, beqar dhe në kërkim të dashurisë? Virusi dhe ligjet mund të ju ndalojnë shumë gjëra për momentin. Mirëpo nuk e ndalojnë dua.com të ju ofrojë mundësinë e krijimit të lidhjeve të reja të dashurisë! Vetëm gjashtë muaj pas lancimit, dua.com numëron përdorues nga e gjithë  bota. Kësisoj, nuk keni nevojë të udhëtoni nga Diaspora në atdhe për të krijuar njohje të reja. Apo në anën tjetër. Mjafton ta shkarkoni dhe të krijoni një profil!

Komuniko pa fund, udhëto kudo

Pasi ta keni shkarkuar në telefonin tuaj aplikacionin dua.com, krijoni një profil dhe plotësojeni atë me të dhënat tuaja si: Edukimi, profesioni, hobit, dëshirat, etj. Shtoni deri në tri fotografi. Për të gjetur dikë me të cilin përshtateni tregoni kujdes me filtrat.
Zgjdhni moshën që preferoni. P.sh. 20 deri në 25 vjet. Pastaj nëse dëshironi të kërkoni një partner apo partnere jashtë vendit shfrytëzojeni mundësinë e ndërrimit të lokacionit.

Mjafton të shkruani qytetin në të cilin preferoni të udhëtoni virtualisht. Menjëherë para jush do të shfaqen shqiptarët e atij qyteti. Mirëpo si të komunikoni në dua.com? Sekreti është tek likes (pëlqimet) dhe matches (përputhjet). Kur ju pëlqen një person ju duhet ta bëni like atë. Kjo bëhet duke klikuar ikonën e zemrës apo duke lëvizur djathtas.  Kur personi të cilin e keni pëlqyer t’ju pëlqej juve gjithashtu atëherë fitoni një match (përputhje) dhe ju hapet opsioni të bisedoni mes vete. Kështu futeni në magjinë e njoftimeve përderisa jeni duke e respektuar kërkesën e vazhdueshme të secilit shtet dhe secilës organizatë shëndetësore, që është ‘Rri në shtëpi’.

Të ngjashme

active-chats
  • duanews
  • 2 min read

Pse po prezantojmë kufizimin e bisedave aktive në dua.com

Në botën moderne të takimeve online, shumë përdorues përballen me zhgënjime...

dua.com
  • duanews
  • 4 min read

Mbi 1 milion shqiptarë në dua.com – Nga janë ata?

Aplikacioni dua.com ka bashkuar shqiptarë nga e gjithë bota që kërkojnë lidhje...

dashurinë e jetës në dua.com
  • Dashuri
  • 3 min read

Si e gjeti Drini dashurinë e jetës në dua.com?

A po e kërkon dashurinë e jetës në dua.com? Je në vendin e duhur! Në një...

Rri në shtëpi, shkarko dua.com, njofto shqiptarë online