Ja se si gjeta dashurinë e jetës time në dua.com!

  • ·
  • 02.12.2020 ·
  • ·
  • 5 min read

Vajza na tregon se si gjeti dashurinë e jetës së saj në dua.com – Ka nga ato momente kur kuptojmë se misioni i dua.com për t’i afruar më tepër njerëzit me njëri-tjetrin funksionon vërtet! Sidomos kur dëgjojmë ngjarje se si kjo e dy shqiptarëve nga dy vende të largëta që gjejnë njëri-tjetrin në dua.com!

Kjo na ndodhi këtë javë, kur na erdhi një e-mail që na emocionoi të gjithëve. Historia e dashurisë së dy personave komplet të panjohur, u finalizua përmes dua.com. Tashmë ata të dy janë fejuar dhe bashkëjetojnë! Histori të tilla dashurie, na bëjnë të besojmë se kjo platformë po e kryen misionin e vet. 

Kur gjithçka nis me një swipe!

Më poshtë do të lexoni e-mailin që na erdhi në postën elektronike të dua.com, ku vajza me shumë dashamirësi na tregoi historinë e saj të dashurisë. Ajo tregon se si gjeti dashurinë e jetës përmes hapjes së një llogarie në aplikacionin e dua.com. 

*Për arsye privatësie, emrat e dy personave janë hequr. Kjo kërkesë erdhi nga vetë vajza, e cila donte të ndante historinë e saj me ne, por edhe të ruante privatësinë. 

Emaili i një histori dashurie

“Përshendetje Dua,

Kam lexuar disa nga bloget tuaja në lidhje me përvojat e njerëzve me aplikacionin dhe mendoj se është koha të ndaj timen. Nga fundi i qershorit, vendosa të shkarkoj dua.com, për ta mbështetur pasi besoja se ishte detyra ime si një patriote shqiptare (por, edhe sepse isha kurioze të shihja se për çfarë bëhej fjalë).

Isha e zënë me punë atë muaj, kështu që i kërkova motrës time më të vogël që të menaxhonte ajo profilin tim për mua. Megjithatë, një djalë më tërhoqi vëmendjen dhe unë i thashë asaj se duhet me patjetër t’i bëj sëipe profilit të tij. Ashtu sikurse unë, ai ishte i arsimuar mirë dhe kureshtar nga ana intelektuale. Të dy jetojmë në shtete të ndryshme të Amerikës. Pasi filluam të flisnim, kuptova se ai ishte i duhuri. 

Pjesën më të madhe të jetës time e kam kaluar e angazhuar nga ana akademike dhe ajo profesionale. Kam ardhur në SH.B.A. në moshën 10 vjeçare, kam mbaruar e para në klasën time të shkollës së mesme. Kam vazhduar studimet në nje nga universitet më prestigjioze në Sh.B.A, me bursë të plotë. Më pas kam mbaruar doktoraturen per Drejtesi e tani jam duke punuar në një nga firmat më kryesore të avokatisë në botë.

Duke marë parasysh të gjitha këto që thashë, nuk më dilte koha të mendoja për takime e lëre më të ndiqja një lidhje në mënyrë aktive. Plus, shumica e njerëzve që kisha hasur në jetën time nuk kishin të njëjtën kuriozitet intelektual dhe pasion për jetën si unë. Ai është ndryshe. Ai ka një doktoraturë për matematikë nga një tjetër Universitet i Sh.B.A dhe mund të angazhohej në biseda intelektuale me mua. 

Gjërat rrodhën njëra pas tjetrës e si përfundim u fejuam në tetor dhe u shpërngulëm në një shtëpi për të jetuar së bashku disa javë më parë.

Pa dua.com, nuk do të kisha takuar personin më ideal, zemërmirë dhe të dashur që kam njohur ndonjëherë. Personi që më bën të qesh më shumë. Miku im më i mirë. Kam kaluar tërë jetën time duke planifikuar çdo moment, megjithatë nuk është dashur asnjë planifikim për të gjetur personin perfekt për mua. Mesa duket më është dashur vetëm aplikacioni i duhur. Ai është personi që as në ëndrrat e mia nuk më kishte shkuar nëpër mend. 

Po ju bashkëngjis disa fotografi (fotografitë nuk i postuam për arsye privatësie) me shpresën se ato do t’ju zbukurojnë ditën, dhe më e rëndësishmja, t’ju mbajnë të frymëzuar për të vazhduar rrugëtimin tuaj.”

Dërgoni edhe ju historinë tuaj

Zgjodha ta ndaj e-mailin e vajzës, të perkthyer, pa e prekur historinë e saj. Mirëpresim historitë tuaja të takimeve përmes emailit të dua.com dhe na tregoni se si e gjetët ju dashurinë e jetës suaj në dua.com.

Dergoni edhe ju historine tuaj - dua.com

Kur lexojmë të tilla ngjarje ai ajo e djalit nga Kosova dhe vajzës nga jugu i Shqipërisë, bindemi se misioni që dua.com ka nisur për të bashkuar e afruar shqipëtarët me njëri – tjetrin funksionon vërtet. Ndaj mos hezitoni të ndani me ne “fundin tuaj të lumtur”! Historitë tuaja janë ato që na inkurajojnë të përpiqemi më shumë.