Si të keni sukses në një aplikacion takimesh?

  • dua.com Team ·
  • 01.06.2021 ·
  • ·
  • 4 min read

Ka kaluar koha kur jeni ndierë të turpruar të tregoni se e keni takuar partnerin tuaj në një aplikacion takimesh. Telefonat inteligjentë e kanë transformuar mënyrën se si ne e kërkojmë dashurinë. Tashmë rrëshqitja majtas dhe djathtas për të zgjedhur një partner të mundshëm ështe normaliteti i ri.

Edhe rinia shqiptare, si në vendet shqipfolëse ashtu edhe në diasporë po e shfrytëzon pafund këtë mundësi me aplikacionin dua.com. Mirëpo, si të keni sukses në një aplikacion takimesh? Janë disa teknika të thjeshta që duhet t’i dini!

Zgjidhni fotot me kujdes

Përshtypjet e para kanë rëndësi. Asgjë nuk lë një përshtypje më të mirë në një aplikacion takimesh sesa një foto e shkëlqyeshme. Prandaj zgjidhni me kujdes fotografitë që i vendosni aty. Shumica e aplikacioneve ju lejojnë të vendosni në profile disa fotografi. P.sh në profilin tuaj në dua.com ju mund të vendosni tri fotografi. Kujdesuni që njëra nga to të jetë një fotografi ku shihen mirë tiparet e fytyrës tuaj. Shmangni syzet ose mbulimin e fytyrës me flokë. Kurse fotot e tjera mund të tregoni pamje më të plota të trupit tuaj. Vendosni gjithmonë foto të reja. Pra të realizuara së fundi. Nëse e keni vështirë të vendosni, pyesni miqtë tuaj të afërmë se cila fotografi sipas tyre ju paraqet më së miri.

Bio luan rol të madh në çdo aplikacion takimesh

Një fotografi mund të jetë me vlerë sa një mijë fjalë, por teksti i profilit tuaj është akoma i rëndësishëm. Sipas themeluesit të Tinder-it, Rosette Pambakian, meshkujt kanë 98 përqind më pak gjasa të fitojnë një match (përputhje) nëse e lënë bio-n e tyre bosh. Edhe nëse jeni personi më i bukur në botë, një bio që mungon – ose një e tmerrshme – nuk do të tërheq vëmendjen e personave që dëshironi. Fatkeqësisht, nuk mund t’ju japim një formulë magjike për një bio të shkëlqyeshme. Por ne mund të vëmë në dukje disa gjëra që duhet shmangur. P.sh Mburrja e tepërt dhe përpjekjet për të bërë humor që tingëllon keq. Mos shkruani shumë gjatë sepse njerëzit në shumicën e rasteve nuk lexojnë deri në fund. Përpiquni të përmendni gjërat që kanë rëndësi për ju.

Zgjeroni pritshmërit tuaj

Pasi të keni krijuar një profil të mrekullueshëm, është koha të filloni të kërkoni partner. Me numrin e madh të njerëzve që përdorin këto aplikacione, ju keni mundësi të kërkoni partnerin ideal. Mirëpo në fakt, numri i madh i mundësive mund të të tërheqë vëmendjen nga profilet e mrekullueshme që janë pikërisht përpara teje.  Ne ju këshillojmë që të mos i përjashtoni personat që nuk i përmbushin të gjitha kriteret tuaja. Për të gjetur personin e duhur ju duhet të dilni jashtë zonës tuaj të rahatisë. Nëse nuk keni qenë në gjendje të gjeni një përputhje të mirë me kriteret tuaja aktuale, mund të jetë koha të zgjeroni termat e kërkimit tuaj.

Rrini aktiv

Nëse jeni të interesuar të jeni prezent në një aplikacion takimesh online ju duhet të jeni aktiv. Edhe nëse lodheni ju duhet të vazhdoni ta përditësoni profilin tuaj. Hyni rregullisht, kërkoni, dërgoni mesazhe. Kohë pas kohe ndërroni edhe fotografitë ose shtoni fotografi të reja. Pse duhet të veproni kështu? Sepse sikur secili aplikacion tjetër edhe aplikacionet për takime kanë algoritmet e veta. Secili aksion që e bëni ka ndikimin e vet. Sa më shumë aktiv të jeni aq më mirë do të jetë për ju si përdorues. Kështu që mbajen profilin tuaj në formë në mënyrë që të keni më shumë sukses.

dua.com Team