Si të kyçeni sërish në llogarinë tuaj në dua.com?
- dua.com Team ·
- 30.07.2020 ·
- duanews ·
- 2 min read
Si të kyçeni sërish në llogarinë tuaj në dua.com pasi jeni shkyçur? Aplikacioni i dua.com që prej 20 korrikut u përditësua me versionin e tij më të fundit. Sigurisht ky nuk do të jetë përditësimi i vetëm, pasi dua.com app nuk është ende në versionin e tij final.
Deri më tani këto janë përditësimet e reja:
- Raportimi i llogarive të përdoruesëve direkt në profil. Tani mund të raportoni profile të tjera pa u përputhur duke hapur profilin e duke bërë Report.
- Njoftime sa herë që përshtypjet tuaja rikthehen, kështu që e dini kur mund të filloni të pëlqeni sërish. (100 përshtypje / 12 orë)
- Korrigjime të gabimeve dhe përmirësim të performancës.
Nëse ju ndodh të shkyçeni pas përditësimit të aplikacionit, ja si duhet të veproni për tu kyçur sërish:
- Së pari, kyçu duke përdorur një nga mënyrat me të cilat je rregjistruar në aplikacionin e dua.com: Facebook / email ose numër telefoni.
- Pasi të jesh loguar me mënyrën e saktë dhe të kërkohet një fjalëkalim i ri, mos hezito ta ndryshosh.
Për të ndryshuar fjalëkalimin është e thjeshtë
Në momentin që kyçeni me një nga mënyrat e zakonshme (Facebook / numër telefoni / email), vendosni fjalëkalimin që mbani mend. Nëse ju del Error, atëhere klikoni aty ku thuhet Forgot your Password? Set a new one! Ndiqni udhëzimet për të ndryshuar fjalëkalimin dhe do të kyçeni pa problem në llogarinë tuaj të mëparshme.
Nëse asnjëra nga mënyrat nuk funksionon, atëhere ju ftojmë të të hapni një llogari të re nga fillimi.
Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar, nëse keni paqartësi dhe pyetje, mund të na kontaktoni në adresën tonë të suportit teknik: support@dua.com. Do t’ju përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur. Shijoni Ndërlidhjen në dua.com!