‘Të fejuar përmes dua.com, më të lumtur se kurrë’
- ·
- 21.12.2020 ·
- ·
- 3 min read
Në aplikacionin dua.com pëlqimet, bisedat dhe njoftimet mes të rinjëve shqiptarë po ndodhin çdo ditë. Një çift që tashmë janë të fejuar përmes dua.com, kanë vendosur të ndajnë historinë e tyre me gjithë përdoruesit e aplikacionit tonë.
Duke ruajtur privatësinë e tyre, ata duan t’i tregojnë çdo përdoruesi të dua.com se si nisi lidhja mes tyre pas pëlqimit dhe përputhjes në dua.com. Vajza na tregon madje edhe se si ishte skeptike, por gjërat për të ndryshuan shumë shpejt për të mirë!
Në fillim isha skeptike, deri sa pashë personin e duhur
“Kam qenë duke e shikuar emisonin NIN në Klan Kosova dhe aty ishte i ftuar themeluesi i këtij aplikacioni, Valon Asani. E dëgjova me vëmendje dhe nga kurreshtja vendosa ta marr atë aplikacion në telefonin tim”, tregon vajza. Megjithëse e kishte e krijuar profilin e saj në dua.com ende herë-pas herë ndihej skeptike sa i përket njohjeve online. Megjithatë një match ja ndryshoj mendjen!
“Gjërat ndryshuan kur mu shfaq një djalë, në të cilin e pashë vetën time! Megjithate ende ndieja pasiguri për këtë lloj njohje. Sidmos kur dihet se është një vendim i madh, për të ndarë jetën me dikë”, thekson ajo.
Tre muaj komunikim në distancë
Sic tregon vet çifti, komunikimi i tyre online në distancë, pasi u njohën në dua.com, vazhdoi intenzivisht për tre muajt që vijuan.
“Ne kemi folur tre muaj rregullisht. Pra u njohëm me njëri-tjetrin në distancë. Për fat të mirë të dy kemi qenë në të njëjtin rajon të Kosovës. Prandaj dhe e kishim më të lehtë”, tregon vajza, duke folur për fillimet e lidhjes së tyre.
Fejesa ndodhi në nëntor
Pasi e gjetën njëri-tjetrin në aplikacionin që mëton të bashkojë shqiptarët, ky çift nga Kosova fejesën e bëri në nëntor të këtij viti. Njohja e tyre në dua.com u finalizua me një akt që i çon ata të dy drejt martesës. Drejt jetës së përbashkët. “Kështu pas njohjes, erdhi nëntori dhe ne të vendosëm të fejohemi. Sot jemi shumë të lumtur së bashku dhe ju falenderojmë shumë!”, përfundon kështu historinë e saj vajza.
Nëse nuk e ke shkarkuar akoma aplikacionin dua.com bëje tani duke klikuar këtu!