Valon Asani i ftuar në emisionin e mëngjesit në RTK
- dua.com Team ·
- 09.03.2020 ·
- duanews ·
- 2 min read
Valon Asani ishte i ftuar sot në programin e mëngjesit në RTK (Radio Televizioni i Kosovës). Aty ai foli për karrierën e tij dhe krijimin e dua.com. Kësaj platforme e cila ka për synim bashkimin e shqiptarëve në mbarë botën.
Gjatë intervistës Asani tregoi se edhe pse i lindur dhe rritur në Zvicër, gjithmonë ka pasur dëshirë të kthehet në atdhe. Duke lënë kështu Zvicrën, shtet ky i cili konsiderohet si një prej vendeve më të mira në botë për jetesë. Asani është një i ri nga diaspora i cili ka lënë gjithçka pas për tu kthyer në Kosovë dhe për të investuar.
Në këtë intervistë Valon Asani ka dhënë infomacione të rëndësishme mbi aplikacionin dua.com. Ai ka treguar me tepër detaje edhe për krijimin e platformës si dhe formimin e ekipit. Themeluesi i dua.com ka theksuar se ky aplikacion do të ndahet në tri pjesë. Ato janë: dashuri, ndihmë dhe biznes.
Si funksionon dua.com?
Për ta përdorur aplikacionin dua.com mjafton ta shkarkoni atë në Play Store apo App Store. Pasi ta keni shkarkuar në telefon, krijoni një profil me e-mail address, numër telefoni ose Facebook. Profilin plotësojeni me të dhënat si emri, profesioni, hobi, etj, si dhe ngarkoni 1 deri në 3 fotografi. Shfletoni profilet që ju shfaqen dhe ato që ju pëlqejnë apo ju bëjnë përshtypje bëni like.
Kur dy persona në dua.com i bëjnë like njëri-tjetrit atëherë bëhen match/përputhen. Këtu fillon edhe mundësia e komunikimit mes vete.
