Vende te bukura ne prishtine
- dua.com Team ·
- 08.04.2021 ·
- ·
- 4 min read
Vende te bukura ne prishtine, Prishtina nuk konsiderohet si një vend fotozhenik, por ka një tërheqje melankolike në llojin e saj.
Nëse po mendoni të vizitoni Prishtinën këto ditë festash, ne po jua shuajmë kuriozitetin se cilat janë vendet më unike që duhen vizituar të paktën njëherë. Ja cilat janë vendet më unike që vlejnë të fotografohen dhe gdhenden në kujtesën tuaj:
Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Nëse jeni adhurues i librave, mendojmë se këtu do të gjeni dhuratën e përkryer për të afërmit tuaj. Të themi të drejtën, mendojmë se kjo bibliotekë të lë me gojë hapur për nga arkitektura. Një ndërtesë e tillë, kushtuar vetëm librave është një mrekulli e vërtete.
Por, do të çuditeni më shumë kur të mësoni se nuk konsiderohet si një ndërtesë e bukur, madje futej tek lista e ndërtesave më të shëmtuara në Prishtinë. Gjithsesi, ia vlen ta vizitoni të paktën një herë, sidomos për të parë kontrastin midis pjesës së jashtme të bibliotekës me pjesën e brëndshme të saj, e cila ngjason më tepër me një muze se sa me një bibliotekë. 🤗
Vendodhja: Libraria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë
Monumenti Newborn
Një nga vendet më të bukura që mund të vizitosh në Prishtinë. Nuk mund të humbisni rastin për të vizituar Monumentin “NEWBORN”. Ngritur në vitin 2008, ditën kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, ky monument (i cili ndryshon ngjyrat dhe temën e tij çdo vit) është një ikonë e pavarësinë dhe identitetin kosovar.
Duhet vizituar me patjetër sepse këtë vit NEWBORN ka si temë 99 fytyra. Bëhuni fytyra e 100 duke shkrepur një foto për ta kujtuar përgjithmonë këtë moment. 🥰
Vendodhja: Luan Haradinaj, Prishtinë
Half & Half Café
Tani është momenti i kafeneve dhe bareve. Ashtu si Tirana edhe Prishtina dallohet për këto vende unike dhe mbushur me fantazi. Me tulla të ekspozuara, bimë të varura dhe mobilje që nuk pajtohen me njëra-tjetrën, Half & Half Café që ndodhet në Bulevardin Nënë Tereza, duket pothuajse si një lokal në Brooklyn.
Ndodhet pikërisht në rrugën kryesore të këmbësorëve në Prishtinë, kështu që është një vend i përkryer për të parë njerëzit tek kalojnë, si dhe për të shkrepur disa foto të paharrueshme. ❤️
Vendodhja: Bulevardi Nënë Tereza, Prishtinë
Dit’ e Nat’
Këtë vend nuk kishim si të mos e përfshinim! Çdo Prishtinali, pasi të vizitoni Monumentin “NEWBORN” dhe Bibliotekën Kombëtare, do t’ju sillte këtu për një mëngjes të shijshëm. Përse? Sepse është vendi më i mirë në Prishtinë dhe pse jo, më i miri në të gjithë Kosovën.
Është një vend i shkëlqyer për të shkrepur foto dhe nëse nuk kënaqesh me kaq mund të bësh një selfie në tarracën e DIY-vibe. Do it Yourself apo jo?! 😀
Vendodhja: 5 Fazli Grajqevci, Prishtinë
Soma Book Station Vende te bukura ne prishtine
Siç e theksuam më larte, duke qënë se e hapëm me një bibliotekë, përse të mos e mbyllim me një kafe-librari?! Natën, ‘Soma Book Station’ është një nga pikat më unike të jetës së natës në qytet. Ditën, ky vend është një nga pikat më të mrekullueshme për të bërë foto në Prishtinë!
Ky vend hibrid midis bibliotekës restorantit kafenesë dhe bar-it është një nga vendet më të preferuara në Prishtinë. Nuk duhet ta humbisni për asgjë në botë kur të jeni në qytet. Pastaj ka libra dhe kafe në një vend, a mos vallë ka kombinim më perfekt se sa ky? 😍
Vendodhja: 4 A Fazli Grajqevci, Prishtinë
Me kaq e mbyllim miq dhe ju urojmë fat në udhëtimin e radhës në Prishtinë. Jemi të sigurt që janë po aq mikpritës sa thonë, në mos më tepër. Gjithsesi, ju ftojmë të na tregoni ndonjë nga vendet që keni vizituar duke postuar foton tuaj.