Vizat 2024 – Kah po shkojmë?

  • dua.com Team ·
  • 24.03.2023 ·
  • Statistika ·
  • 4 min read

Vizat 2024, pas liberalizimit të vizave, kosovarët do të kenë mundësinë për të udhëtuar lirshëm nëpër Evropë. Por, cilat janë vendet më të preferuara?

Një hulumtim i ri nga dua.com tregon se Zvicra është vendi më i vizituar nga kosovarët:

  • Zvicra shfaqet si vendi më i vizituar (28.75%), e përcjellur nga Gjermania (21.5%) dhe Suedia (4.82%).
  • Një pjesë e madhe e përdoruesëve (54.77%) kanë shfaqur një preferencë për rajonin gjermanofolës.
  • Çuditërisht, Austria radhitet e 4-ta në listë menjëherë pas Suedisë, me një përqindje të përafërt me vendin e 5-të, Francën.

Çështja e vizave ka qenë një ndër temat më të përfolura ndër vite, dhe hulumtimi i kryer ka nxjerr në pah disa të dhëna interesante për vendet më të pëlqyera për t’u vizituar nga kosovarët – në kohën ku liberalizimi i vizave nuk ka hyrë në fuqi ende.

Përdoruesit e aplikacionit e kanë mundësinë të përdorin opsionin e fluturimit për të ndërruar lokacionin nga Kosova në një shtet tjetër, me mundësi që të njohin shqiptarë të tjerë.

Në këtë mënyrë, hulumtimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 160,000 përdoruesëve nga Kosova brenda aplikacionit – hulumtim ky i cili ka gjeneruar mbi qindra mijëra fluturime – për të përcaktuar vendet më të pëlqyera për kosovarët.

Jo vetëm që rezultatet e këtij hulumtimi vijnë në kohën e duhur – me negocimin e heqjes së vizave me 1 janar 2024 – por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim mbi interesin e kosovarëve për vendet që duan të vizitojnë nëpër botë. 

Një përqindje befasuese – prej rreth 54.77% e përdoruesëve Kosovarë – preferojnë rajonin gjermanofolës, duke e bërë atë rajon shumë të popullarizuar.

Nga 183 shtetet e përfshira, Zvicra u rendit e para në listë.

Isabelle Moret – presidentja e Këshillit Kombëtar në Zvicër – ka shprehur në një deklaratë për shtyp se: ‘’Zvicra ka një diasporë nga 180 deri 250 mijë kosovarë”.

Kjo reflektoi edhe në rezultatet të cilat rankuan shtetin e Zvicrës si preferencën e parë duke treguar kështu lidhjen e ngushtë të kosovarëve me Zvicrën.

Përpos kësaj, nuk munguan në listë dhe shtetet si: Gjermania, Suedia, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia, Norvegjia dhe Belgjika.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se grupmoshat që udhëtojnë më së shpeshti janë 25 deri në 34 vjeç, rezultat ky që hodhi dritë mbi preferencat e të rinjëve të Kosovës.

20 vendet më të preferuara

Për të kuptuar më shumë rreth destinacioneve të preferuara nga kosovarët, shih tabelën në vijim.

[ninja_tables id=”147070″]

Duke komentuar mbi rezultatet, zëdhënësi i kompanisë sonë – Eduard Luta – ka thënë:

’Ky hulumtim ofron njohuri të vlefshme mbi preferencat e kosovarëve për vendet e preferuara për t’u vizituar pas liberalizimit të vizave. Përveç kësaj, të dhënat e mbledhura dhe të analizuara do të jenë të dobishme dhe për njerëzit që ende nuk kanë vendosur se cilat vende duan të vizitojnë prej vitit 2024 e tutje.’’

Kujtojmë se më 18 Prill do të votohet në Kuvendin Evropian liberalizimi i vizave dhe qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në 26 vendet e zonës Shengen që nga 1 janari i 2024-s. Sipas këtyre të dhënave, mund të parashikohet se ku do të udhëtojnë shumica e të rinjve të Kosovës pas liberalizimit të vizave, gjë që mund të shkaktojë një valë tjetër migrimi drejt vendeve të Evropës Qendrore, pasi afiniteti vjen edhe nga të afërmit që kanë.

Detajet e të dhënave: Metodologjia mbrapa hulumtimit

Hulumtimi ka përfshirë në total 163,629 përdorues kosovarë brenda aplikacionit dua.com duke analizuar kështu përdorimin e opsionit të fluturimit nga ata.

Në këtë hulumtim janë analizuar 183 shtete, në të cilat janë perfshirë 3,141 qytete që janë vizituar jashtë Kosovës. Nga kjo janë identifikuar top 20 vendet më të preferuara nga kosovarët.

Është e rëndësishme të theksohet që Shqipëria dhe Maqedonia Veriore nuk janë përfshirë me qëllim në rënditjen e top 20-shes – për arsye se këto vende mund të vizitohen edhe pa viza nga kosovarët.

dua.com Team

Related