Pse duhet të zgjidhni dua.com si platformë sociale?

  • dua.com Team ·
  • 24.05.2021 ·
  • duanews ·
  • 4 min read

Pse duhet të zgjidhni dua.com si platformën tuaj sociale? Aplikacioni i dua.com shumë shpejt feston 1 vjetorin e lancimit dhe në një vit ky aplikacion ka evoluar shumë. Synimi i parë dhe kryesor i duas do ngelet përherë bashkimi i shqiptarëve kudo që ata ndodhen përmes një platforme të vetme.

Për ta realizuar këtë, dua ka gati dy vjet që punon fort dhe synon të zgjerojë stafin e saj për të përmbushur synimin dhe misionin e vet. Sido që të jetë, nëse ende nuk jeni të bindur se pse duhet të zgjidhni dua.com si një platformë sociale, atëhere po ju sjellim ne disa arsye të vlefshme. Pse duhet të zgjidhni dua.com për të gjetur njeriun e jetës?

Dua.com si platformë sociale eksluzive për shqiptarët e diasporës

Ajo çfarë duam të themi me këtë është se dua.com si një platformë do që për shqipatrët e diasporës të ekzistojë një platformë referimi. Qoftë kjo për të takuar njëri-tjetrin apo edhe diçka më tepër. Shqiptarët kanë një diasporë kaq të madhe, saqë më tëper shqiptar ka në emigrim se sa banorë brenda shetit të vet.

Kjo gjë nuk mund të thuhet për shumë shtete, por për Kosovën dhe Shqipërinë po. Nisur nga kjo dua do të krijoj disa alternativa bashkëveprimi ndërmejt diasporës dhe atdheut të tyre. 

DuaLove është vendi ku mund të njihni njeriun e jetës

Qëkurse u lancua aplikacioni me opsionin e duaLove për takime online ka patur një numër të konsiderueshëm përdoruesish. Numrat kanë ardhur gjithnjë në rritje dhe në këtë moment numëron gati 380K instalime e 200K profile të plotësuara.
Me opsione të shumta dhe veçori tipike të saj, dua Love ka shërbyer si një rrugë lidhjeje mes shumë të rinjve të cilat duan të njihen eksluzivisht shqiptar. Një nga gjërat më të mira në lidhje me përdorimin e një aplikacioni për të gjetur dashurinë është se mund të fejohesh shumë shpejt. Nuk mund të themi të njëjtën gjë rasti kur njerëzit takohen përmes miqve ose të afërmit e tyre.

Përveç kësaj, kjo do të thotë se shkurton sasinë e kohës që abonentët mund të humbin duke kërkuar dashurinë. Shumë njerëz e gjejnë dashurinë shpejt, përse të mos jenë në gjendje të gjithë për ta gjetur shpejt? Përdorimi i platformës sonë për të ndërtuar një aplikacion takimesh për një komunitet të zgjedhur do të thotë që të gjithë mund ta gjejnë dashurinë shpejt!

Dua marketplace dhe platformat e tjera të duas

Në dua promovohet kultura shqiptare, ndaj lindi edhe dua marketplace. Një vend ku tregtohen dhe dua shërben si ndërmjetës mes artistëve të rinj shqiptar me diasporën dhe jo vetëm. Kjo i ka dhënë shumë talenteve patriote shqiptare që të shpalosin punën e tyre dhe të gjejnë llojshmëri produktesh, sidomos për ata që e dashurojnë traditën.

Por dua marketplace nuk është vendi i vetëm që dua ka menduar për të krijuar një marëdhënie mes klientëve dhe artistëve. Ka plot website si qysh me, trego storjen tënde, blogun dhe shumë vende të tjera ku i është dhënë një zë diasporës për tu shprehur dhe ndërlidhur. 

Synimi i ardhshëm janë dua Pay, dua Help dhe dua Biz të cilat do revolucionalizojnë shumë fusha të paprekura komunikimi për shqiptarët. Ekipti i duas po punon fort, dhe me përmbushjen e Serisë A shumë projekte të dua.com do të realizohen më në fund.

dua.com Team

Related