Bajram Curri

  • dua.com Team ·
  • 02.12.2020 ·
  • Biografi ·
  • 4 min read

Bajram Curri, Ai është disi fytyra e Shqipërisë së Madhe. Ishte djali që bënte presion për bashkimin e shqiptarëve.

Donte të gjithë shqiptarët nën flamurin e Skenderbeut.” Sot flasim për Bajram Currin. Disa njerëz mund të mendojnë se Kristiana e zgjodhi atë, sepse ajo është nga Gjakova. Mirëpo ai është një nga figurat e mia të preferuara në historinë shqiptare. Megjithatë, nuk është e lehtë të përmbledhësh historinë e tij, apo jo?

E vërtetë. Ai nuk është i njëjtë me askënd tjetër. Bajram Curri drejtoi betejat kundër Osmanëve për dekada. Ishte një mendimtar revolucionar, dhe një aktivist për popullin shqiptar nën sundimin e Perandorinë Osmane dhe Mbretit Zog.”

Babai i tij ishte një emër i madh tashmë në rajonin e Tropojës dhe Gjakovës. Historia thotë se Bajram lindi në vitin 1860 gjatë kohës që familjes së tij iu desh të shkonte në burg. Babai i tij tashmë ishte i njohur për kundërshtimin ndaj osmanëve.

Po, dhe Bajram Curri mori pjesë gjithashtu në një revoltë kundër Osmanëve në Kosovë, në vitin 1893, të cilën e humbën meqë ra fjala. Ajo nuk qe lufta e vetme që ai humbi. E njëjta gjë ndodhi gjithashtu edhe kur ai luftoi kundër Zogut. Në vitin 1914, kur ai sulmoi me 1.000 shqiptarë një bazë malazeze afër Gjakovës, humbi sërish.”

Përvecse i dalluar si luftëtar, ai njihej edhe si një diplomat, politikan dhe lider që dinte të mobilizonte njerëzit.

Po vërtet, ai mobilizoi mijëra shqiptarë për të luftuar në Stamboll, për shembull. Madje, ai themeloi në vitin 1899 Lidhjen e Pejës (e cila ishte diçka e ngashme si Lidhja më e njohur e Prizenit).

Ata punonin vazhdimisht me vendet e huaja

Më vonë, Curri që një nga themeluesit e degës së Gjakovës në Komitetin e fshehtë për lirinë e Shqipërisë. Ata punonin vazhdimisht me vendet e huaja. Curri ishte gjithashtu mes shqiptarëve pjesëmarrës që udhëtuan në Gjenevë që morën pjesë në Lidhjen e Kombeve për të folur për situatën e shqiptarëve në Kosovë.”

Po, kështu që ne shohim një djalë që bashkoi si luftën me armë ashtu edhe aftësitë diplomatike për kauzën e tij. Ironikisht ai nuk u vra nga të huajt, por nga shqiptarët…

Po, ai ishte shumë kundër Zogut. Curri ishte disi një krah i majtë progresiv dhe Zog ishte shumë autoritar. Zogu ishte në thelb mbreti i asaj periudhe në Shqipëri. Bajram dëshironte një vend demokratik, siç ishin edhe vendet e tjera perëndimore. Ai u revoltua kundër Zogut, por kjo revoltë dështoi. Curri u fsheh për një kohë të gjatë në male, por përfundimisht u gjet nga ushtria e Zogut në vitin 1925. Qenë vetë miqtë e tij ata që e vranë, që Bajrami  të mos vrihej apo zhdukej nga trupat e armatosura të Zogut.

Çfarë jete të çuditshme që paska jetuar. Çfarë mund të mësojmë nga ai?

Ajo që mësojmë nga ai ëshët kjo: Ai luftoi pa ndalur gjithë jetën e tij. Humbi luftë pas lufte, por kurrë nuk u dorëzua. Vdiq duke luftuar. Dhe ju e dini tashmë se si përfundim Shqipëria u bë një vend demokratik, kështu që mund të themi se ai ishte përpara kohës së tij. Ajo që ai dëshironte ndodhi më në fund dhe idetë e tij nuk vdiqën kurrë. Bajram kishte ide që tani konsiderohen si normale, por për atë kohë ai ishte një mendimtar revolucionar.”

A doni të lexoni më shumë për figura historike?

dua.com Team

Related

Krist Aliaj

Rrugëtimi i Krist Aliajt për t'u bërë një artist i suksesshëm dhe një personazh...

01.04.2023

Yll Limani

Yll Limani është një kantautor dhe muzikant shqiptar që fitoi popullaritet në...

30.03.2023