Prizren: Kryeqyteti kulturor i Kosoves!

  • dua.com Team ·
  • 05.02.2021 ·
  • Udhetime ·
  • 4 min read

Prizreni, ky qytet në veçanti, konsiderohet nga kosovarët si kryeqyteti kulturor i vendit. Njoh shumë pak njerëz që mendojnë për Kosovën si destinacion udhëtimi. Megjithatë, ky shtet i vogël në zemër të Ballkanit, larg nga rrugët klasike turistike, ka shumë për t’u ofruar turistëve.

Prizreni është një qytet me stil otoman, xhami antike dhe rrugë të shtruara me kalldrëm, sigurisht nuk mungojnë as rrugët e asfaltuara. Ndodhet vetëm një orë larg Prishtinës. Më poshtë po ju listoj 5 arsyet pse, sipas mendimin tim, ia vlen të shkoni në këtë qytet para se të dyndet nga turistë të tjerë.

Humbisni në lagjen e Shatërvanit

Lagjia e Shatërvanit është zona më e rëndësishme historike (dhe turistike) e qytetit. Bien në sy shtëpitë e shumta me ngjyra në stilin otoman, të ruajtura shumë mirë. Ju këshilloj të ecni në rrugët e saj të ngushta dhe të admironi ndërtesat fetare që radhiten njëra pas tjetrës.

Prizreni është një nga qytetet më multikulturore në Ballkan: Ka tre gjuhë zyrtare (shqip, serbisht dhe turqisht). Megjithëse, numri i xhamive është shumë më i lartë. Qyteti ka gjithashtu edhe mjaft kisha ortodokse si dhe një kishë katolike.

Vizitoni Xhaminë Sinan Pasha

Ndërtesa më e rëndësishme fetare në Prizren është, pa dyshim, xhamia Sinan Pasha. është një xhami imponuese, e vendosur në hyrje të lagjes së Shatërvanit. Mund ta vizitoheni brenda dhe të bëni fotografi. Mund të merret si e mirëqënë, mirëpo, në Kishën Ortodokse Serbe të Shën Gjergjit në Prizren nuk të lejojnë të bësh një foto as nga jashtë jo më brenda.

Ju rekomandoj që kur të futeni në xhami, të ecni me kokë lart, sepse dekorimet, si të jashtmet ashtu dhe ato të kupolave brenda, janë thjesht të mrekullueshme.

Shëtisni përgjatë brigjeve të lumit Lumbardhi dhe rrini në banjot turke

Prizreni shtrihet përgjatë lumit Lumbardhi, i cili e ndan qytetin në dysh. Lumi ka disa ura, përfshirë Urën e Gurit. Kjo e fundit është rindërtuar sipas parametrave origjinale, sepse u rrëzua pas një përmbytjeje në fund të viteve 1970.

Në anën e kundërt të qendrës historike të Prizrenit mund të admirohen dy ndërtesa kurioze. Të dyja ndërtesat janë të vendosura përgjatë rrugës Adem Jashari: një minare pa xhami, diçka që nuk kisha parë kurrë më parë, dhe banjot turke që aktualisht janë duke u rinovuar.

Zbuloni historinë e vendit në sallat e ‘Lidhjes së Prizrenit’

Prizreni është qyteti ku delegatët shqiptarë të krahinave osmane u takuan në qershor të vitit 1878 për të diskutuar kufijtë dhe për të frenuar qëllimet ekspansioniste të vendeve fqinje.

Gjatë takimeve, u hodhën themelet për shtetin e ardhshëm shqiptar që u themelua disa vjet më vonë, në vitin 1912 në Vlorë. Sot ekziston një Muze Etnografik, në dhomat e të cilit janë ekspozuar objekte tipike të epokës otomane dhe piktura që riprodhojnë përfaqësuesit e Lidhjes së Prizrenit.

Admironi qytetin nga lart

Së fundmi, nuk thoni dot se kemi qenë në Prizren pa admiruar qytetin me gjithë shkëlqimin e tij nga lart. Për të parë pamjet më befasuese duhet të arrini tek Kalaja. Kështjella që e sheh qytetin nga lart. Pasi të arrini në krye është e pamundur të mos ngeleni gojë hapur nga numri i madh i minareve që zbukurojnë peisazhin. Ia vlen t’a vizitoni, qoftë një herë, sepse nuk ka asgjë më magjike sesa ky qytet.

dua.com Team

Related