Hëna & Lumi
- Martuar në 2025
-
Zvicër
Dashnia që foli shqip në dua.com

Hëna
Ka jetuar në Zvicër
Lumi
Ka jetuar në Kosovë
Hëna Alushi (24) nga Struga dhe Lumi Kabashi (26) nga Rahoveci u martuan në fund të majit 2025. E gjitha nisi në dua.com. Një aplikacion që i bashkon shqiptarët, kudo që janë në botë.
Hëna, e lindur dhe rritur në Zvicër, ku jeton dhe punon, por me prejardhje nga Struga e Maqedonisë së Veriut, dhe Lumi, që jeton e punon në Rahovec, kishin shumë të përbashkëta në personalitet. Por në rrethana tjera, rrugët e tyre nuk do të takoheshin. Këtu ndërhyri dua.com – ura që i lidhi.
Kush janë Hëna dhe Lumi?
Lumi – djalë i tokës dhe punës
Lumi është nga Rahoveci dhe i përkushtuar në punën e tij në fushën e agrobujqësisë. Ai punon në biznesin familjar “Agro Kabashi”, që menaxhon fidanishte dhe sera, një traditë që vazhdon nga gjyshi, babai dhe vëllezërit e tij.
Hëna – e rritur në diasporë me zemër shqiptare
Hëna është ekonomiste dhe punon në fushën e burimeve njerëzore (HR) në Zvicër. Përveç karrierës, ajo është e angazhuar si valltare dhe koreografe në ansamblin e shoqatës shqiptare “Bashkimi”, ku babai i saj është edhe kryetar. Që nga fëmijëria, ajo është rritur me gjuhën dhe kulturën shqiptare – në një shtëpi ku flitet vetëm shqip dhe vlerat shqiptare ruhen me përkushtim.
Takimi që ndryshoi gjithçka
Një udhëtim në Zvicër dhe përdorimi i dua.com në kohën e duhur ja ndryshoi jetën përgjithmonë Lumit.
“Hënën e kam njoftuar në dua.com sa isha në Zvicër në vizitë te disa familjar. Kur kam shkuar, lokacioni në dua.com më ka kaluara automatikisht në Zvicër dhe Hëna ka qenë brenda radiusit tim”, tregon Lumi.
Mandje ai e mban mend mirë se në fund i kishte mbetur vetëm edhe një ‘swipe’. Ai profil ishte profili i Hënës, të cilin e pa, u impresionua nga sytë e saj dhe ja bëri like.
“S’e kam menduar ndonjëherë se do ta gjejë fatin e jetës jashtë Kosovës. Kam qenë me dy këmbët në Kosovë, me familje, me biznes, me një jetë të qetë, normale”, thotë Lumi. Mirëpo kur te Hëna gjeti gjithçka që donte, gjërat ndryshuan.
“Te një lidhje doja rahati, mirëkuptim dhe siguri. Doja dikë me të cilën kuptohemi edhe me sy. Të gjitha çka i kërkoja i gjeta te Hëna”, thotë Lumi.
Për Hënën, dita kur i bëri Like Lumi ishte dita e parë që ajo bashkë më një shoqe të saj e kishin shkarkuar dua.com në telefon. I mjaftoi një ditë për ta gjetë personin me të cilin do ta kalojë krejt jetën.
Komunikimi i vazhdueshëm dhe i pa ndërprerë i ndihmojë ta njohin më mirë njëri-tjetrin. Për 2 muaj e kuptuan që ishin për njëri-tjetrin dhe që duan ta kalojnë jetën bashkë.
Dashuria që forcohet me tradita mes Strugës dhe Rahovecit, në Zvicër
Hëna është e lidhur ngushtë me traditën, kulturën dhe gjuhën shqiptare. Ajo qysh si fëmijë është e angazhuar si vallëtare në shoqatën “Bashkimi” në Zvicër, ku babai i saj është kryetar. Përpos që vallëzon, ajo tash edhe angazhohet si mësuese e vallëzimit për fëmijët shqiptarë të Zvicrës por edhe për çiftet e reja që duan ta mësojnë vallëzimin për dasmat e tyre.
“Gjithmonë ideja e prindërve të mi ka qenë që të martohem më një shqiptar, mundësisht prej Strugës. Mirëpo prindërit e mi nuk e patën shumë problem që Lumi nuk ishte i Strugës. Kërkesa e babait për partnerin tim të ardhshëm ishtë gjithmonë ‘veç le të flet shqip”, thotë Hëna.
Roli i dua.com në këtë histori
“Po të mos ishte dua.com, ne nuk do të njiheshim kurrë”, thotë Lumi. E njëjta gjë vlen edhe për Hënën, e cila në fillim kishte hezituar ta shkarkonte aplikacionin.
“Unë nga Struga, duke jetuar në Zvicër, Lumi nga Rahoveci, ne nuk do të njoftoshemi kurrë po të mos ishte dua.com. Ky aplikacioni na bëri bashkë”.
Shumë nga shoqet e saj tashmë e kanë shkarkuar dhe po kërkojnë fatin e tyre në dua.com.
“Në fillim kam hezituar ta marr aplikacionin dua.com. Mendoja se të gjithë ata që i kam afër në bazë të lokacionit, do ta shohin se kam dua.com. Mirëpo pastaj, pasi e gjeta Lumin në dua.com, të gjithëve ju kam treguar për dua.com”, thotë Hëna, duke theksuar se shumë shoqe të saj falë suksesit të Hënës janë duke e përdorur edhe ato dua.com.

“E kuptoj hezitimin e vajzave. është e vërtëtë që mund të ketë llojë-llojë njerëzish në dua.com, mirëpo duhet me besu se ka njerëz të mirë. Ju them mos u dorëzoni me herën e parë”, thotë Hëna.
Në anën tjetër, mesazh të ngjashëm ka edhe Lumi. Ai thjesht ikurajon të gjithë që mos të dorëzohen, deri sa ta gjejnë personin e duhur, edhe nëse don pak kohë.
“Hyni në dua.com, kërkoni me durim personin që e doni. Fillimisht është e rëndësishme ta dijmë çka duam, që ta gjejmë atë që e kërkojmë”, thekson Lumi.
Vlerat shqiptare dhe dëshira për të qenë me dikë që “flet shqip”
Jo vetëm për familjen, por edhe për vetë Hënën ishte shumë e rëndësishme ta gjente një shqiptar.
“Doja patjetër që burrim im i ardhshëm të ishte shqiptar. Unë jam rritë më vlerat shqiptare. Një familje patriote, ku flitet vetëm shqip. Ku alfabetin shqip e kemi mësuar prej fëmijë. Për mua s’kishte tjetër opsion, përpos që ta gjejë një shqiptar”, thotë Hëna.
Kur e pyesim se çka i pëlqen më shumë te partneri Hëna thotë se e vlerëson sa i përkushtuar dhe dedikuar është ai në punë dhe sa shumë është i lidhur me tokën e tij. Për të ishtë shumë e rëndësishme që partnerin e jetës ta kishte së pari shok të mirë.
“Lumi është unik, si në pamjë si në karakter. Më pëlqen që është punëtor. Punon në biznesin familjarë, zgjohet në mëngjes dhe nuk ankohet kurrë”, thotë Hëna.
Një dasmë shqiptare dhe planet për familje

Çifti është fejuar në dhjetor 2024, dhe në maj të 2025 kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë tradicionale shqiptare. Vallëzime folklorike, veshje kombëtare dhe gjithçka që lidhet me kulturën tonë ishin pjesë e ditës së madhe.
“Traditat nuk duhet të harrohen”, – thotë Hëna. “Ato duhet të kalojnë brez pas brezi. Edhe fëmijët tanë do t’i mësojmë me to.” Në të ardhmen, edhe ata duan të krijojnë familje dhe vlerat familjare shqiptare t’i përcjellin edhe te fëmijët e tyre.
“Të dytë kemi dëshirë që në të ardhmen të bëhemi prindër. Planifikojmë që fëmijët t’i rrisim së pari me gjuhën shqipe, duke e folur vetëm shqipen ne shtëpi. Duke i rritur me historinë, kulturën e traditën shqiptare”, thotë Hëna.
Historia e këtij çifti të ri, Hënës dhe Lumit, është shembulli më i mirë se si dua.com e plotëson çdo ditë misionin e vetë, duke i bashkuar shqiptarët kudo që janë në botë, duke thyer të gjitha barrierat përmes dashurisë.