Anita & Valdrini

  • Martuar në 2024
  • Kosovë

Një familje që nisi në dua.com

Anita

Ka jetuar në Kosovë

Valdrini

Ka jetuar në Kosovë

Një familje që nisi në dua.com

Nga një klikim i thjeshtë në dua.com, në një dasmë tradicionale shqiptare me rreth 250 të ftuar — historia e Anitës dhe Valdrinit është një rrugëtim i bukur drejt dashurisë së vërtetë. Sot, ata presin me emocion ardhjen e vajzës së tyre të parë, ndërsa falënderojnë aplikacionin që ua ndryshoi jetën përgjithmonë.

Kush janë Anita dhe Valdrini?

Anita (25) është një vajzë e re, infermiere me profesion, me një personalitet që reflekton kujdes dhe qetësi, ashtu si profesioni i saj.

Valdrini (29), në anën tjetër, është kuzhinier me profesion, natyrë e gjallë dhe shumë i shoqërueshëm.

Gjithçka me një abonim Premium vetëm 7 euro

Valdrini tregon se kishte dëgjuar për dua.com, por nuk e kishte përdorur deri sa një ditë, bashkë me një shok të tij, vendosën ta instalojnë aplikacionin dhe të abonohen në Premium.

“Të dy bashkë i krijuam profilet dhe filluam të eksploronim aplikacionin sapo u bëmë Premium. Kishim marrë një ofertë me vetëm 7 euro. Në fakt, edhe shoku im sot është i lidhur me një vajzë që e ka njohur në dua.com dhe do të martohen në gusht,” tregon Valdrini.

Ai kujton se, padyshim, gjëja e parë që i tërhoqi vëmendjen ishte pamja e Anitës në foton e profilit. E pastaj gjatë bisedës u bind se ajo ishte e duhura për të.

Pritja për mesazhin e parë

Çifti, me të qeshur, kujton se si pas përputhjes, Valdrini i shkroi menjëherë Anitës një mesazh por më pas “u zhduk” për disa orë sepse ishte i zënë me punë. Anita këtë vonesë e kishte interpretuar si shenjë mendjemadhësie dhe kishte menduar ta bënte unmatch.

“Në fillim më shkroi, por pastaj nuk më përgjigjej më. Mendova: ky qenka mendjemadh, do t’ia bëj unmatch. Por në mbrëmje më shkroi sërish dhe më tregoi se kishte qenë në punë. Atëherë ndryshova mendje,” tregon Anita.

Prej aty, gjithçka nisi: nga bisedat e gjata, deri te takimi i parë.

Një martesë me gjithë zemrën shqiptare

Çifti u bë match në dua.com më 12 prill 2023 dhe e zyrtarizoi lidhjen me fejesë në shtator të po atij viti. U deshën vetëm pesë muaj njohje që të vendosnin të ishin bashkë përgjithmonë.

“Fejesën e kemi bërë në mënyrë tradicionale, sipas zakoneve shqiptare. Shkuam dhe kërkuam dorën e Anitës,” tregon Valdrini.

Në shtator të vitit 2024, ata kurorëzuan dashurinë me një dasmë të madhe me rreth 250 të ftuar.

“Edhe dasmën e kemi bërë në mënyrë tradicionale. E morëm nusen me krushqi, me 20 vetura, dhe hymë në dasmë me tupana, gjithçka tradicionale,” shton ai.

Për çiftin, ruajtja e traditave dhe vlerave familjare e kombëtare ishte thelbësore që në nisje të jetës së përbashkët.

Vlerat familjare që i gjetën te njëri-tjetri

Anita kishte shkarkuar aplikacionin në një moment kur ndihej e gatshme për një lidhje serioze. Tek Valdrini, ajo gjeti gjithçka që kishte ëndërruar: një djalë serioz, punëtor, të pjekur dhe me synime të qarta.

“Që nga dita e parë që e hapa profilin, Valdrini më shkroi. Fillimisht më pëlqeu në foto, por gjatë bisedave kuptova se kishim shumë gjëra të përbashkëta,” thotë Anita.

Ajo e konsideron datën kur u bënë match, 12 prillin, si një datë kthese në jetën e saj.

“Për mua, 12 prilli është data më e rëndësishme. Të gjitha datat e tjera si fejesa dhe martesa i kemi caktuar vetë, por 12 prilli ishte një moment i paplanifikuar që na ndryshoi jetën,” shton ajo.

Sipas Anitës, gjëja që i bashkoi më shumë ishte humori, ndërsa ajo u dashurua me personalitetin e butë dhe të sjellshëm të Valdrinit. Në anën tjetër, edhe Valdrini gjeti te Anita të gjitha tiparet që kishte kërkuar te një vajzë.

“Përjetë falënderues ndaj dua.com”

Për Anitën dhe Valdrinin është e qartë: dua.com është arsyeja që sot janë bashkë dhe një mundësi e shkëlqyer për këdo që ka qëllime serioze.

“dua.com është aplikacioni ideal dhe mundësia më e lehtë, më e thjeshtë dhe më e mirë për të gjithë ata që janë të gatshëm të nisin diçka serioze,” shprehet Anita.

Me theks të veçantë, ajo inkurajon vajzat të mos hezitojnë ta përdorin aplikacionin.

“Nëse qëllimi yt është serioz, padyshim që do ta gjesh njeriun e duhur. Jam shumë e kënaqur dhe ia di shumë për nder dua.com që më ndihmoi të takoja Valdrinin. Shpresoj që edhe të tjerët të gjejnë dikë që t’ua ndryshojë jetën, ashtu siç Valdrini ma ka ndryshuar jetën mua”.

Edhe Valdrini ndan të njëjtin mendim, duke inkurajuar shokët dhe të njohurit e tij të shkarkojnë aplikacionin, të bëhen Premium dhe të kërkojnë dashurinë e jetës.

“Qëllimi im ishte të gjeja vajzën e duhur për të krijuar një familje. Me atë bindje hyra në dua.com dhe e arrita. Si unë, mund ta bëjë secili prej jush që ka qëllime serioze. Mos hezitoni,” thekson ai.

Historia e Anitës dhe Valdrinit është një dëshmi e gjallë se dashuria e vërtetë mund të nisë me një klikim — kur qëllimet janë të pastra dhe zemra është gati.

Histori të ngjashme dashurie

Adelina & Edi

Si filloi gjithçka Edi (29) ka lindur në Prizren, kurse Adelina (27) në Pejë....

29.05.2024

Arsim & Senada

Në dhjetor 2023 dy shqiptarë në dy brigje të Adriatikut u takuan në dua.com,...

26.06.2025

Besarta & Shkëlqimi

Besarta nga Lipjani dhe Shkëlqimi nga Kumanova sot jetojnë një jetë të lumtur,...

19.06.2025