Fjolla & Arbër
- Fejuar në 2025
- Në lidhje që nga 2024
- Gjermani
Prej msitit te dashnia

Fjolla

Arbër

Ndonjëherë historitë e dashurisë fillojnë me një shikim, ndonjëherë me një gabim, e ndonjëherë kur e rahaton shoqen edhe e sheh çfarë është lumturia. Fjolla dhe Arbëri janë sot të fejuar, me plane për martesë në 2026 – por sikur të mos kishte qenë një djalë që nuk dorëzohej dhe një shoqe që u dashuru kemb e kry, kjo histori nuk do të kishte ekzistuar.
Dy shqiptarë, dy rrugë drejt Gjermanisë
Fjolla, 29 vjeçe, nga Suhareka erdhi në Stuttgart në vitin 2018 me vizë pune. Larg shtëpisë e larg familjes, ajo e ndërtoi jetën e saj rreth punës dhe disiplinës – 2 punë, ritëm i pandalshëm, një disiplinë që nuk linte hapësirë për shumë gjëra jashtë planit. E kishte mësuar si të mbështetej vetëm te vetja. Larg familjes, larg vendit, larg gjithçkaje që dikur kishte qenë e lehtë.
Arbri, 31 vjeç, nga Strellci, ishte i lindur dhe i rritur në Gjermani. Nje Shqiptar modern qe ishte integruar plotesisht ne vendin ku jeton dhe punon dhe e kishte pranuar me humor thellësinë e integrimit të tij: “Jam bo taman si kta gjermon.” Por brenda atij humori fshihej diçka shumë e qartë – Arbri e dinte saktë çfarë donte. Donte një shqiptare. Dikë me të njëjtën gjuhë, tradita dhe rrënjë. Kjo nuk ishte preferencë e rastit – ishte parim.
Një aplikacion që nuk funksionoi… derisa funksionoi
Tetori i vitit 2023. Fjolla e hap dua.com për herë të parë – me pak shpresë, shumë kureshtje, dhe zero durim për gjysmë-bisedat. Dhe pikërisht ato i gjeti. Djem që nuk kthenin mesazhe, biseda që vdisnin te “Hey”, match që nuk shkonin asgjëkundi. Pas pak javësh e fshiu. Pa shumë dramë, pa shumë keqardhje – thjesht nuk ishte vendi i saj.
Por pastaj erdhi kafja me Drenushën. Doli me shoqen e saj dhe ra, si zakonisht, tema e djemve dhe e jetës. Fjolla, pa e menduar dy herë – edhe pse vetë sapo e kishte fshirë aplikacionin – ia tha troç:
“Merre more dua.com, se aty ki veç shqiptarë edhe mundesh me gjet lehtë dashurine e jetes.“Drenusha e mori. Dhe pas pak kohe, Fjollës i erdhi lajmi – shoqja po fliste me një djalë dhe gjërat po dukeshin serioze.
Fjolla e dëgjoi dhe vërejti se diçka e lëvizi brenda saj. Si mundet të mos ketë funksionuar për të, por të funksionojë kaq shpejt për shoqen? Ndoshta nuk kishte qenë aplikacioni problemi. Shkurt 2024. E rihapi. Këtë herë me sy tjetër.
Gjermanishtja e tij dhe shqipja e saj
Arbri e kishte dëgjuar për dua.com rastësisht. Një bisedë me shokë. Një ide e hedhur si gjysmë shaka: “A ta provoj bre nihere?“
Por për të, kjo nuk ishte lojë. E dinte çfarë donte – dhe aplikacionet si Tinder ia kishin bërë të qartë se nuk do ta gjente aty. Prandaj, kur hyri në dua.com, hyri me qëllim.
E vendosi radiusin në 200 km. Filloi të shfletonte. Bisedat vinin dhe iknin shpejt – ndaloheshin te “Hey, qysh je?” dhe nuk shkonin asgjëkundi. Dukej si gjithmonë.
Derisa u shfaq profili i Fjollës. Më vonë do ta përshkruante shumë thjesht: “Kur i pashë sytë e saj… u dashurova menihere.“
Ai i bëri like. Fjolla ia ktheu. Match. 6 mars 2024.
Arbri i shkroi gjermanisht – logjike, mendoi ai, ajo jeton në Gjermani. Fjolla ia ktheu shqip. Jo gabimisht. Me qëllim. Sepse Fjolla nuk kërkonte një gjerman – kërkonte një shqiptar. Dhe gjuha ishte testi i parë. Arbri nuk e kuptoi menjëherë çfarë po ndodhte: “Filluan me kap nervat… çka ka more kjo qikë kshtu?” – por nuk u mërzit. Filloi edhe ai të fliste gjuhën e zemrës.
Pas 4–5 ditësh bisedash në aplikacion, kaluan në Instagram. Pastaj ndërruan numrat. Arbri ishte Premium – jo rastësisht. Nuk donte profile fake dhe e kishte vendosur: nëse po investonte kohë, do të investonte seriozisht.


Zëri i saj dhe nata që nuk e harroi
Telefonata e parë ndodhi një të shtunë. Fjolla e thirri. Arbri ishte duke luajtur PS5 – në mes të ndeshjes, i zhytur plotësisht. E mori telefonin, biseduan shkurt, dhe pastaj e uli dhe vazhdoi lojën. “E ndala telefonin dhe e vazhdova lojën” – e tregon tani duke qeshur, si dikush që e di sa e çmendur tingëllon.
Por ajo natë nuk shkoi kështu. Sapo mbaroi loja, Arbri gjeti veten duke menduar për zërin e saj. Atë ton të qetë, atë mënyrë si fliste. Kishte diçka aty që nuk e linte të qetë. Ndjesia që kishte lëshuar diçka para se ta kuptonte plotësisht – e nxiti ta merrte sërish atë natë.
Nga ajo natë, telefonatat u bënë ritual. Çdo mbrëmje, pa marrëveshje formale, thjesht ndodhte. Fjolla mbante 2 punë dhe orari i saj ishte i ngarkuar deri vonë – por gjithnjë gjente kohën. Bisedat zgjasnin me orë. Gjumi i thërriste, por zemra nuk ndalonte.
Dhjetë ditë pas match-it, Arbri mori një vendim. U nis për Stuttgart. 250 kilometra për një takim të zemrës.
“A dalim opet?” – Takimi i parë dhe pyetja që nuk priti
U takuan tek puna e Fjollës. 3 orë. Biseduan për gjithçka – për jetën, për familjen, për vendlindjen, për dashurinë. Thjesht 2 njerëz që zbulonin se kishin shumë për ti thënë njëri-tjetrit. “Kemi bisedu për gjithçka. Tepër më kanë pëlqy bisedat me Fjollën.“
Kur u kthye te vëllai ku po qëndronte, mendja nuk qëndroi aty. Rrinte te ato 3 orë, te ato biseda, te mënyra si kishte folur. Dhe mbrëmja nuk mbaroi pa vepruar. I dërgoi mesazh: “A dalim opet?” Fjolla tha po.

Gjashtë muaj luftë për zemrën e një vajze të vetmuar
Fjolla ishte e vetmuar në Gjermani – jo me kuptimin e pikëllimit, por me kuptimin e dikujt që ka ndërtuar gjithçka vetë dhe është bërë pak si shumë e pavarur, duke mbyllur pa e kuptuar edhe dyert e zemrës. Familja larg, puna e rëndë, ditët identike. Hapja ndaj dikujt tjetër nuk ishte prioritet – sepse nuk kishte qenë e nevojshme.
“Arbri ka bo shumë për këtë lidhje, por une jom kon pak konfuze” – thotë Fjolla sot me ndershmëri të plotë. “Prej Arbërit vike ma shumë interesim, prej meje jo.“
Arbri e ndjente. Dhe si një burrë i vendosur, e dinte se çfarë duhej bërë për të fituar dashurinë e jetës së tij. Filloi të luftojë. Jo me fjalë të mëdha – me prani. Me lule që vinin pa paralajmërim. Me vizita 500 km vajtje-ardhje, çdo herë, pa ankim. Me surpriza që tregonin se ky nuk ishte dikush që po provonte fatin – ishte dikush me vendim. “Edhe blica kam pagu… për dashni edhe blica kom honger!” – thotë me atë humor të tij, por pas humorit qëndron një e vërtetë e thjeshtë: dashuria do të fitonte në fund.
Fjolla u dorëzua ndaj dashurisë dhe zemrës së saj. “Ky djalë e ka seriozisht.“
Pas 6 muajsh takimesh, telefonatash dhe durimi, u bënë çift zyrtarisht. Ishte 27 shtatori 2024 – e premte. Arbri i solli 27 lule.

Unaza, familja dhe një emër i rezervuar
Mamaja e Arbërit e kishte ndier herët – nënat kanë atë radar që nuk mashtrohet. “Diçka tek ky djali ka ndryshuar. koka dashuru.” 🙂
Fjolla e ndajti dashurinë e saj së pari me vajzën e axhës, pastaj me nënën, pastaj me babanë – prindër që jetonin në Kroaci dhe Arbrin e panë për herë të parë përmes ekranit të telefonit. Kjo nuk e ndaloi Arbërin t’u fitonte zemrat edhe nga larg.
Pas 3 muajsh si çift, Fjolla u shpëngul te Arbri. Viti i Ri 2025 erdhi me të dyja familjet nën të njëjtën çati – një moment që pak muaj më parë nuk do ta kishin imagjinuar.
Prilli i vitit 2025. Arbri kishte planifikuar gjithçka për propozimin ndaj Fjollës – me ndihmën e motrës, çdo detaj, saktësisht ashtu siç Fjolla e kishte imagjinuar gjatë gjithë jetës. Propozimi ndodhi. Fjolla tha po.
Martesa është planifikuar për 2026 në Gjermani. Dhe nëse u lind vajzë?
“E kemi plan me e qujt Dua.”




Dashuria të gjen, dashte apo nuk dashte
Fjolla dhe Arbri e përshkruajnë njëri-tjetrin me të njëjtat fjalë: të dashur, empatikë, të kuptueshëm. Pushimin e parë bashkë e bënë në Ulqin. Pas 7 muajsh e kuptuan që historia e tyre ishte e vërtetë.
Për Arbrin, gjuha dhe tradita nuk kanë qenë kurrë thjesht dëshira – kanë qenë vijë e kuqe: “Për mu ka qenë shumë e rëndësishme me gjet një shqiptare, me rujt traditën dhe gjuhën.” Edhe Fjolla e ndan atë ndjenjë.
Dhe për ata që hezitojnë?
“Nuk e besoja shumë në fillim, por sot jam dëshmi që dashuria mund të vijë edhe nga një ‘match’. Mos hezito – mund të jetë fillimi i historisë tënde më të bukur.“
Gjeje dashurinë e jetës






