Gazmendi & Vjosana
- Martuar në 2024
- Fejuar në 2023
- Gjermani
Nga një profil pa foto tek një familje me katër zemra

Gazmend

Vjosana

Gazmendi nga Shkupi dhe Vjosana nga Klina nuk e kishin planifikuar kurrë se dashuria do t’i gjente përmes një ekrani. Ai ishte skeptik, ajo kishte një profil pa foto – dhe megjithatë, diçka i shtyu të dy të mos dorëzoheshin. Sot jetojnë në Gjermani me 2 djemtë e tyre binjakë dhe ndërtojnë një jetë që nisi me një like të thjeshtë në dua.com.
Shkupi dhe Klina – dy rrugë që nuk ishin takuar kurrë
Gazmendi, 30 vjeç, është nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut. Njeri i qetë, i duruar, dhe thellësisht familjar. Vjosana e përshkruan si shembull për familjen – dikë që nuk flet shumë për veten, por veprimet e tij flasin më shumë se fjalët.
Vjosana, 27 vjeçe, ka lindur në Gjermani gjatë luftës së Kosovës. Pas luftës, familja u kthye në Kosovë, por më vonë nëna vendosi t’i dërgonte fëmijët sërish në Gjermani për një jetë më të mirë. Për 5 vite, Vjosana qëndroi në Kosovë vetëm me motrën e saj – pa prindër pranë. Vite të cilat nuk do të ishin të lehta për familjen, por të cilat e bënë shumë të pavarur dhe të gatshme për atë cilën jeta i kishte planifikuar.
Kur u kthye në Gjermani, filloi punën kalimtare si dado dhe në të njëjtën kohë u përgatit për të vazhduar në Ausbildung. Tepër e vendosur dhe e suksesshme – përsëri diçka mungonte.
“Le breh, qysh po don ni aplikacion me ta gjet fatin?”
Gazmendi e kishte parë shpesh dua.com në rrjetet sociale, por bindja nuk ishte aty. Ai mendonte ashtu siç mendojnë shumë: “Kush e gjen dikë nëpërmjet telefonit?” Një ditë e instaloi – pa pritshmëri, pa plan, vetëm kuriozitet.
Vjosana nga ana tjetër ishte duke ndjekur kursin e gjuhës gjermane kur aplikacioni i doli në TikTok. Vendosi ta provonte. Profili i saj ishte i thjeshtë – madje pa foto. Thjesht emri dhe disa informacione bazike.
U regjistrua më 23 mars 2023. Një ditë më vonë – më 24 mars – i bëri like Gazmendit. I mjaftoi vetëm 1 ditë.
Ai e pa profilin bosh. Për një moment mendoi ta kalonte. Por diçka e ndaloi – nuk e di as vetë çka ishte – dhe vendosi t’i shkruante. Asnjëri nuk e dinte se ky mesazh i parë do t’i ndryshonte jetën.
Nga mesazhe të shkurtra tek biseda që nuk mbaron
Filluan me mesazhe të vogla. Gjëra të thjeshta – si je, çka bon, ku jeton. Por ngadalë, fjala pas fjale, bisedat u thelluan. Filluan të flisnin për familjen, për vështirësitë, për gjëra që nuk ia tregon kujtdo.
Pas 1 jave kaluan në Snapchat. Dhe aty ndryshoi ritmi. Flisnin çdo mëngjes, çdo mbrëmje, çdo natë. Nuk ishte më vetëm njohje – ishte diçka që po merrte formë.
Gazmendi, megjithëse i qetë nga natyra, e ndjente se kjo bisedë nuk ishte si të tjerat. Vjosana kishte diçka – një sinqeritet që nuk e gjente lehtë te njerëzit. Ajo fliste pa maska, pa lojëra, pa pritje.
Dhe Vjosana nga ana e saj po zbulonte dikë që e dëgjonte vërtetë. Jo vetëm fjalët – por edhe heshtjet. Dikë që mendonte para se të fliste dhe që kujdesej pa e thënë me zë. Për 5 muaj, lidhja e tyre u ndërtua vetëm përmes ekranit. Pa u takuar asnjëherë, pa u parë sy më sy – vetëm zëri, fjalët dhe besimi që po rritej çdo ditë.
Kur dashuria vjen shumë shpejt, edhe burrat frikohen
Por pikërisht aty ku gjithçka po shkonte mirë, diçka ndodhi.
Gazmendi filloi të tërhiqej. Jo ngadalë – por papritur. Mesazhet u bënë më të rralla, pastaj ndalën krejtësisht. I tha Vjosanës se ishte në spital. Por nuk ishte e vërtetë.
E vërteta ishte më e thjeshtë – dhe më e ndërlikuar njëkohësisht. Gazmendi po binte në dashuri. Dhe kjo po e trembte.
Dëgjojmë shpesh për vajzat që frikohen kur ndjenjat bëhen serioze. Por e njëjta gjë u ndodh edhe burrave – edhe atyre më të mirëve. Gazmendi e ndjente se kjo lidhje po e tërhiqte me një forcë që nuk e kishte pritur. Gjithçka ishte shumë e përshtatshme, shumë e natyrshme, shumë e saktë – dhe pikërisht kjo e bënte të frikshme. Sepse kur diçka duket si në film, mendja fillon të pyesë: a është e vërtetë kjo? A jam gati? A dua vërtetë ta hap zemrën kaq shumë?
Për 2 javë, Gazmendi luftoi me veten e tij. Me dyshimin, me frikën nga dështimi, me pyetjen nëse ishte gati ta merrte përgjegjësinë e një dashurie të vërtetë. “Nuk kom dasht me lëndu Vjosanën. Kom pas nevojë me kon i sigurt që kjo osht e duhura.”
Për Vjosanën, ato 2 javë ishin ndër më të vështirat. Çdo ditë pa mesazh ishte më e gjatë se e kaluara. Nuk e dinte çka po ndodhte – vetëm se heshtja dhembte. Por brenda saj kishte një zë që nuk heshtte. Diçka i thoshte se kjo njohje ishte ndryshe. Se ky njeri ia vlente pritjes – edhe kur prita s’kishte garanci.
Dhe ajo vendosi të mos dorëzohej. Kur Gazmendi u kthye, nuk u kthye me gjysmë zemre. U kthye i vendosur. Jo sepse kishte marrë përgjigje për çdo pyetje, por sepse 2 javë pa Vjosanën i kishin dhënë përgjigjen më të qartë: jeta pa të ishte më e zbrazët se rreziku i dashurisë.
Prishtina, 3 gushti – kur fjalët u bënë realitet
Pas 5 muajsh komunikim vetëm, erdhi dita kur do të qëndronin para njëri-tjetrit për herë të parë.
3 gushti. Prishtinë. Gazmendi e dinte brenda sekondave.
“Qysh në takimin e parë e kom dite që Vjosana osht e duhura. Rash në dashuri qysh në takimin e parë.”
Vjosana për takimin e parë kishte ardhur në Prishtinë. Në shtëpi nuk u kishte treguar që po takohej me Gazmendin, por u kishte thënë se po dilte me çikat e dajës. Por për fat të keq, çikat e dajës kishin qenë te Vjosana në shtëpi atë mbrëmje
10 ditë më vonë, kur Vjosana kishte shkuar me familjen në pushim, nuk kishte pasur guximin t’i thoshte live, por ishte treguar tepër kreative duke i dërguar mesazh, edhe pse ishin vetëm një çadër larg.
Mesazhi në telefon ishte: “A je i gatshëm me pas edhe një dhëndër të ri?”
Babai iu përgjigj me qetësi: “Mos u ngut.”
Por Vjosana tashmë e dinte. Zemra e saj kishte vendosur – shumë para se babai ta jepte përgjigjen.

Një biletë pa pyetur askënd
Në nëntor, Vjosana mori një vendim spontan: preu një biletë për në Shkup për të takuar familjen e Gazmendit. Pa pyetur askënd. Pa kërkuar leje.
Kaloi 4-5 ditë me familjen e tij dhe u ndje e pranuar menjëherë – si dikush që kishte qenë gjithmonë pjesë e asaj shtëpie. Ishte momenti kur të dy kuptuan se ajo çka kishin ndërtuar përmes ekranit ishte e vërtetë edhe në jetën reale.
Më 29 dhjetor 2023 u bë fejesa – një tubim i ngrohtë familjar, mes buzëqeshjeve, lotëve të gëzimit dhe duarve që shtrëngoheshin fort.
12 marsi – data që mban dy histori brenda vetes
Mars 2024 solli një dhimbje që askush nuk e priste. Babai i Gazmendit ndërroi jetë më 12 mars. Dasma që ishte planifikuar nuk u realizua. Jeta ndaloi për një moment – dhe Gazmendi u gjend mes humbjës së njeriut që e kishte formuar si burrë.
Por jeta, siç bën shpesh, jep dhe merr në të njëjtën kohë.
Në të njëjtën periudhë, Vjosana zbuloi se ishte shtatzënë. Ishte një moment ku gëzimi dhe trishtimi u ndeshën ballë për ballë – lindja e një jete të re mes dhimbjes për atë që nuk ishte më. Gazmendi u zhvendos në Gjermani. Filloi punën. Bashkë filluan të ndërtonin jetën nga e para – larg shtëpisë, por me njëri-tjetrin pranë.
Dhe saktësisht 1 vit më vonë – më 12 mars 2025 – lindën 2 djemtë e tyre: Nil dhe Noarti.
Gazmendi ishte në sallën e lindjes. Momenti kur i pa për herë të parë ishte i paharrueshëm.“Kur erdhën në jetë… dashuria u dyfishu edhe niherë ma shumë.” Një datë që dikur sillte vetëm dhimbje, tani mban brenda vetes edhe fillimin e kapitullit më të bukur.




Katër zemra, një shtëpi
Sot Gazmendi dhe Vjosana jetojnë në Gjermani me Nilin dhe Nartin. Jeta nuk është gjithmonë e lehtë – ka netë pa gjumë, ka lodhje, ka përgjegjësi që rriten çdo ditë. Bashkëjetesa e tyre nuk është e përsosur – por është e sinqertë. Ka dashuri, durim dhe shumë përkushtim.
“Çdo ditë bindemi edhe ma shumë që kemi zgjedhjen e duhur pranë vetes.”
Gazmendi e përshkruan Vjosanën me 3 fjalë: e sinqertë, mbështetëse, plot dashni. Vjosana thotë për Gazmendin: i qetë, i durshëm, shembull për familjen. Nga një profil pa foto tek një familje me 4 zemra – historia e tyre nuk ishte e planifikuar, por ndoshta pikërisht për këtë arsye ndjehet kaq e vërtetë.



Mesazhi i tyre për ty
“Jo,” thonë të dy pa hezitim kur i pyet a do ta kishin gjetur njëri-tjetrin pa dua.com.
Gazmendi thotë: “Ma shumë i besoj dua.com se njerëzve që thojnë ‘hajt ta gjej unë dikën’. Krejt komplet e kundërta mka dal.”
Vjosana shton duke qeshur: “Mu dua.com mka dal në TikTok – edhe ma gjeti fatin e jetës. Nuk kom besu që une kom mu kon qaq e vendosme.”
Mesazhi i tyre për çdokë që hezitton:
“Ata që mendja s’ta pret – zemra e gjen. Mos e keqpërdor, por shfrytëzoje edhe gjej fatin e jetës. Se ni ditë ki me qenë faleminderues, njëjtë si na.”
Gjeje dashurinë e jetës










