Dasmat myzeqare: Ja si bëhen ato

  • dua.com Team ·
  • 17.04.2023 ·
  • Komuniteti ·
  • 5 min read

Dasmat myzeqare, sikurse dasmat në krahinat e tjera shqiptare, kanë zakone dhe rite të ndryshme.

Myzeqeja është një krahinë në Shqipëri, e cila shtrihet nga pjesa jugore.

Ceremonia tek kjo krahinë është një miks i traditave të hershme dhe elementeve moderne dhe mund të zgjasë disa ditë.

Në dasmat myzeqare, çifti dhe mysafirët janë të veshur me kostume tradicionale të ukura, ndërsa ushqimet janë të pasura me shije fantastike.

Gjithashtu, ka shumë tradita të veçanta që i bëjnë këto dasma unike, siç janë dërgimi i pajës, hedhja e gotës së ujit dhe kërcimi i valles tradicionale “valle e Dallëndysheve”.

Këto dasma nuk janë vetëm një festë për çiftin që martohet, por edhe një rast i veçantë për familjen dhe shoqërinë për të festuar një moment të rëndësishëm të jetës.

Në këtë artikull, do mund të lexosh më gjerësisht se si bëhen dasmat myzeqare si dhe ritet e tyre.

Dasmat myzeqare: Ritët

Dasmat myzeqare kanë rite të ngjajshme me dasmat tiranase, duke filluar nga përgaditja e dasmës.

Përgaditja e dasmës myzeqare

Dasma fillon diten e enjte. Në atë ditë, vajza dhe djali fillojnë të qepin një nishan të veçantë, që qepet me shtatë shamia dhe në cepat e tij ngjiten lekë dhe lule të bukura.

Pasi përfundon qepja e tij, nishani dërgohet në shtëpinë e dhëndrit, së bashku me pajen.

Kur arrin tek shtëpia e dhëndrit, nishani ngrihet mbi një shkop të veçantë me tre degeza, ku secila degë dekorohet me një kokërr mollë të freskët.

Ky shkop quhet “Duvak”, dhe është një shenjë e veçantë e kësaj dasme magjike.

Dita e martesës është një ditë e veçantë për çdo çift, por për çiftin nga Myzeqeja, Duvaku është një pjesë e rëndësishme e kësaj diteje.

Megjithatë, një kusht i rëndësishëm është që mollet në Duvak të mos merren nga njerëzit e nuses, sepse ato konsiderohen si “fatsjellësese”.

Kështu, pasi nusja merr Duvakun me vete, njerëzit e dhëndrit mbajnë kujdes që të mos i lejojnë njerëzit e nuses të afrohen dhe të prekin mollet në Duvak.

Në ditën e enjte, merret paja e nuses dhe në mbrëmje të së premtes, ata organizojnë një festë për ta festuar këtë ngjarje të veçantë.

Ceremonia e marrjes së nuses 

Të dielen në mëngjes, ditën e dasmës, dhëndri viziton shtëpinë e nuses për të marrë nusen.

Nusja, e vendosur të tregoj disa tradita të bukura, hedh një gotë ujë në këmbë kur del nga pragu i shtëpisë.

Vëllai dhe daja e përcjellin jashtë shtëpisë nusen, ndërsa dhëndri e pret jashtë derës.

Rruga që nusja ecën deri tek makina e dhëndrit spërkatet me raki për ta pastruar nga të “ligat” që mund t’i kenë bërë dashakeqësit.

Një moment i paharrueshëm ndodh kur shishja e rakisë thyhet te makina.

Kur nusja zbret nga makina te shtëpia e dhëndrit, pritet me llokume të ëmbla. 

Atje, nuses i lyhen gishtat me mjaltë për ta larë derën e shtepisë tre herë.

Gishtat me mjaltë pastaj provohen nga vjehrri dhe dhëndri.

Nusja pastaj futet në dhomën e saj, ku një djalë i vogël heq një këpucë per të marrur lekët që janë vendosur aty.

Një djalë tjetër i vogël i ulët në prehër që fëmija i parë i saj të jetë djalë.

Në ditën e hëne shfaqet paja e nuses dhe nusja shpërndan peshqirët që ka sjellë për familjarët e burrit të saj.

Paja e nuses 

Ky zakon i pajës së nuses, i njohur si “paja myzeqare”, ka qenë një traditë e hershme që ka kaluar gjenerata të tëra në Shqipëri.

Që nga momenti i lindjes së vajzës, nëna e saj kujdeset për gjithcka që duhet të përdoret për pajë, duke përfshirë peshqirë, mbulesa, çarçafë dhe materiale të tjera të ngjashme.

Në fakt, përgatitja e pajës së nuses do te ishte nje mundim i gjatë dhe i vështirë për nënën, por një detyrë e jashtëzakonshme.

Me kalimin e viteve, ky zakon ka mbetur i fortë dhe ende praktikohet me kujdes nëpër fshatra dhe qytete nëpër gjithë vendin.

Me të drejtë, paja e nuses është një pjesë e paharrueshme e historise së dasmave shqiptare, jo vetëm asaj myzeqare.

dua.com Team

Related