Valle Tropojane apo Valle Kukesi, cila eshte me e veshtira?
- dua.com Team ·
- 30.09.2024 ·
- Uncategorized @sq ·
- 3 min read
Valle Tropojane apo Valle Kukesi, cila është më e vështira? Kuptohet se Shqipëria ka shumë valle të bukura, mirëpo dy prej tyre cilësohen si të vështira për tu kërcyer. Por, cila prej tyre është më e vështira?
Më poshtë do t’ju shpjegojmë si kërcehet secila dhe më pas do t’ju tregojmë cila është më e vështira për tu kërcyer.
Valle Tropojane ose Vallja e Tropojës
Vallja e Tropojës kërcehet më tepër në Malësi te Gjakovës, megjithatë është e përhapur në të gjithë Shqipërinë. Si valle është tepër e vecantë me një ritëm eksluziv të vetin. Meshkujt e kërcejnë këtë valle me forcë dhe dinamizën, ku përfshihet edhe spontaniteti gjatë valles.
Nga ana tjetër femrat e kërcejnë këtë valle më me hijeshi, elegance e hera herës me shpërthime plot krenari. Vallja malësore e Malësisë se Gjakovës e nis ritmin pikërisht sikur rrahjet e krahëve të shqiponjës.
Një tjetër kërcim tipik në veri të Shqiperisë është edhe vallja e Kukësit. Vallja e Kukësit kërcehet pa frikë kudo e thuajse në cdo dasëm.
Ritmi shpërthyes i daulles shoqëruar me hedhjet e hapave gjithë stil dhe vendosmëri, e bën këtë valle të vështirë për tu kërcyer por tepër mbreslënëse. Si meshkujt e femrat konkurojnë fort ta kërcejnë fuqishëm këtë valle duke e shtuar apo ngadalësuar ritmin e hapave e të kapur përdore nga hera në herë.
Cila është më e vështira për tu kërcyer?
Valle Tropojane apo Valle Kukesi, cila është më e vështira? Përgjigja nuk është edhe aq e lehtë. Ndërsa vallja e Tropojane e ka të ndarë rolin mes meshkujve e femrave si dhe ka më tepër hapa për tu mbajtur mend, vallja e Kukësit mban vendin si më e vështira.
Jo domosdoshmërisht për hapat e saj, por për ndjekjen e ritmit dhe rezistencën gjatë kërcimit. Megjithatë, duhet theksuar se të dyja vallet janë unike në rolin e tyre. Fakti se kemi valle kaq të bukura dhe fantastike dëshmon se sa kulturë e pasur jemi nga veriu në jug.