A je ti një nga shumë vajza beqare që ndihen nën presion nga familja, shoqëria apo rrjetet sociale, për ta gjetë dashurinë? A po i shmangesh takimeve familjare thjesht sepse je lodh nga këto pyetje? A po të lëviz diçka brenda teje sa herë që në feed të shfaqet një çift i lumtur? Ky artikull është për ty!
Së pari, dije që e vërteta është se çdo histori dashurie ka ritmin e vet. Nëse je në kërkim të një partneri serioz, këto këshilla mund të të ndihmojnë ta shijosh procesin dhe të marrësh vendime më të mira.
Gjetja e dashurisë nuk është një garë që duhet ta fitosh sa më shpejt. Shumë vajza beqare e bëjnë këtë gabim. Përkundrazi, është një periudhë e vlefshme ku ke mundësinë të investosh tek vetja, të kuptosh më mirë çfarë kërkon nga një partner dhe të krijosh njohje që kanë potencial të shndërrohen në një lidhje të shëndetshme.
Për më shumë rreth kësaj teme, lexoni Një takim – Pse ai ju shkruan por nuk ju fton? dhe Si të flirtoni me një femër online?.
A e din se nuk je vetëm?
- Miliona njerëz në mbarë botën janë beqarë dhe kërkojnë një lidhje serioze.
- Numri i çifteve që njihen online është në rritje çdo ditë.
- Shumë përdorues të aplikacioneve të njohjeve kanë krijuar një lidhje serioze ose martesë.
- Mosha mesatare e martesës vazhdon të rritet çdo vit.
- Cilësia e partnerit ka shumë më tepër rëndësi sesa shpejtësia me të cilën e gjen atë.
15 këshilla për vajza beqare që kërkojnë dashurinë e vërtetë
1. Mos e shiko statusin “beqare” si një problem
Statusi yt nuk përcakton vlerën tënde. Të jesh beqare nuk do të thotë se diçka nuk shkon me ty apo se ke diçka më pak se të tjerat. Përkundrazi, kjo periudhë mund të jetë një mundësi për t'u njohur më mirë me veten dhe për të ndërtuar jetën që dëshiron, pa kompromise të panevojshme.
2. Investo tek vetja
Nuk mundesh me pasë një lidhje të shëndetshme me dikë tjetër pa pasë një marrëdhënie të mirë me veten. Këtë fakt e injorojnë shumë vajza beqare. Zhvillo aftësi të reja, lexo, udhëto, kujdesu për shëndetin fizik dhe emocional. Sa më e sigurt të ndihesh me veten, aq më të lehtë do ta kesh të ndërtosh një marrëdhënie të shëndetshme me një partner.
3. Mos e krahaso jetën tënde me atë që sheh në rrjetet sociale
Fotografitë perfekte nuk tregojnë gjithmonë realitetin. Çdo çift ka sfidat e veta, edhe nëse nuk i publikon. Fokusohu tek rrugëtimi yt dhe mos lejo që krahasimet të ndikojnë në mënyrën si e sheh veten.
4. Bëhu e qartë për atë që kërkon nga një partner
Pyete veten:
- Cilat janë vlerat që nuk mund t'i negocioj?
- Çfarë pres nga një lidhje?
- Si dua të ndihem pranë partnerit?
Sa më e qartë të jesh me pritshmëritë e tua, aq më lehtë do të dallosh personat që janë të përshtatshëm për ty.
5. Mos prano më pak sesa meriton
Vetmia nuk është arsye për të qëndruar në një marrëdhënie që nuk të bën të lumtur. Respekti, besimi dhe komunikimi nuk janë luks, por baza e çdo lidhjeje serioze. E nëse nuk e din kah me fillu kërkimin për fatin e jetës, qe çka thonë të tjerët për dua.com.
6. Dil nga zona e rehatisë
Nëse rutina jote nuk ndryshon, edhe mundësitë për të njohur njerëz të rinj mbeten të kufizuara. Provo aktivitete të reja, kurse, udhëtime, evente apo vullnetarizëm. Ndonjëherë një hap i vogël mund të të çojë drejt një njohjeje të rëndësishme.
7. Njih njerëz të rinj
Mos u kufizo vetëm tek rrethi yt aktual. Prano ftesa nga miqtë, merr pjesë në aktivitete që të pëlqejnë dhe krijo njohje të reja. Edhe nëse nuk gjen menjëherë partnerin e duhur, do të zgjerosh rrethin shoqëror dhe do të fitosh përvoja të reja.
8. Jepi një mundësi dua.com
Sot shumë lidhje serioze fillojnë online. Platforma si dua.com u japin mundësi shqiptarëve nga e gjithë bota të njohin njerëz që ndajnë të njëjtat vlera dhe kanë qëllime të ngjashme. Në vend që të presësh rastësinë, mund të zgjerosh mundësitë e tua duke njohur persona që janë gjithashtu në kërkim të një lidhjeje serioze.
Këtu mund të lexosh historitë e dhjetra vajzave që kanë qenë në pozitën tënde e që sot e kanë gjetë dashninë e jetës dhe janë të lumtura.
9. Komuniko hapur që në fillim
Mos ki frikë me lyp çka don. Komunikimi i sinqertë shmang keqkuptimet dhe ndihmon të kuptosh nëse ke të njëjtat preferenca si partneri potencial. Nuk ka asgjë të gabuar të thuash se dëshiron një lidhje serioze.
10. Mos injoro “red flags”
Kur dikush tregon mungesë respekti, gënjen vazhdimisht, manipulon ose nuk respekton kufijtë e tu, mos i justifiko këto sjellje. Lexo edhe artikullin tonë mbi red flags për të kuptuar cilat janë shenjat që nuk duhen injoruar.
11. Vlerëso edhe “green flags”
Po aq sa është e rëndësishme të dallosh shenjat paralajmëruese, është e rëndësishme të vlerësosh edhe cilësitë pozitive. Një partner që komunikon me respekt, mban premtimet, të mbështet dhe të bën të ndihesh e sigurt është një shenjë e mirë për një marrëdhënie afatgjatë. Lexo edhe artikullin Si ta gjejmë fatin e jetës?
12. Ki durim
Dashuria nuk ka afat. Mos u ndiko nga presioni për t'u martuar apo për të qenë në një lidhje brenda një moshe të caktuar. Marrëdhëniet më të mira ndërtohen me kohë dhe njohje të ndërsjellë.
13. Kujdesu për shëndetin emocional
Përpara se të kërkosh dikë që të të plotësojë, sigurohu që po kujdesesh për mirëqenien tënde. Praktiko aktivitete që të sjellin qetësi, kalo kohë me njerëzit që do dhe mos hezito të kërkosh ndihmë profesionale nëse e ndjen të nevojshme. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), shëndeti mendor është pjesë thelbësore e mirëqenies së përgjithshme dhe ndikon në mënyrën se si përballemi me sfidat, ndërtojmë marrëdhënie dhe marrim vendime.
14. Mos kërko përsosmërinë
Askush nuk është perfekt. Në vend që të kërkosh një partner pa asnjë të metë, kërko dikë me të cilin ke vlera të ngjashme, e respektoni njëri-tjetrin dhe jeni të gatshëm të zhvilloheni së bashku.
15. Beso se personi i duhur vjen në kohën e duhur
Çdo histori është unike. Mos e humb besimin vetëm sepse ende nuk ke takuar personin e duhur. Vazhdo të investosh tek vetja dhe qëndro e hapur ndaj njohjeve të reja. Kur të vijë momenti i duhur, do ta kuptosh se pritja ia ka vlejtur.
Si ta rrisësh vetëbesimin si vajzë beqare?
Vetëbesimi nuk vjen nga fakti nëse je apo jo në një lidhje. Ai ndërtohet nga mënyra se si e sheh veten, si kujdesesh për mirëqenien tënde dhe si i vlerëson arritjet e tua. Të jesh vajzë beqare nuk do të thotë të jesh “në pritje” të jetës. Përkundrazi, kjo është koha ideale për të investuar tek vetja dhe për të ndërtuar një jetë që të bën të lumtur edhe para se të njohësh partnerin e duhur.
Një mënyrë e mirë për ta testu vetëbesimin është t'i bësh vetes disa pyetje:
- A ndihem rehat edhe kur jam vetëm, apo kam nevojë që dikush tjetër të më japë ndjenjën e vlerës?
- A them “po” vetëm që të mos zhgënjej të tjerët, edhe kur në të vërtetë dua të them “jo”?
- A kam frikë të humbas dikë, edhe kur e di që nuk është personi i duhur për mua?
- A besoj se meritoj një partner që më respekton dhe më vlerëson?
Nëse përgjigjet nuk janë gjithmonë ato që do të dëshiroje, mos u shqetëso. Vetëbesimi nuk është diçka me të cilën lindim; ai ndërtohet çdo ditë përmes zgjedhjeve që bëjmë dhe mënyrës si flasim me veten.
Kur arrin ta shohësh veten si një person të plotë, jo si dikë që pret të “kompletohet” nga një marrëdhënie, edhe mënyra si zgjedh partnerin ndryshon. Nuk kërkon më dikë që të mbushë boshllëqet e tua, por dikë me të cilin mund të ndërtosh një jetë të përbashkët mbi respektin, besimin dhe vlerat e përbashkëta.
Gabimet që bëjnë shpesh vajzat beqare
Shpesh nuk është mungesa e mundësive ajo që pengon një lidhje të mirë, por disa zakone që përsëriten pa u kuptuar.
Nguten në lidhje
Frika nga vetmia mund të çojë në vendime të nxituara. Jepi kohë vetes të njohësh mirë personin përpara se të investohesh emocionalisht.
Ndryshojnë veten për dikë
Partneri i duhur do të të vlerësojë për atë që je. Mos hiq dorë nga personaliteti apo ëndrrat e tua vetëm për t'i pëlqyer dikujt.
E lidhin lumturinë vetëm me partnerin
Një marrëdhënie duhet ta pasurojë jetën tënde, jo të jetë burimi i vetëm i lumturisë.
E injorojnë intuitën
Nëse diçka nuk të duket në rregull që në fillim, mos e shpërfill atë ndjenjë. Intuita shpesh vëren gjëra që logjika i kupton më vonë.
Mendojnë se është “tepër vonë”
Dashuria nuk ka moshë. Çdo ditë njerëz krijojnë lidhje të reja, pavarësisht nëse janë në të 20-at, 30-at apo 40-at. Të jesh beqare nuk është një pengesë për të gjetur dashurinë. Përkundrazi, mund të jetë periudha ideale për të ndërtuar vetëbesim, për të kuptuar çfarë kërkon nga një partner dhe për të krijuar njohje më cilësore. Krijo profilin tënd falas në dua.com dhe fillo historinë tënde sot.
Pyetjet më të shpeshta
A është normale të jem vajzë beqare në të 30-at?
Po. Nuk ekziston një moshë “e duhur” për të qenë në një lidhje. Shumë njerëz gjejnë partnerin ideal në të 30-at ose edhe më vonë.
Si mund të njoh një partner serioz?
Kërko dikë që është i qëndrueshëm në sjellje, komunikon hapur, respekton kufijtë e tu dhe tregon interes të sinqertë për të ndërtuar një të ardhme së bashku.
A funksionojnë aplikacionet e njohjeve?
Po, kur përdoren me pritshmëri reale dhe me një profil autentik. Shumë çifte sot janë njohur përmes platformave të njohjeve si dua.com.
Si ta di nëse dikush ka qëllime serioze?
Shiko veprimet, jo vetëm fjalët. Një person që investon kohë, komunikon rregullisht, respekton kufijtë e tu dhe është konsistent në sjellje, zakonisht tregon se ka qëllime serioze.








