Ke kriju profil në dua.com, ke fillu me fol me dikë dhe po pyet veten: "A mundet ky me qenë fati jem i jetës?"
Shumë njerëz mendojnë që dashuria është thjesht fat. Në realitet, lidhjet më të forta ndërtohen mbi komunikim, respekt dhe përputhshmëri.
Së pari, dije se marrëdhëniet e shëndetshme nuk ndërtohen vetëm nga fati, por nga mënyra si dy persona komunikojnë, respektojnë njëri-tjetrin dhe rriten së bashku.
Për më shumë rreth kësaj teme, lexoni Si e gjeti Drini dashurinë e jetës në dua.com? dhe Mashkulli Ideal: 12 karakteristika se si ta gjejmë.
Në këtë artikull ke me mësu qysh me i rritë shanset për të gjetë fatin e jetës në dashuri, partnerin e duhur, si dhe cilat janë shenjat që tregojnë se një lidhje ka potencial të qëndrueshëm.
Çka dmth "fati i jetës"?
Ideja e "fatit të jetës" është romantike, ama në realitet një marrëdhënie e fortë nuk varet vetëm nga fati.
Psikologjia moderne e marrëdhënieve tregon se lidhjet e suksesshme ndërtohen me:
- komunikim të hapur
- respekt të ndërsjellë
- vlera të përbashkëta
- aftësi për të zgjidhur konflikte
Partneri i duhur nuk është ai pa probleme, por ai me të cilin problemet zgjidhen në mënyrë të shëndetshme.
10 hapa për të gjetë partnerin e duhur apo fatin e jetës
1. Dije çfarë kërkon
Një nga gabimet më të zakonshme në kërkimin e partnerit është mungesa e qartësisë. Shumë njerëz hyjnë në lidhje duke u bazuar vetëm në ndjenja momentale, pa e kuptuar çfarë realisht duan në afat të gjatë.
Para se të kërkosh "personin e duhur", është e rëndësishme të kuptosh veten:
- Çfarë vlerash janë të panegociueshme për ty? (p.sh., respekti, besnikëria, stabiliteti emocional)
- Çfarë lloj jete dëshiron të ndërtosh në 5–10 vitet e ardhshme?
- Çfarë sjelljesh nuk i toleron në një marrëdhënie?
Sa më i qartë të jesh me veten, aq më lehtë do të jetë të dallosh dikë që është realisht i përshtatshëm me ty dhe jo thjesht tërheqës në fillim.
2. Puno me veten
Marrëdhëniet e shëndetshme fillojnë gjithmonë nga vetja. Nëse nuk je mirë me veten, është e vështirë të ndërtosh një lidhje të qëndrueshme me dikë tjetër.
Kjo nuk do të thotë të jesh perfekt, por të jesh i vetëdijshëm për emocionet, sjelljet dhe nevojat e tua.
Çka ndihmon?
- Kur e rritë vetëbesimin përmes përvojave të reja
- Kur kujdesesh për shëndetin emocional dhe fizik
- Kur reflekton mbi marrëdhëniet e kaluara dhe mësimet prej tyre
- Kur vendos kufij të shëndetshëm
Kur ndihesh mirë me veten, nuk kërkon dikë që të "plotëson zbrazëtirat", por dikë që e ndan jetën me ty.
3. Dil nga rutina dhe zgjero rrethin social
Dashuria rrallë gjendet në të njëjtin rreth të mbyllur. Nëse çdo ditë është e njëjtë, edhe njerëzit që takon do të jenë të njëjtë.
Për t'i rritë shanset për njohje të reja:
- Provo aktivitete të reja (sport, kurse, hobi)
- Merr pjesë në evente sociale ose profesionale
- Mos refuzo ftesa të reja vetëm nga komoditeti
- Bëhu i hapur edhe ndaj njerëzve që nuk janë "tipi yt ideal" në fillim
4. Përdor platforma serioze si dua.com
Në ditët e sotme gjetja e partnerit të jetës përmes aplikacioneve për takime apo dating apps si dua.com, është mënyra më e natyrshme. Shumë histori dashurie sot nisin nga një profil në dating app. Për shembull, Leotrina dhe Arijani, dy shqiptarë të Suedisë, e gjetën njëri-tjetrin në dua.com dhe sot janë të martuar, e kanë edhe fëmijë.
Arti "u dashuru" në profilin e Agnesës
"Profili i saj ma mori zemrën. Fotot, informatat, përshkrimi, e kuptova menjëherë se ky është personi që e kam lyp gjithë jetën", thotë Arti.
Qysh me gjetë partnerin e duhur në dua.com?
- Plotëso profilin me sinqeritet.
- Përdor filtrat sipas vlerave që janë të rëndësishme për ty.
- Kushtoji rëndësi "Recommended Match".
- Mos u ngut me dalë në takim.
- Jepi kohë bisedës.
E çka është Recommended Match?
Çdo ditë dua.com ta rekomandon një person me të cilin ti përputhesh në shumë vlera dhe bindje, në bazë të profilit tënd. Recommended Match përdor informacionin nga profili dhe preferencat e tua për të sugjeruar persona me përputhshmëri më të lartë.
Lexo më shumë histori dashurie të suksesshme, që kanë nisë në dua.com.
5. Mos u ngut me e marrë vendime
Një nga arsyet pse shumë marrëdhënie nuk zgjasin është ngutja në fillim. Kur emocionet janë të forta, është e lehtë me e idealizu personin tjetër dhe me i injoru sinjalet paralajmëruese.
Një marrëdhënie e shëndetshme ndërtohet gradualisht. Gjej kohë për:
- Me kuptu karakterin real të personit
- Me pa qysh sillet në situata të ndryshme
- Me vlerësu konsistencën, jo vetëm momentet e bukura
Dashuria e qëndrueshme nuk është sprint, por një proces.
6. Komuniko hapur që në fillim
Komunikimi është baza e çdo lidhjeje të suksesshme. Shumë keqkuptime ndodhin sepse njerëzit nuk shprehin qartë çfarë mendojnë apo ndjejnë.
Në fillim të lidhjes, është e rëndësishme:
- me qenë i sinqertë për qëllimet e tua
- me i shprehë ndjenjat pa frikë
- me shtru pyetje të hapura për të njohur më mirë personin tjetër
- me dëgju aktivisht, jo vetëm sa me u përgjigj
Komunikimi i mirë krijon besim dhe shmang shumë zhgënjime më vonë. The Gottman Institute e vë komunikimin në themel të çdo lidhjeje afatgjatë.
7. Vëzhgo veprimet, jo vetëm fjalët
Fjalët mund të jenë bindëse, por veprimet tregojnë realitetin. Një person ndoshta të thotë fjalë të bukura, por sjellja e tij në përditshmëri është ajo që ka më shumë rëndësi.
Kushtoji vëmendje:
- Si sillet kur ka konflikt?
- A i respekton kufijtë e tu?
- A është konsistent në komunikim?
- Veprimet a i përputhen me fjalët?
Konsistenca është një nga shenjat më të forta të një partneri të duhur.
8. Mos injoro "red flags"
Në fillim të një lidhjeje, është e lehtë të justifikosh sjelljet që nuk janë të shëndetshme. Por disa shenja nuk duhesh me i injoru — për shembull, mungesën e respektit, kontrollin e tepërt ose xhelozinë e madhe. Red flags nuk bëhen më të vogla me kohën, shpesh bëhen më të mëdha. Mirëpo cilat janë green flags, apo shenjat e mira që duhet t'i identifikojmë dhe t'i vlerësojmë te një lidhje?
| Green flags | Red flags |
|---|---|
| Respekti | Kontrolli |
| Konsistenca | Sjellja e paqëndrueshme |
| Komunikimi | Manipulimi |
| Besimi | Xhelozia ekstreme |
9. Mbaj standarde, por mos kërko perfeksion
Me pasë standarde është e shëndetshme, mirëpo pritshmëritë perfekte shpesh e vështirësojnë krijimin e një lidhjeje reale.
Askush nuk është pa të meta. Pyetjet më të rëndësishme janë:
- A po më respekton?
- A po përputhemi në vlera?
- A mund të rritemi bashkë?
- A i besoj këtij personi?
Lidhjet më të forta ndërtohen mbi pranimin, jo mbi perfeksionin.
10. Zgjidh dikë që të sjell qetësi, jo konfuzion
Një marrëdhënie e shëndetshme nuk duhet me qenë burim stresi i vazhdueshëm. Edhe pse çdo lidhje ka sfida, në përgjithësi ajo duhet me të sjellë ndjenjë stabiliteti.
Një person i duhur zakonisht:
- Të jep siguri emocionale
- Nuk të bën me dyshu vazhdimisht
- Të respekton edhe në konflikt
- Kontribuon në qetësinë tënde, jo në kaosin tënd
Dashuria e mirë nuk është dramë, është qetësi që rritet me kohën. Kështu tregojnë edhe Hëna dhe Lumi, që te njëri-tjetri kanë gjetë qetësinë. Për më shumë, dëgjoje historinë e tyre.
Çfarë kanë të përbashkët çiftet që zgjasin?
- 39% e përdoruesve të platformave të takimeve online kanë krijuar një lidhje serioze ose janë martuar me dikë që e kanë njohur online. (Pew Research Center, 2020)
- 77% e përdoruesve të takimeve online kanë dalë në takim me dikë që e kanë njohur online. (Pew Research Center, 2020)
- Në një studim ndërkulturor që përfshiu 37 kultura, besueshmëria, mirësia dhe stabiliteti emocional u vlerësuan vazhdimisht ndër cilësitë më të rëndësishme për një partner afatgjatë. (David Buss et al.)
- Raporti 5:1 i ndërveprimeve pozitive ndaj atyre negative gjatë konfliktit është një nga parashikuesit më të fortë të marrëdhënieve të suksesshme. (The Gottman Institute)
Qysh e kuptuan ata që u njoftuan në dua.com se e kanë gjetë fatin e jetës?
- "Agnesa është një vajzë me karakter të fortë, punëtore dhe shumë e pjekur. Ajo më bën jashtëzakonisht të lumtur dhe jam krenar që e kam në jetën time." — thotë Gentriti, i cili e njohu të fejuarën e tij në dua.com.
- "Nuk e kisha menduar kurrë që mund të isha kaq e lumtur. Nuk besoja se do të gjeja një njeri si Benni, që kujdeset aq shumë për mua, është gjithmonë pranë meje dhe më surprizon vazhdimisht me gjeste të vogla." — thotë Dodona, e cila e njohu burrin e saj në dua.com.
- "Gjëja e parë që më tërhoqi ishte pamja e saj, por sapo filluam të bisedonim, kuptova se ishte personaliteti i Arditës ai që më bëri të kuptoj se ishte pikërisht personi që kisha kërkuar." — thotë Durimi, i cili e njohu gruan e tij në dua.com.
Si ta di që e kam gjetë personin e duhur?
Me e gjetë "personin e duhur" nuk është gjithmonë ndjenjë dramatike apo filmike. Në shumicën e rasteve, është një ndjenjë e qetë, e qëndrueshme dhe e natyrshme që rritet me kohën.
Nuk po flasim për perfeksion, por për një ndjesi sigurie dhe përputhshmërie që të jep qetësi mendore dhe emocionale.
Qe disa nga shenjat më të qarta që tregojnë se mund të jesh në një lidhje të shëndetshme dhe me potencial afatgjatë:
1. Ndihesh i/e qetë pranë tij/saj
Një nga shenjat më të forta është ndjenja e qetësisë që ke kur je me atë person. Nuk ka tension të vazhdueshëm, nuk ndihesh sikur duhet me aktru, apo të jesh dikush tjetër për me të pranu.
Në një marrëdhënie të shëndetshme:
- emocionet janë të qëndrueshme
- nuk ka ankth të vazhdueshëm
- prezenca e tij/saj të jep siguri, jo pasiguri
- ka mirëkuptim të dyanshëm
Qetësia emocionale është shpesh më e rëndësishme se "kimia e fortë" në fillim.
2. Mund të jesh vetvetja
Kur ke gjetë personin e duhur, nuk ndjen nevojën të fshehësh pjesë të vetes. Mund të flasësh lirshëm, të qeshësh, të ndash mendimet e tua pa frikë se do gjykohesh. Nëse duhet të ndryshosh vazhdimisht për t'u përshtatur, zakonisht nuk është marrëdhënie e shëndetshme.
3. Ka respekt të ndërsjellë
Respekti është themeli i çdo lidhjeje të fortë. Pa të, dashuria nuk mund të zgjasë. Respekti shihet në detaje të vogla:
- Qysh flisni me njëri-tjetrin në debate
- Qysh i trajtoni mendimet e ndryshme
- Qysh i respektoni kufijtë personalë
Në një marrëdhënie të mirë nuk ka nënvlerësim dhe nuk ka ofendime, por ka vlerësim për mendimin e tjetrit. Dashuria pa respekt nuk ka stabilitet.
4. Konfliktet zgjidhen pa dramë
Çdo marrëdhënie ka konflikte, por mënyra si i zgjidhni është ajo që e përcakton cilësinë e lidhjes.
Kur ke gjetë personin e duhur:
- Diskutimet nuk kthehen në luftë emocionale
- Ka dëshirë për zgjidhje, jo për "fitoren"
- Të dy palët dëgjojnë njëri-tjetrin
Në fakt, aftësia për të zgjidhur konfliktet me qetësi është një nga shenjat më të forta të një marrëdhënieje afatgjatë.
5. Keni vlera të ngjashme
Ndoshta nuk jeni identikë si persona, por keni të njëjtin drejtim në jetë.
Kjo përfshin:
- Mënyrën qysh e vlerësoni familjen
- Çka mendoni për besnikërinë
- Qëllimet afatgjata në jetë
- Stilin e jetesës
Shumë histori dashurie kanë filluar me një "Match" në dua.com, ama arsyeja pse kanë pas sukses nuk ka qenë fati, por respekti, komunikimi dhe përputhshmëria që ndërtuan bashkë. Ndoshta historia jote fillon me bisedën e radhës.
Përfundimi
Për ta gjetur fatin e jetës duhet edhe të jesh gati ta hapësh zemrën edhe ta pranosh. Në ditët e sotme, dating apps e kryejnë një pjesë të madhe të punës. Mjafton gatishmëria jote për ta kërkuar atë person. Të duhet vetëm një profil në dua.com për ta filluar këtë rrugëtim drejt dashurisë. E ti, çka po pret? Shkarko aplikacionin dua.com tani dhe gjeje fatin e jetës!
Pyetjet më të shpeshta
A ekziston fati i jetës në dashuri?
Po, shumë njerëz besojnë te "fati i jetës", por ekspertët e marrëdhënieve pajtohen se një lidhje e qëndrueshme ndërtohet mbi komunikimin, respektin, besimin dhe vlerat e përbashkëta. Përputhshmëria dhe përkushtimi janë po aq të rëndësishëm sa edhe ndjenjat.
Si e di që e kam gjetur personin e duhur?
Shenjat më të zakonshme janë ndjenja e sigurisë emocionale, komunikimi i hapur, respekti i ndërsjellë dhe aftësia për të zgjidhur konfliktet pa dramë. Nëse mund të jesh vetvetja dhe të ndihesh i/e vlerësuar, ka gjasa që ke gjetur partnerin e duhur.
Si të gjej partner për martesë në Kosovë?
Për të gjetur një partner për martesë në Kosovë, është e rëndësishme të dish çfarë kërkon në një lidhje, të zgjerosh rrethin social dhe të përdorësh platforma serioze si dua.com, ku mund të njohësh njerëz me vlera dhe synime të ngjashme.
A duhet ta dëgjoj familjen kur ma rekomandon një partner?
Këshilla e familjes mund të jetë e vlefshme, sidomos kur vjen nga njerëz që të njohin mirë. Megjithatë, një lidhje e shëndetshme ndërtohet nga njohja, komunikimi dhe zgjedhja e lirë e dy personave. Pranoje rekomandimin si mundësi për t'u njohur, por mos u ndje i/e detyruar të vazhdosh një lidhje nëse nuk ndien përputhshmëri.
Sa kohë duhet për të gjetur partnerin e duhur?
Nuk ka një afat të caktuar. Gjetja e partnerit të duhur varet nga gatishmëria emocionale, përputhshmëria me personin tjetër dhe mundësitë për të krijuar njohje të reja. Për shumë çifte, një lidhje serioze fillon kur të dy kanë pritshmëri dhe vlera të përbashkëta.








