Si të flirtosh me një femër? 10 këshilla për sukses

  • Argjenda Selmani
  • 03.04.2025
  • Përditësuar më 23.07.2026
  • Lifestyle
  • 7 min lexim
Si të flirtosh me një femër online

Përmbajtja

  1. Çka është flirtimi me femra?
  2. Qe çka mendojnë ata që po e kërkojnë partneren në dua.com
  3. Si të flirtosh me një femër online?
  4. Gabimet më të zakonshme gjatë flirtimit
  5. Qysh me ditë nëse edhe ajo po flirton?
  6. Çfarë mesazhe funksionojnë në dua.com?
  7. A je gati të flirtosh me një femër?
  8. Pyetjet më të shpeshta

A bllokohesh kur vjen puna të flirtosh me një femër? Nuk je i vetmi. Flirtimi me femra jo të gjithëve u vjen natyrshëm dhe kjo është normale. Megjithatë ky bllokim shumë herë ndodh sepse meshkujt e mendojnë flirtimin si diçka shumë të komplikuar.

Në fakt, shumë nga çiftet që janë njohur në dua.com tregojnë se historia e tyre nisi me një mesazh të thjeshtë, një pyetje interesante ose një bisedë spontane. Ndonjëherë, gjithçka që duhet është të guxosh të thuash "Përshëndetje" në mënyrën e duhur.

Hajde ta kuptojmë së bashku si të flirtosh me një femër pa e irrituar, pa qenë i bezdisshëm, por me sukses.

Për më shumë rreth kësaj teme, lexoni Një takim – Pse ai ju shkruan por nuk ju fton? dhe Vajza beqare – Arsyet pse nuk lidhen me meshkuj.

Çka është flirtimi me femra?

Flirtimi nuk është një lojë manipulimi dhe as një garë për të "fituar" dikë. Në thelb, është mënyra se si dy njerëz shprehin interes, krijojnë një lidhje dhe zbulojnë nëse kanë kimi, vlera dhe dëshirë për ta njohur njëri-tjetrin më mirë.

Sipas The Gottman Institute, marrëdhëniet e shëndetshme ndërtohen mbi respektin, kuriozitetin dhe komunikimin e sinqertë, jo mbi taktika manipulimi apo lojëra psikologjike.

Nëse po pyet veten si të flirtosh me një femër, përgjigjja nuk qëndron te frazat e gatshme apo lojërat psikologjike. Besimi në vetvete, respekti dhe autenticiteti janë shumë më tërheqës sesa çdo "pickup line".

Qe çka mendojnë ata që po e kërkojnë partneren në dua.com

Kurrë mos harro, një flirtim i shëndetshëm bazohet në:

  • interes të sinqertë për personin tjetër;
  • komunikim të lehtë dhe pozitiv;
  • respekt për kufijtë dhe ritmin e saj;
  • inteligjencë emocionale dhe aftësi për të dëgjuar.

Qëllimi nuk është të impresionosh me çdo kusht, por të krijosh një bisedë ku të dy ndiheni rehat.

Si të flirtosh me një femër online?

A e ke kriju profilin në dua.com? A je gati me dërgu InstaChats? Qe 10 hapa të thjeshtë që t'i rrisin gjasat, për mos me thanë të garantojnë, përgjigje prej femrave.

1. Bjer në sy ndryshe

Mos e harxho një InstaChat në dua.com për me dërgu një mesazh si "Hi", "Ç'kemi?", "Si je?". Një vajzë në dua.com merr shumë mesazhe të tilla. Ti shikoje profilin e saj, analizoje, e pastaj shkruaj diçka që lidhet direkt me të. Për shembull: "E pashë që të pëlqen hiking. Cili është vendi më i bukur ku ke qenë?". Një mesazh si ky tregon se ke investuar pak kohë për ta njohur dhe femrat e vlerësojnë këtë gjë.

Qe qysh funksionon InstaChat-i:

2. Analizo profilin e saj përpara se t'i shkruash

Qysh thamë, profili është pika më e mirë e nisjes ama edhe e mbajtjes së bisedës. Sa më specifik të jetë mesazhi, aq më natyrshëm do të rrjedhë biseda. Orientoje bisedën nga interesat, hobet, sportet, muzika, filmat e librat që i pëlqejnë. Kjo është mënyra më e mirë e flirtimit.

Për shembull Lumi, që sot është i martuar me Hënën, kur ia pa foton e profilit në dua.com, u impresionua nga sytë e saj — dhe gjithçka nisi me një gjest të thjeshtë. Nganjëherë diçka kaq e vogël, por personale, mundet me qenë fillimi i duhur.

3. Bëj pyetje të hapura

Pyetjet që marrin përgjigje vetëm me "po" ose "jo" e mbyllin bisedën. Në vend të: "A të pëlqen të udhëtosh?" provo: "Nëse do të kishe një fundjavë të lirë, ku do të shkoje?" ose "Cili udhëtim të ka lënë më shumë mbresa?" Pyetjet e hapura krijojnë mundësi për të njohur personalitetin e saj.

Edhe American Psychological Association (APA) thekson se komunikimi i hapur dhe dëgjimi aktiv janë ndër faktorët më të rëndësishëm për krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme.

4. Përdor humor me masë

Humori e bën më të lehtë, por nuk duhet të jetë i sforcuar. Shmang: shakatë fyese, ironinë e tepërt, humorin seksual në fillim. Një moment ose një situatë qesharake nga dita jote zakonisht funksionon shumë më mirë.

Studimet ndërkombëtare tregojnë se mirësia, inteligjenca dhe vetëbesimi renditen vazhdimisht ndër cilësitë më të dëshiruara te një partner afatgjatë, ndërsa humori mbetet një nga tiparet më të vlerësuara, veçanërisht nga gratë e reja.

Edhe në dua.com, rreth gjysma e vajzave nga historitë tona të dashurisë tregojnë se partneri i tyre e nisi bisedën me humor.

5. Mos e bombardo me mesazhe

Nëse nuk të ka kthy përgjigje ende, prit. Mesazhe të njëpasnjëshme si: "?", "A je aty?", mund të krijojnë presion dhe ta largojnë personin tjetër. Secili ka ritmin e vet të komunikimit.

Respektimi i hapësirës personale dhe shmangia e presionit ndihmojnë në krijimin e besimit dhe një komunikimi më të shëndetshëm.

6. Mos kërko takim menjëherë

Takimi i parë ndodh kur të dy ndiheni rehat. Jepi kohë bisedës të zhvillohet. Kur komunikimi rrjedh natyrshëm dhe interesi është i ndërsjellë, ftesa për takim vjen shumë më lehtë.

Agnesa dhe Arti, çift i njohur në dua.com

7. Respekto kufijtë e saj

Nëse ajo nuk dëshiron të përgjigjet për një temë ose nuk duket e interesuar, mos insisto. Respekti është një nga cilësitë më tërheqëse te çdo person. Kur të thotë "Jo" ose kur diçka nuk po i pëlqen, pranoje me pjekuri.

8. Mos i kalo limitet me pyetje personale

Nuk është aspak sexy qysh në fillim të bisedave me një vajzë t'i bësh pyetje të sikletshme apo personale. Kurseje atë dhe veten nga pyetje të tilla.

9. Trego vetëbesim, jo arrogancë

Vetëbesimi është të jesh rehat me veten, të jesh i plotësuar si karakter, jo të përpiqesh të dukesh më i mirë se të tjerët.

10. Dëgjo po aq sa flet

Një bisedë e mirë është dialog, jo monolog. Prandaj jepi hapësirë edhe asaj të flasë, të hapë tema që i interesojnë.

Gabimet më të zakonshme gjatë flirtimit

Më të zakonshmet janë:

  • komplimentet vetëm për pamjen fizike;
  • mesazhet copy-paste;
  • insistimi edhe kur nuk ka interes;
  • xhelozia ose kontrolli shumë herët;
  • dërgimi i vazhdueshëm i mesazheve pa përgjigje;
  • pyetje shumë personale në fillim;
  • përpjekja për të impresionuar me çdo kusht;
  • të folurit vetëm për veten.

Flirtimi funksionon më mirë kur është i natyrshëm dhe i balancuar.

Qysh me ditë nëse edhe ajo po flirton?

Adelina dhe Edi, çift nga dua.com

Qe disa sinjale që tregojnë se biseda po ecën në drejtimin e duhur:

  • përgjigjet dhe vazhdon bisedën;
  • bën pyetje për ty;
  • e mban mend çka keni folë më herët;
  • përdor humor ose emoji natyrshëm;
  • përgjigjet rregullisht;
  • tregon histori personale;
  • hap tema të reja bisede;
  • tregon interes për të të njohur më mirë;
  • pranon video-thirrje ose takim kur të dy ndiheni gati.

Edhe këto sinjale nuk janë garanci. Mënyra më e mirë për ta kuptuar interesin është komunikimi i hapur dhe respekti reciprok.

Çfarë mesazhe funksionojnë në dua.com?

Si të nisësh një bisedë me InstaChat në dua.com
  • Nëse i pëlqejnë udhëtimet — "E pashë që ke vizituar Italinë. Cili qytet të ka pëlqyer më shumë?"
  • Nëse i pëlqen gatimi — "Nëse do të zgjidhje vetëm një ushqim për gjithë javën, cili do të ishte?"
  • Nëse ka fotografi në natyrë — "Më duket vend fantastik. Ku është bërë kjo foto?"
  • Nëse lexon libra — "Nëse do të më rekomandoje vetëm një libër këtë vit, cili do të ishte?"

A je gati të flirtosh me një femër?

Një marrëdhënie e mirë nuk fillon me frazën perfekte. Fillon me respekt, kuriozitet dhe një bisedë të sinqertë. Në dua.com, mijëra shqiptarë kanë gjetur partnerin e jetës duke nisur me një mesazh të thjeshtë. Krijo profilin tënd falas dhe zbulo njerëz që ndajnë vlerat, qëllimet dhe vizionin tënd për një lidhje serioze.

Pyetjet më të shpeshta

Sa mesazhe duhet të dërgoj?

Një mesazh i menduar mirë është zakonisht i mjaftueshëm. Nëse nuk merr përgjigje, shmang dërgimin e shumë mesazheve radhazi.

A duhet ta komplimentoj menjëherë?

Nuk është e thënë. Nëse komplimenton, mos u fokuso vetëm te pamja — vlerëso interesat, personalitetin ose diçka specifike që të ka bërë përshtypje.

Kur është momenti i duhur për ta ftuar në takim?

Kur biseda zhvillohet natyrshëm, ka interes të ndërsjellë dhe të dy ndiheni rehat. Nuk ka një afat të caktuar; rëndësi ka cilësia e komunikimit.

Çfarë duhet të shmang gjatë flirtimit online?

Shmang presionin, mesazhet copy-paste, pyetjet shumë personale në fillim, komplimentet e tepërta dhe insistimin kur nuk merr përgjigje.

Si të flirtoj pa u dukur i bezdisshëm?

Ji i sinqertë, respekto ritmin e personit tjetër, dëgjo me vëmendje dhe mos u përpiq të impresionosh me çdo kusht. Autenticiteti dhe respekti krijojnë përshtypjen më të mirë.

Të ngjashme

vajza beqare
  • Lifestyle
  • 5 min read

Vajza beqare – Arsyet pse nuk lidhen me meshkuj

Në ditët e sotme, është gjithnjë e më e zakonshme të takosh vajza beqare që...

nje takim
  • Lifestyle
  • 6 min read

Një takim – Pse ai ju shkruan por nuk ju fton?

Doni një takim? Njihni një mashkull online i cili ju shkruan ditë e natë, por...

takimi i parë
  • Chat & Meet
  • 10 min read

Takimi i parë – qëllimet, përgatitja & rregullat

Takimi i parë është shumë i rëndësishëm për shkak se në të vërtetë në...