Flirtimi

  • dua.com Team ·
  • 04.11.2020 ·
  • Lifestyle ·
  • 6 min read

Flirtimi ndryshe nga sa mendohet nuk i përket vetëm beqarëve por edhe çifteve. Nisur nga kjo po ju sjellim disa fakte interesante.

Njerëzit flirtojnë për gjashtë arsye të ndryshme

Në një përmbledhje të studimeve mbi flirtet në vitin 2004, profesori i Universitetit të Veriut të Illinois, David Dryden Henningsen identifikoi gjashtë arsye pse firtojmë:

  • Për seks: pra, përpiqeni të futsni dikë në shtrat
  • Argëtim: duke e trajtuar flirtimin n si një sport
  • Eksplorimi: doni të shihni se si do të ishte të ishit në një marrëdhënie
  • Relacional: përpjekja për të rritur intimitetin në një marrëdhënie
  • Vlerësim: rritja e vetëvlerësimit të vetvetes
  • Instrumental: duke u përpjekur të merrni diçka nga personi tjetër

Edhe çiftet duhet të flirtojnë

Ashtu si Tinder dhe macet, flirtimi zakonisht i emërtohet njerëzve beqarë. Por, çiftet duhet të dinë të flirtojnë gjithashtu. Për shembull, duke pëshpëritur në veshin e partnerit të tyre, kjo mund të shërbejë si një mjet për të ruajtur ose theksuar intimitetin.

Meshkujt mbivlerësojnë se sa të interesuara janë fermat

Dëshmitë nga studime të shumta mbështesin idenë se, në mesin e njerëzve heteroseksualë, meshkujt kanë tendencë të mbivlerësojnë interesin seksual nga femrat. Ndërsa femrat kanë tendencë të nënvlerësojnë interesin seksual nga meshkujt.

Karakteristikat më tërheqëse varen nga gjinia

Sipas një studimi të vitit 2011 udhëhequr nga psikologu i Universitetit të Kolumbisë Britanike Jessica Tracy, meshkujt dhe femrat ndryshojnë shumë. Sidomos kur bëhet fjalë se cfarë shprehjesh fytyrash parapëlqejnë gjatë filtrimit.

Tracy zbuloi se:

  • Lumturia ishte shprehja e fytyrës më tërheqëse tek një femër, por më pak tërheqëse për meshkujt.
  • Krenaria ishte shprehja e fytyrës më tërheqëse tek meshkujt, por një nga më pak tërheqëset tek femrat.
  • Më interesantja ishte fakti se shprehja e fytyrës së turpshme ishte relativisht tërheqëse si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

Nuk ka të bëjë me faktin e të qenit personi më tërheqës në dhomë

Më tepër bëhet fjalë për sinjalizimin se sa e disponueshme jeni për një lidhje. Sipas hulumtimeve nga psikologia e Universitetit ëebster Monica Moore, femrat që buzëqeshnin dhe bënin kontakt me sy me të tjerët kishin më shumë gjasa të ftoheshin për një takim.

Ekzistojnë pesë stile kryesore të flirtit

Kur bëhet fjalë për flirtimin, të gjithë kanë sjellje të ndryshme. Sjelljet kryesore të secilit lloj, siç përshkruhen nga Susan Krauss Whitbourne janë:

  • Flirtet fizike kanë tendencë të prekin lehtë personin për të cilin interesohen.
  • Flirtet tradicionale besojnë se burrat duhet të bëjnë lëvizjen e parë.
  • Flirtet e sinqerta i bëjnë njerëzit e tjerë të jenë më të hapur para tyre.
  • Flirtet lozonjare shikojnë ndërveprimin si një lojë dhe mund të përdorin flirtimin si një mjet për një qëllim tjetër.

Nëse jeni duke flirtuar në një aplikacion, ka disa fjalë që funksionojnë më mirë se të tjerat

Komplimentet përmes mesazheve shkojnë shumë, por duan stil. Pasi janë analizuar qindra mesazhe, për meshkujt komplimenti “je e bukur” ndaj një femre, rriti shanset e bisedës me 20%. Meshkujt që dërgojnë mesazhe të parët marrin më rrallë përgjigje.

Flirtimi mes çifteve përmes artit të humorit

Ekziston gjithmonë pyetja e rëndësishme se çfarë duhet të flasim me një person që e takojmë për herë të parë online. Çfarë është flirtimi? Shumë meshkuj e femra shpesh fillojnë duke pyetur partnerin për ndonjë fakt rreth jetës së tyre: Nga je? Çfarë bën?

Shpesh, një person përgjigjet duke treguar faktet për veten e vet: ku jetojnë, çfarë bëjnë për t’u argëtuar, profesionin e tyre etj. Thellë në mendjen e tyre, meshkujt dhe femrat kërkojnë të gjejnë dikë me karakteristika të ngjajshme me ta.

Ekziston një e metë kryesore në këtë: “Shpesh partnerët janë më të prirur të tërhiqen nga emocionet që ndiejnë prej teje, sesa nga faktet rreth jetës tuaj. “

Kjo zakonisht ndodh kur bisedoni me persona nga vende të tjera (jashtë vendit tuaj të residencës). Biseda që bazohen vetëm tek faktet mbi atë se çfarë bëni mund të jenë të mërzitshme. Kjo ka ndodhur me qindra herë tek qindra çifte që janë takuar për herë të parë. Megjithatë, nëse dëshironi e përpiqeni pak, ju mund të jeni ndryshe. Ja sesi:

Disa këshilla për ju

Gjthmonë fillojeni bisedën me shaka dhe humor – bëjeni argëtuese. Shkurt mos u frikësoni nga flirtimi i drejtpërdrejtë. Bëni dallimin mes këtyre dy bisedave online që do t’ju tregojmë më poshtë:

Djali: Tung
Vajza: Tung
Djali: Si je?
Vajza: Mirë. Ti?
Djali: Mirë. E shoh që qenke nga Tirana. Si është Tirana?
Vajza: Është mirë. Pak mërzitshëm por jeta e natës është superl.
Kjo bisedë nuk ka ngjallur asnjë emocion. Nuk është mënyra më e mirë për të rënë në sy – dhe nuk është aspak argëtuese. Si mund ta

Përdorni humorin edhe kur sapo keni nisur të flisni

Djali: Tung
Vajza: Tung
Djali: [Vëren në foton e profilit të vajzës që ajo po mban një karavidhe] Nuk mund ta besoj që ke dalë në një takim me një karavidhe! Ai është shumë më i shkurtër sesa ti.

Vajza: Haha. Në fakt, ashtu si shtati i tij ishte edhe lidhja mes nesh. E shkurtër!
Djali: Nuk do të doja kurrë të vuaj të njëjtin fat si ai. Mund ta them pa frikë se je një femër e guximshme.
Vajza: Bën mirë të ruhesh!

Biseda e dytë përfshin më shumë humor, është më interesante dhe më e relaksuar. Asnjëri prej tyre nuk shqetësohet për të qenë tepër serioz. Faktet nuk janë qëllimi kryesor i bisedës. Flirtimi po!

Ka shumë rëndësi që të provoni qasje dhe mënyra të ndryshme që t’a bëni bisedën sa më argëtuese për të dy. Flirtimi është i garantuar se do t’ju bëj të ndiheni më të relaksuar dhe më lozonjarë. Do të jeni më të prirur të filloni bisedën me hapin e duhur, kështu që partneri juaj do të jetë i interesuar që të eksplorojë faktet dhe bisedën kuptimplotë më vonë.

dua.com Team

Related