Krushqit ne valle – Tradita shqiptare e marrjes së nuses

  • dua.com Team ·
  • 24.04.2023 ·
  • Lifestyle ·
  • 7 min read

Krushqit ne valle, krushqit e renditur apo karvani i krushqive është një nga simbolet më unike të dasmave shqiptare.

Mund të themi lirisht se nuk ka dasëm shqiptare pa krushqi. Mirëpo, si shkon ceremonia e marrjes së nuses me krushqi?

Sa ka ndryshuar kjo ceremoni nga kohërat e lashta e deri më sot? Cilat janë ritet dhe zakonet që e përcjellin këtë ceremoni?

Lexoni deri në fund këtë blog për të mësuar gjërat që nuk i keni ditur për krushqit ne valle të shqiptarëve.

Mësoni të gjitha veprimet që e përcjellin marrjen e një nuseje dhe arsyet pse bëhen ato.

Krushqit ne valle nisen nga shtëpia e dhëndrrit për ta marrë nusen

Para shumë e shumë vitesh, duhet ta keni parasysh se nuset shqiptare mirreshin me kuaj.

Familja e dhëndrrit dërgonte burrat më të afërm të familjes si krushqi, për ta sjell në shtëpi nusen e re.

Me kalimin e kohës, krushqit ne valle nga ceremonia me kuaj kaluan në marrjen e nuses me vetura.

Tashti, pjesë e krushqive bëhen edhe krushkat, gratë e familjes.

Meqë dikur numri i veturave që kishte një familje shqiptare ishte i kufizuar, familja i dërgonte si krushqi e krushka vetëm personat më të afërt, ata që donte t’i nderonte.

Numri i krushqive varej gjithmonë nga sa e madhe ishte familja, sa vetura ishin ne dispozicion.

Apo edhe sa kishte kapacitet familja e nusës për të pritur krushqi. Pra një dasëm shqiptare mund të ketë dhjetra, por edhe qindra krushqi.

Nusja mirret me flamurin kombëtar

As në kohërat më të vështira, ne fund të vargut të krushqive shqiptarë nuk ka munguar flamuri kombëtar kuq e zi.

Shqiptarët e kanë lidhur gjithmonë dasmën me atdhedashurinë.

Edhe në dasma i këndohet vendit, lirisë e luftës. Për ta martesa shihej jo vetëm si vazhdimësi e jetës.

Mirëpo me martesë vinte edhe lindja e fëmijëve.

Shtoheshin pushkët që në të ardhmën do t’i dilnin zot vendit.

Flamurin zakonisht e mbante një nip i familjes, që me të mbërritur te familja e nuses ja dorëzonte një djali të ri.

I cili zakonisht ishte një nip poashtu, i familjes së nusës.

Veturat e krushqive përpos që ecin rradhë njëra pas tjetrës pa u ndarë.

Gjithashtu edhe shpesh dekoroheshin apo dalloheshin me ndonjë shenjë të vogël. Si p.sh një peshqir i lidhur në pasqyrën e kerrit.

Sot, kur dasmat bëhen me krushqi, për shkak të kushteve shumë më të mira, dekorit të veturave ju kushtohet kujdes edhe më i madh.

Nusja dorëzohet te krushqit nga babai dhe vëllezërit

Me të mbërritur te familja e nuses, krushqit përshendet e priten nga miqt e ri. Atyre u shërbehet ujë, pije e me raste edhe ndonjë gjë e ëmbël.

Krushqit hyjnë me këngë dhe valle si për të treguar gëzimin që kanë që vajza e kësaj familje po bëhet nuse në shtëpinë e tyre.

Burrat priten veç, gratë veç. Gratë janë të para që e takojnë nusen. Familjaret më të afërta të dhëndrrit marrin edhe nga një dhuratë nga ajo.

Më pas nusja del në oborr. Kënga dhe vallja nuk pushon asnjëherë. Për familjen e nuses ky është një moment shumë prekës.

Fundi i vajzërisë dhe përcjellja tek burri dikur për vajzat shqiptare ishin shumë më të dhimbshme se sot, për shumë arsye.

Martohej pa e njohur burrin, teknkisht pa dashuri. Nuk kishte mundësi shkollimi dhe punësimi. Kishte raste kur martohej larg familjes, etj.

Sidoqoftë, ajo përcillej me kujdes nga babai, vëllezërit, apo meshkujt e tjerë të familjes dhe u dorëzohej familjes së burrit në mirëbesim.

Kënga, vallja dhe krismët e pushkëve nuk mungonin.

Tradita e bllokimit të rrugës së krushqive

Një nga traditat më interesante në këtë proces është rituali i “bllokimit të rrugës”. Kjo traditë konsiston në pengimin e nuses dhe krushqit përpara se ata të arrijnë në shtëpinë e dhëndrrit.

Pengimi bëhet nga vëllezërit e vajzës, të cilët vendosin pengesat në rrugën e tyre, dhe kërkojnë një shpërblim për t’i lënë ata të vazhdojnë rrugën.

Kjo traditë simbolizon vështirësitë dhe sfidat që mund të hasin çifti gjatë martesës së tyre dhe se duhet t’i kapërcejnë bashkë për të arritur lumturinë dhe suksesin.

Tradita e thyerjes së rrugës nga krushqit

Rajone të ndryshme shqiptare kanë simbolika të ndryshme që lidhen me ceremoninë e marrjes së nuses. Një nga to psh, që praktikohet nga disa rajone, është thyerja e rrugës së krushqive.

Kjo do të thotë se ata pasi që ta marrin nusën, gjatë rrugës së kthimit, zakonisht gjejnë një alternativë për ta ndryshuar rrugën dhe për të mos u kthyer rrugës së njejtë.

Kjo si simbolikë që njeriu dhe çifti i ri, gjithmonë duhet të gjejnë një rrugëdalje të re për çdo sfidë dhe çdo problem me të cilin mund të përballen.

Te familja e re nusja pritet me krushqit ne valle e muzikë

Përderisa nga familja e saj përcillet me emocione të përziera, gëzimi dhe mërzie, me të mbërritur te familja e dhëndrrit mbizotërojnë vetëm emocionet e gëzueshëm.

Muzika jehon, kënga dhe vallja buçasin. Nusja pritet me këngë folklorike me defa.

I këndohet bukurisë dhe aftësive të saj për të qenë nuse, grua, nënë e mirë.

Ndonjëherë ajo përmes këngeve edhe ngacomohet për raportet e saj me vjehrrën, kunatat, etj, por e gjitha në kuadër të shakas.

Dita e dielë te shqiptarët, pra dita kur mirret nusja, është dita më e rëndësishme e dasmës.

Festohet nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Praktikisht, në mëngjes bëhen përgatitjet për nisjen e krushqive. Krushqit nisen ta marrin nusen. Kur kthehen, këndohet e vallëzohet.

Me pas shërbehet ushqimi e ëmbëlësirat. Festa vazhdon deri në orët e vona.

Si përfundim

Megjithëse tradita e marrjes së nuses me krushqit vazhdon të praktikohet në disa zona të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë është vërejtur se kjo traditë po ndryshon me kalimin e kohës. 

Kjo ndryshim është i njëjti trend që po ndodh në shumë kultura të tjera, si pjesë e modernizimit të shoqërisë dhe globalizimit.

Megjithatë, tradita e marrjes së nuses me krushqit mbetet një pjesë e rëndësishme e kulturës shqiptare.

Për shumë njerëz është një mënyrë për të respektuar dhe ruajtur trashëgiminë kulturore të tyre. 

Kjo traditë vazhdon të mbijetojë nëpër kohë dhe nëpër breza, dhe do të vazhdojë të jetë një pjesë e rëndësishme e historisë dhe kulturës shqiptare në të ardhmen.

dua.com Team

Related