Aplikacioni i dua.com lançohet në App & Play Store

Aplikacioni i dua.com lançohet në App & Play Store

Aplikacioni i dua.com lançohet dhe është gati për t’u shkarkuar nga përdoruesit në Play Store & App Store. Kemi vënë re se deri tani shumë prej jush na kanë kontaktuar dhe janë interesuar për aplikacionin, ndaj pas muajsh të tërë provash e lançuam.

Aktualisht kemi më shumë se 40,000 persona të regjistruar në dua.com, gjë për të cilën jemi shumë mirënjohës. Mirëpo, për ta perfeksionuar sa më shumë aplikacionin, kemi vendosur që të bëjmë përditësime të reja edhe pas lançimit.

Në uebfaqen e krijuar enkas për programin e aplikacionit, kemi vendosur një formë për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë ta testojnë aplikacionin. Gjithçka që duhet të bëni është të plotësoni disa të dhëna bazë. Ky program është krijuar sepse duam të bëjmë ndarjen e përdoruesve të iOS dhe atyre Android.

Si përdorues të aplikacionit ju do të keni mundësi të:

-Krijoni llogari në dua.com
-Krijoni profilin personal
-Njiheni me persona të rinj
-Të gjeni persona me të cilët përputheni (match)
-Bisedoni me përdoruesit e tjerë
-Të shprehni përshtypjet mbi aplikacionin

dua.com-app-3-1

Procesi i shkarkimit te aplikacionit

Pasi të keni klikuar një nga linqet e mësipërme sipas llojit të telefonit tuaj, shkoni në Play Store ose App Store dhe shkarkoni versionin zyrtar të dua.com. Krijoni llogarinë tuaj përmes Facebook, email ose numrit të telefonit dhe jeni gati për të Chatuar, Përputhur, për të Pëlqyer apo Super Pëlqyer.

dua.com-app-1

Keni gjetur një gabim. Keni ndonjë ide për përmirësim? Asgjë nuk mund ështe më e mirëpritur se sa kritikat dhe sugjerimet tuaja. Tek review app apo edhe duke na shkruajtur në Support, mund të shprehni pakënaqësitë që keni.

Jemi të lumtur ta ndajmë me ju këtë ditë të muajit qershor, ku më në fund, gjithkush ka mundësinë ta provojë këtë app. Aplikacioni i dua.com do të ketë përditësime thuajse çdo javë dhe çdo sugjerim i juaji do merret në konsideratë.

Elrond

Elrond

Më shumë artikuj: