dua.com prezanton audio&video thirrjet!

  • dua.com Team ·
  • 22.09.2021 ·
  • duanews ·
  • 3 min read

Përditësimi i fundit i dua.com ka sjellur audio&video thirrjet në dispozicion të përdoruesve që po përdorin aplikacionin që bashkon shqiptarët! Kjo do të thotë se tani përdoruesit e aplikacionit dua.com  kanë mundësinë që të telefonojë personin me të cilin janë përputhur.

Përmes dua.love shqiptarët po njihen dhe po lidhen me njëri-tjetrin duke krijuar lidhje domethënëse. Kjo është një veçori e shumë pritur dhe e shumë kërkuar nga të shumica e atyre që po kërkojnë fatin e jetës në dua.com.

Si të telefonojmë me audio & video në dua.com?

  • Për të realizuar audio&video thirrjet së pari mos harroni të bëni update aplikacionin dua.com në telefonin tuaj, nëse ende nuk e keni bërë.
  • Së dyti, aplikoni që të verifikoni profilin tuaj, nëse ende nuk e e keni bërë.
  • Vini re se nuk mund të bëni telefonatë pa verifikuar profilin.
  • Kur të keni kaluar këta hapa, pasi të keni marrë aprovimin e personit me të cilin jeni përputhur, ju mund të telefononi.
  • Paraprakisht të dy bashkëbieseduesit duhet të klikojnë “Allow” në dritarën që ju  shfaqet në chat.
  • Të gjithë këta hapa bëhen për sigurinë e përdouesve të aplikacionit tonë. Ne duam që  dua.com të jetë një komunitet i sigurtë për të gjithë!

Si të kemi sukses në një aplikacion takimesh?

  • Profili juaj është pasqyra juaj. Zgjedhni fotot me kujdes. Përshtypjet e para kanë rëndësi. Asgjë nuk lë një përshtypje më të mirë në një aplikacion takimesh sesa një foto e shkëlqyeshme. Prandaj zgjidhni me kujdes fotografitë që i vendosni aty.
  • Shkruani një bio atraktive. Kujdesuni që të lini një përshtypje të mirë kur përshkruani vetën. Nëse doni, mund të shkruani edhe ndonjë shaka dhe të tregoni sa karizmatik jeni.
  • Rrini aktiv. Nëse jeni të interesuar të jeni prezent në një aplikacion takimesh online ju duhet të jeni aktiv. Hyni rregullisht, kërkoni, dërgoni mesazhe. Kohë pas kohe ndërroni edhe fotografitë ose shtoni fotografi të reja.

Provoni edhe dua premium!

A e keni ditur se dua Premium është një abonim 1, 3, 6 dhe 12 mujor përmes të cilit një përdorues i dua.com do ketë thuajse çdo shërbim pa limit. Shërbimet si fluturimet, shfletimet, instachat-et, zhbërjet e çdo shërbim tjetër që dua mund të ofrojë, me abonimin Premium këto do jenë pa limit.
Abonimi në dua kundrejt një pagese sipas paketave përatëse 1, 3, 6 dhe 12 mujore e bën aplikacionin të aksesueshëm dhe fleksibil për çdo përdorues të saj.
Për të aktivizuar dua premium hapni aplikacionin dua.com në telefonin tuaj. Në faqen e parë klikoni ikonën “Get premium”. Aty mund të zgjidhni pakon që ju përshtatet më së shumti juve.
Kur të zgjidhni pakon finalizoni procesin e pagesës dhe tashmë ju jeni përdorues premium. Tek overview mund të shikoni bilancin e abonimit tuaj. Shumë suksese në dua.com!

dua.com Team

Related