Maro Kondi
- dua.com Team ·
- 12.05.2020 ·
- Kuriozitete ·
- 4 min read
Maro Kondi, Një nënë me një fëmijë sakrifikoi jetën e saj për një grup të tërë shqiptarësh. Kjo është ajo që ndodhi me Maro Kondin, e cili u bë dëshmorja e parë femër në Shqipëri. Kristiana, të lutem na kthe pas në kohën e kësaj zonje trime!
Gjatë viteve 1800, ishte fillimi i fundit të Perandorisë Osmane. Pikërisht kohë si këto janë gjithmonë më të këqijat. Më shumë dhunë, më shumë përndjekje, masakra, burgosje… Lëvizja rebeluese shqiptare filloi të forcohej në atë periudhë.
Në vitin 1847, në jug pati një kryengritje të shqiptarëve. Kjo dështoi dhe disa ushtarë shqiptarë u fshehën nëpër shpella. Maro e njihte shumë mirë këtë zonë, dhe vendosi të marrë ujë për ushtarët, së bashku me fëmijën e saj. Ky ishte momenti që ajo u mor peng nga ushtarët osmanë. Ata donin të dinin se ku ishin ushtarët.
Kam lexuar që ushtarët lidhën atë me vetem me një litar që ajo të mos arratisej. Dhe më pas asaj iu desh ti udhëhiqte ata nëpër kodra e pjerrësira.
Po, madje ajo e njihte shumë mirë terrenin. Duket se ajo po i çonte me qëllim drejt një rrugë të caktuar. Pastaj, krejt papritur u hodh nga shkëmbi. Ushtarët shkuan pas saj sepse ishin të lidhur me të me litar. Pikërisht ky ishtë akti i saj heroik. Maro me siguri ka ecur për mjaft kohë me ushtarët për të planifikuar se ku do të hidhej nga shkëmbi.
Maro Kondi është dëshmorja e parë
Ajo sakrifikoi jetën e saj për të tjerët. Nëse osmanët do të kishin kapur shqiptarët e tjerë, burri dhe familja e saj do të vdisnin me siguri. Përveç kësaj, fëmija i saj nëse ka qënë djalë do t’i duhej të shkonte në ushtri
Çfarë mund të mësojmë nga Maro Kondi?
Ajo nuk ishte duke luftuar vetëm për familjen, fisin e saj ose fshatin. Jo, ajo luftoi për popullin shqiptar. Ajo ofroi strehim, u kujdes për njerëzit gjatë dhe pas luftës.
Ne shohim një model këtu. Shumë burra shqiptarë luftuan dhe ishin heronj, por gratë rritën fëmijë, strehuan dhe luftuan. Maro është dëshmorja e parë, dhe me këtë, ne vërejmë praninë e tiparit të sakrificës në kulturën dhe shoqërinë tonë. E dimë se shumica e shqiptarëve, para se të jenë muslimanë ose të krishterë, ndjehen shqiptarë. Para se të ndjehen nëna ose gra, janë shqiptare. Kjo sakrificë shpëtoi tërë klanin e saj.
Trimëria e saj është një çmenduri e vërtetë. Gratë bëjnë gjithmonë sakrifica për kauzën shqiptare. Por, ajo që duhet të mësojmë ne në kulturën tonë, është ta shkruajmë historinë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një burrë apo për një grua. Ne dimë vetëm 2 përqind të gjithë historisë së saj. Ajo njihet si martirja e parë femër, por mund të ketë pasur më shumë. Fatkeqsisht, unë nuk mund ta kontrolloj këtë, sepse nuk është e shkruar askund.”
Shumë e vërtetë, edhe për mua nuk ishte e lehtë të gjeja informacione në internet për të.
Ne nuk po e nderojmë sa duhet këtë femër. Kur ajo u hodh nga shkëmbi ishte duke mbajtur në krah fëmijën e saj. E megjithatë, ajo në Wikipedia nuk ka as edhe një faqe për të.
A doni të lexoni më shumë për figura historike?