Familje – Pesë këshilla

familje

Familje, si të gjithë njerëzit, edhe familjet janë unike në mënyrën e vet. Mirëpo të gjithve na bashkon një gjë: Dëshira për të pasur një jetë e një familje të shëndoshë dhe të lumtur.

Mirëpo si arrihet kjo gjë? Çfarë duhet të bëjmë që të kemi një familje të lumtur dhe të shëndoshë? Përgjigja e shkurtë është: Duhet të bëjmë plotë gjëra të vogla. Kurse përgjigjen e gjatë po përpiqemi ta japim më poshtë.

Krijoni rregulla për të cilat të gjithë jeni dakord

Që gjërat në një familje të funksionojnë mirë ju duhet të keni rregulla. Kjo është e vetmja mënyrë që siguron mbarvajtje të jetës familjare. Mirëpo për këto rregulla duhet të bini dakord të gjithë anëtarët e familjes. Kur po flasim për rregulla po mendojmë prej nga më të thjeshtave. Në një familje të shëndoshë ka ndarje të përgjëgjësive. Ka orarë pastrimi, furnizimi, mirëmbatjeje, etj. Në një familje të tillë të gjithë japin kontributin e tyre dhe kjo siguron harmoni familjare.

Bëhuni prindër ‘cool’

Kur keni qenë të vegjël saherë keni menduar se kur të rriteni ju do të bëhëni prindërit më të mirë në botë? Epo atëherë është koha të bëheni të tillë. Me fjalë të tjera, bëhuni prindër cool. Komunikoni me fëmijët tuaj. Jepjuni atyre lirinë e nevojshme në jëtë. Mirëpo edhe përgatitni ata për jetën që i pret. Ju ndërtoni një familje të shëndosh vetëm kur rrisni fëmijë që janë në gjendje t’ja dalin vetë në jetë.

Kaloni kohë së bashku, në shtëpi

Familjet e lumtura kalojnë kohë së bashku. Ato e shijojnë jetën familjare. Rutinën e darkës kur të gjithë mblidhen rreth tavolinës. Apo mbrëmjet e kaluara bashkë duke parë televizor e duke biseduar. Prandaj mos e lini vetën t’ju marr malli për shtëpinë tuaj por kaloni sa më shumë kohë së bashku në ambientin që është foleja e juaj. Aty ku jeni plotësisht vetja dhe të qetë. Aty ku mund të shijoni qetësinë dhe harmoninë familjare.

Ndonjëherë tregohuni të hapur edhe për aventura

Pa marrë parasysh cila është mosha juaj, apo sa të lodhur e të ngarkuar jeni më punë, ju si familje duhet të gjeni kohë për argëtim. Duhet të përpiqeni që të kaloni kohë së bashku edhe jashtë shtëpisë. Qofshin pushime të gjata apo qofshin edhe vikende të kaluara në natyrë. Provoni t’i bëni së bashku notin, peshkimin, ose lundrimin. Apo edhe shëtitjet me biçikleta, plazhin ose kampingun. Aktivitete të tilla do t’ju argëtojnë dhe t’ju shlirojnë mendjen.

Krijoni tradita familjare

Traditat janë një nga gjërat më të bukura që i lidhin njerëzit mes vete. Prandaj një familje e lumtur dhe një familje e shëndoshë kanë tradita. Përveç festave fetare që ndoshta i festoni, krijoni tradita tuaja personale. Mënyra unike se si i festoni ditëlindjet. Apo ndonjë traditë speciale për mëngjeset e së dieleve. Për shembull, mbillni nga një pemë për secilin fëmijë. Si prindër shkruani fëmijëve letra çdo fundvit, etj. Krijoni ndonjë traditë që lidhet, ta zëmë, me përfundimin e verës dhe rikthimin e angazhimeve, etj. Këto gjëra të vogla dhe unike do të kenë rëndësi të madhe për ju pas një kohë.

Katër gjëra që duhet t’i bëni para se të krijoni familje

Nëse jeni në një lidhje të gjatë dhe serioze është çështje kohe se kur ju edhe partneri do të filloni të flisni se kur të krijoni familje së bashku. Realisht ky është një diskutim emocionues për tu pasur pa marrë parasysh kur ndodh.

Mirëpo para se të kaloni në këtë fazë të jetës janë disa gjëra që duhet t’i mendoni! Ka shumë rëndësi të dini se çfarë doni dhe të jeni gati për këtë proces.  Mirëpo a ndihet njeriu ndonjëherë 100% gati për një hap të tillë? Cilat janë hapat që i paraprijnë krijimit të një familjeje? Ne medojmë se më e rëndësishmja është të jeni në një mendim me partnerin tuaj.
Për të arritur në një pikë të tillë, ne kemi disa këshilla për ju.

Analizoni rrugëtimin personal

Mendoni se ku jeni në jetën tuaj. A keni bërë gjithçka që keni dashur? A keni përjetuar udhëtimin dhe  vetë-zbulimin që vjen me udhëtimin? A do të dëshironit të studioni më tej? Dhe, nëse po, a do të ishit në gjendje ta bënit atë me përgjegjësinë e shtuar të një familjeje? A jeni të kënaqur me karrierën tuaj?  Kurrë nuk do të vijë një kohë e përsosur për të krijuar një familje sepse askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Mirëpo nëse mendoni se keni një kontroll mbi jetën tuaj atëherë ndoshta është koha për të ja filluar të krijoni familje!

Analizoni marrëdhënien me partnerin

Pasi të keni analizuar rrugëtimin tuaj në jetë mund të drejtoheni kah partneri. Analizoni lidhjen tuaj. A keni bërë gjithçka që keni dashur si çift? A jeni të dy në të njëjtin mendim kur bëhet fjalë për fëmijët? Sapo një foshnje të futet në mes dinamika e marrëdhënies tuaj do të ndryshojë. A jeni gati për këtë? Bëni hulumtimin tuaj dhe sigurohuni që të dy të kuptoni se si do të ndryshojë jeta. Kuptoni nëse kjo është diçka që dëshironi të kaloni tani ose nëse preferoni që faza e muajit të mjaltit të zgjasë pak më gjatë. Gjë që është gjithashtu në rregull.

Analizoni situatën financiare para se të krijoni familje

Duhet të analizoni realisht situatën tuaj financiare. Të shihni nëse mund të përballoni të keni një fëmijë tani. Ata nuk janë një pagesë e njëhershme. Brenda disa viteve, ata do të duhet të shkojnë në shkollë dhe universitet. Do të kalojë një kohë e gjatë para se të fillojnë një punë dhe të fillojnë të kujdesen për veten e tyre. Ju duhet të shikoni seriozisht në opsionet e sigurimit të jetës tani më shumë se kurrë. Analizoni buxhetin dhe llogaritni shpenzimet tuaja.

Bisedoni për rregullat e prindërimit

Prindërimi është i paparashikueshëm. Shumë gjëra mund të ndryshojnë edhe në bindjet e tuaja lidhur me rritjen e fëmijës pasiqë ai të vije në jetë. Mirëpo ju mund të diskutoni me partnerin/en tuaj disa pika të trasha. Çfarë nuk do të toleronit? Çfarë stili prindërimi preferoni? P.sh diskutoni sa muaj pas lindjes ju si prindër preferoni të ktheheni në punë, apo çfarë sistemesh edukimi preferoni. Disa marrveshje paraprake do t’ju ndihmojnë kur të vije koha.

Përgjegjësitë dhe përkrahja që ju duhet kur krijoni familje

Nëse ju nuk jeni 100% të sigurtë se cilat janë përgjegjësitë tuaja prindërore, ne po përmendim disa prej tyre. Para se të krijoni familje duhet të siguroni një ambient të sigurt. T’i plotësoni fëmijës shumë nevoja që janë bazike. T’i ofroni atyre dashuri dhe kujdes të pakursyer. Të kultivoni vlera morale. Të jeni versioni më i mirë i vetës sepse ju jeni shembulli që ata do ta njekin. Mirëpo të gjithë prindërit kanë nevojë për një sistem të fortë të mbështetjës.

Prandaj…

Para se të krijoni një familje, ndërtoni sistemin tuaj të mbështetjes sa më shpejt që të jetë e mundur. Miq, prindër, forume diskutimesh. Kudo që të gjeni një lidhje në botën e prindërve me njerëz që mund t’ju japin këshilla dhe ju sigurojnë se nuk po shkatërroni jetën e fëmijës suaj. Prindërmi është aventurë. Sistemi juaj mbështetës dhe librat e prindërve janë një udhëzues i shkëlqyeshëm, por asnjë nga ato këshilla nuk do të jetë më i sakti për familjen tuaj. Sepse është familja juaj, e cila është e re, është unike. Mirëpo jemi të sigurtë se do t’ja dilni për mrekulli.

Nga një çift në familje – A na ndryshon ardhja e fëmijës?

E vërteta është se ju hyni në spital si çift dhe dilni prej aty si familje e vogël! E natyrshme që ardhja e fëmijës në jetë ju bën një familje. Mirëpo kjo ardhje ndërron dinamikën e çiftit përgjithmonë.

Me lindjen e fëmijës nis një etapë e re. Një periudhë e gjatë e karakterizuar nga ndërrime dhe sfida të shumta. Megjithatë ju duhet ta prisni krahëhapur dhe ta  vlerësoni secilin moment! Pa dyshim se do të ja dilni.

Mos u frikësoni nga ndryshimet

Ndryshimet në jetën tuaj në fakt nisin qysh prej momentit kur merrni lajmin e mirë për fëmijën!
Në atë moment ndërrojnë prioritet.
Ndërron dinamika dhe ndërrojnë planet. Mirëpo mos u frikësoni aspak nga ky ndryshim!
Mos harroni se ardhja në jetë e një fëmijë ju bën familje!

A ka diçka më të vlefshme se familja? Në këtë artikull nuk po flasim për vështirësitë që sjellë kujdesi ndaj fëmijës. Ndërrimi i pelenave, ushqimi, pastrimi. Pastaj fjalët dhe hapat e parë. Apo sfidat në kopshtë. Po flasim për mënyrën si ndiheni ju si çift pasi ky ndërrim ndodhë.
Ka shumë rëndësi që ju të vazhdoni të flisni për mënyrën se si ndiheni për njëri-tjetrin. Të vazhdoni të jeni përkrahës dhe t’i falni partnerit tuaj përkrahjen dhe dashurinë që meriton edhe kur më nuk do të jeni dy por tre ose më shumë!

Nëse po bëheni baba për herë të parë mos harro këto gjëra

Njësojë si për nënat edhe për baballarët, prindërimi është ndërrim i madh në jetë. Në mënyrë që të jeni bashkëshortë edhe prind i mirë mos harroni se partnerja juaj po përballet me shumë ndërrime. Ato janë jo vetëm fizike, psiqike dhe hormonale.Mos harroni gjithashtu se roli juaj si baba është shumë i rëndësishëm. Mos e shihni rolin tuaj në prindërim si dytësorë. Përpiquni të jeni prezent në kujdesin dhe rritjen e fëmijës qysh nga fillimi. Përpiquni të jeni partner i mirë për personin tuaj të zemrës. Mos harroni se bashkë me fëmijën do të rriteni edhe ju si çift!

Nëse je nënë e re, mos harro se nuk je vet

Për shumë vajza e gra të bërit nënë është një nga misonet më të rëndësishme e jetës.
Nëse ju po bëheni nënë për herë të parë apo jeni bërë tashmë, mos harroni se nuk jeni vet! Mos hezitoni të pranoni ndihmë për fëmijen tuaj.  Mirpo as mos i lini dyshimet të ju mundin. Ju do të ja dilni dhe do të bëheni nënë shumë e mirë! Në këtë rrugëtim mos e sabotoni partnerin tuaj! Pranoni ndihmë nga ai. Mirëpo pse jo edhe nga të afërmit tjerë.  Mos i mohoni ndienjat tuaja. Pasiguritë e pas lindjes. Ndryshimet hormonale dhe depresionin. Flisni hapur me partnerin tuaj për këto vështirësi. Kuptoni se situata juaj është totalisht normale për fazën në të cilen ndodheni. Me kujdes dhe dashuri do t’i kaloni të gjitha sfidat e prindërimit!

Mos harroni se para se të bëheshit prindër ishit çift

Të kesh një fëmijë ndryshon përparësitë e tua dhe të jep më pak spontanitet dhe kontroll mbi jetën tënde. Para foshnjës tuaj, keni pasur më shumë kohë për nevojat e njëri-tjetrit dhe kënaqësi të ndërsjellë. Pasi të bëheni prindër, është e lehtë të humbasësh në rolet e tua të reja si nënë dhe baba. Prandaj është e rëndësishme të mbani mend që së pari keni qenë çift, pastaj jeni bërë familje.

Në vend që ta shihni fëmijën tuaj si qendrën e botës tuaj, mendoni për ardhjen si një ngjarje që rrit jetën tuaj me bashkëshortin tuaj. Këtu janë disa gjëra për tu mbajtur në mend pasi lehtësoheni në prindëri: Konsiderojeni marrëdhënien tuaj si përparësi. Shumë ekspertë sugjerojnë që ju dhe partneri juaj të kaloni ca kohë së bashku, vetëm aju të dy. Ndonjëherë kjo mund të jetë vetëm një filxhan kafe ose një udhëtim në dyqanin ushqimor së bashku. Bini dakord me partnerin tuaj për t’i dhënë njëri-tjetrit kohë për vetën. Shumica e nënave të reja nidhen më mirë kur kanë pak kohë të lirë. Qoftë vetëm për të bërë një shëtitje, për të lexuar një libër, ose thjesht të ulen në paqe.

Si të kaloni kohë cilësore me familjen tuaj këto ditë?

E gjithë bota tashmë ka ndalur vrullin e saj, dhe prioritet është ndalja e përhapjes së virusit famëkeq. Tashmë, të mbyllur në shtëpi do kaloni një kohë cilësore me familjen tuaj. Kohë kjo që më parë ndahej midis miqve dhe punës.

Miqtë dhe kolegët nuk i dihet për sa kohë nuk do t’i shikoni, ama familjen fatmirësisht do ta keni pranë. Në këto momente me siguri pyesni veten si të kaloni kohë cilësore me ta, tani që do të jeni 24 orë së bashku? Mund të jetë një fillim i vështirë, por na lejoni t’ju japim disa këshilla të vlefshme.

Programoni ditët tuaja me familjen

Programet kërkojnë kohë dhe përpjekje për t’u krijuar, por pasi t’i vendosni rregullat, do t’ju ndihmojnë në uljen e stresit.
Këshilla e parë është krijimi i një orar të plotë ditor ose vetëm një orar të mëngjesit / pasdites kur të keni nevojë për të bërë punë të tjera. Në këtë mënyrë zvogëloni mërzitjen dhe ankthin e këtyre ditëve.

Kemi disa sugjerime për orarin, që vlejnë të ndahen me ju:

  • Arti dhe/ose muzika
  • Lojëra argëtuese me anëtarët e familjes
  • Aktivitetet mësimore
  • Lexim librash edukativ dhe fantazi
  • Punët e shtëpisë dhe sistemim
  • Koha e ekranit
  • Gatuani së bashku

Organizoni kohën që shpenzoni në ekran

Fëmijët tuaj ka të ngjarë të kalojnë më shumë kohë në ekran se zakonisht. Prandaj është në dorën e prindërve ta kufizojnë kohën në ekran. Ja disa sugjerime se si mund ta organizoni kohën që kaloni në ëkran

  • Shikoni shfaqje, filma ose dokumentar edukativ përkundrejt shikimit të shfaqjeve argëtuese
  • Konsumoni rrjete sociale në mënyrë konstruktive

Lidhja sociale me anëtarët e familjes përmes lojërave

Aplikacionet dhe teknologjia ofrojnë mënyra për të qëndruar të lidhur me ata që janë jashtë shtëpisë. Por, çdo ditë e javës gjithashtu ofron mundësi për momente domethënëse me familjen tuaj. Prandaj bëjini lojërat pjesë të ditës suaj

  • Lojërat si ‘Mos u nxeh’
  • Mësojuni fëmijëve tuaj një recetë familjare
  • Bëni një festë familjare
  • Luaj një videolojë si familje
  • Kaloni një natë me një film familjar

Nëse kalojmë pak kohë cilësore me familjen duke krijuar momente domethënëse, lidhja me familjen tonë do të lulëzojë. Le t’i shfrytëzojmë këto ditë për të nxjerr prej tyre momente sa më pozitive. Në momentin kur ritmi i botës ndalet, le të bashkohemi më shumë me njerëzit tanë të dashur.

Elrond

Elrond

Më shumë artikuj: