Paja e nuses – Çka përmban dhe si përgatitet?
- ·
- 24.04.2023 ·
- 300 ·
- 4 min read
Paja e nuses është një traditë e vjetër shqiptare që ka mbijetuar nëpër shekuj dhe vazhdon të praktikohet në disa vende edhe në ditët e sotme.
Tabela e Përmbajtjes
Kjo është një ceremoni e rëndësishme për familjet shqiptare dhe përfshin shumë përgatitje dhe rituale të veçanta.
Në kulturën shqiptare, nusja shihet si një person i rëndësishëm në familjen e saj dhe në komunitetin në të cilin jeton.
Për këtë arsye, nusja mirëpo edhe familja e saj, për një periudhë të gjatë angazhohen që paja e martesës të bëhet gati.
Madje, edhe para sa vajza të fejohet apo t’i caktohet familja në të cilën do të martohet.
Më vonë, pas fejesës, edhe familja e dhëndrrit kontribon në pajën e nusës.
Vajzat e kalonin vajzërinë duke përgatitur pajen
Paja e nuses ishte pjesë e rëndëshme e kohës së rinisë së vajzave shqiptare.
Ato qysh në rini mësohen nga gjyshet, nënat dhe të afërmet e tyre të çepin, të thurin dhe të çendisin.
Ato zakonisht fillojnë me gjëra të vogla, si çorapet, mindilat, etj.
Më vonë vajzat fokusohen edhe në përgatitjen e shamiave, fustane, këmisha etj.
Pra, të gjitha punoheshin në punë dore, me elemente kombëtare.
Pajen e vajzave shqiptare e karakterizonin ngjyrat e gjalla, përfshi të kuqen, të verdhën, vjollcën etj.
Duke punuar pajen e saj, vajza tregonte se sa nuse dhe grua e kujdesshme dhe punëtore do të jetë në familjen e burrit.
Në ditët e sotme, puna e dorës praktikohet çdo ditë e më pak. Kjo si rrjedhojë e ndërrimit total të stilit të jetës, ku vajzat shkollohen, punojnë dhe nuk praktikohen traditat e vjetra si punimi i pajës.
Si përgatitej paja e nuses në fazën e saj finale?
Paja e nuses ishte një ceremoni që kryhej para ditës së martesës, ku një grup i vajzave të reja vinin në shtëpinë e nuses për të ndihmuar në përgatitjen e saj për dasmë.
Paja e nuses përfshin një seri ritualesh dhe traditash, siç është larja e nuses dhe xhaketave të saj, përgatitja e krahës së nuses me hënëza dhe lule, si dhe mbledhja e dhuratave nga familja e nuses.
Gjatë kësaj ceremonie, vajzat këndojnë dhe vallëzojnë në shtëpi, duke kërkuar dhurata nga fqinjët dhe miqtë e nusës.
Në kohët moderne, ceremonia e pajen e nusës është vazhduar të mbijetojë, por ka patur disa ndryshime në mënyrën se si është praktikuar.
Ndërkohë që në të kaluarën kjo ceremoni kryhej me domosdoshmëri, sot pjesen e pajës e bëjnë vetëm ato nuse që duan një dasëm tradicionale në kuptimin e plotë të fjalës.
Pra, një ceremoni e tillë është zhdukur pothuajse krejtësisht.
Ceremonia e dorëzimit të pajes së nuses
Në fund të fundit, dorëzimi i pajes së nusës është një ceremoni emocionuese dhe e rëndësishme për familjen dhe kulturën shqiptare.
Dorëzimi i pajes së nusës për familjen e nusës është një hap para dorëzimit të vajzës së tyre te familja e dhëndrrit.
Një grup grash nga familja e dhëndrrit vizitojnë familjen e nusës dhe e pranojnë pajën nga familja e saj.
Ato e dërgojnë pajën e nusës në familjen e dhëndrrit dhe pastaj e vendosin në një nga dhomat e shtëpisë në mënyrë që të gjitha gratë pjesëmarrëse në dasëm ta shohin.
Një pjesë tjetër e ceremonisë së pajen e nusës është pritja e nuses në shtëpinë e djalit.
Dasmorët bëjnë një sërë lojërash dhe ndryshimesh në lidhje me këtë pritje, dhe shpesh herë vishen me kostume të veçanta për të festuar.
Si përfundim, paja e nuses është një ceremoni emocionuese për të gjithë të pranishmit.
Ajo simbolizon fillimin e një kapitulli të ri në jetën e çiftit dhe përfaqëson bashkimin e dy familjeve në një unitet të ri.
Paja e nuses kishte një rëndësi të veçantë në kulturën shqiptare dhe është një ndër trashëgimitë më të rëndësishme të kësaj kulture.