Papa Kristo Negovani
- dua.com Team ·
- 22.05.2020 ·
- Biografi ·
- 3 min read
Papa Kristo Negovani. A ishte ai një udhëheqës fetar apo një shqiptar patriot? Ndoshta të dyja bashkë! Kristo i ri nuk punoi vetëm për Zotin.
Ai punoi gjithashtu në shërbim të zhvillimit të identitetit shqiptar dhe ata e vranë pikërisht për këtë. Kristiana, të lutem na trego më shumë. “Papa Kristo Negovani (1875) ishte një djalë i ri Ortodoks, i cili u rrit në një vend që sot është pjesë e Greqisë Veriore. Shkoi në shkollë në Athinë dhe studioi më tej në Rumani. Këtu ai u përfshi me lëvizjen e Ringjalljes Kombëtare. Ky nuk më duket si vendi i parë ku shqiptarët mblidheshin për të mësuar mbi prejardhjen e tyre, por megjithatë! “Shqiptarët jetuan për breza të tërë në Rumani. Ata e dinin për prejardhjen e tyre etnike, por me siguri ndjeheshin pjesë e Rumanisë në radhë të parë. Mendoni për autoren Elena Gjika, e cila ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për shqiptarët, por që nuk ishte në dijeni për prejardhjen e saj shqiptare. Me pak fjalë ajo kishte edhe kombësi rumune. Kur Kristo u kthye në vendin ku u rrit, ai u bë prift ortodoks atje. Duhet të kuptosh që tekstet fetare ishin të gjitha në greqisht. Kështu që ai filloi të përkthente disa pjesë në shqip. Madje edhe për të predikuar ai predikoi në gjuhën shqipe, përveç asaj greke.
Shumë njerëzve nuk u pëlqeu kjo gjë
Kur fëmijët vizitonin shtëpinë e tij ai u mësonte atyre të lexonin dhe të shkruanin në gjuhën shqipe. Pastaj ai filloi tua mësonte gjuhën shqipen edhe të rriturve. Kjo ishte diçka e pazakontë dhe e re për njerëzit e zakonshëm’. Shumë njerëzve nuk u pëlqeu kjo gjë, si për shembull udhëheqësve fetarë grekë të klasës së lartë.
Në vitin e ditëlindjes së tij të tridhjetë, një grup guerila grek e vrau atë apo jo? Zakonisht, historia mbaron këtu, por jo në këtë rast. Ç’ndodhi më tej?
Jo, kjo ishte vërtet një çështje e madhe. Nuk mbaroi me aq. Për ta vendosur këtë në perspektivë: nëse ai do të ishte vravë njëzet vjet para, vdekja e tij do të kishte ngelur e panjohur, por tani ishte ndryshe. Tanimë nuk mund të vrisje kaq lehtë një shqiptar. U bë lajm i madh. Pikërisht këtu shikon se identiteti shqiptar ishte forcuar. Njerëzit dëgjuan për këtë dhe kjo i inkurajoi të tjerët të vepronin. Ishin vitet e para drejt krijimit të shtetit shqiptar. ”
Çfarë mund të mësojmë nga Papa Kristo Negovani?
Se gjithçka lidhet. Njerëz si Kristo dhe gjithë të tjerët që flasim në blogun e personazheve historike janë të gjithë të lidhur. Ata janë kalorësit e Pavarësisë sonë. Shqiptarë të sektorëve të ndryshëm (në fe gjithashtu) ishin shumë të rëndësishëm për ta bërë forcimin e identitetit shqiptar. Dhe kur i bëni diçka të keqe njërit prej tyre, njerëzit do dëgjojnë e do bëhen të gjithë bashkë për të vepruar.
A doni të lexoni më shumë për figura historike?