Pesë karakteristika të versionit zyrtar të dua.com

Përmbajtja

  1. Hapja e llogarisë
  2. Krijo profilin tënd
  3. Gjej dikë që të pëlqen dhe bëj “like” ose “Superlike” profilin e tyre
  4. Kërko dhe lidhu me persona tjerë
  5. Biseda pa fund

Pas lançimit të versionit zyrtar të aplikacionit të dua.com, jemi të kënaqur për interesimin e jashtëzakonshëm dhe komentet e shumta që kemi pranuar deri tani.

Për këtë arsye po ndajmë me ju disa karakteristika të cilat mund t’ju hyjnë në punë nëse jeni ose dëshironi të shkarkoni aplikacionin.

Hapja e llogarisë


Hapi i parë është shkarkimi i dua.com në telefonin tuaj, pas kësaj mund të vazhdoni me krijimin e llogarisë. Ekzistojnë tri mënyra për krijimin e llogarisë në dua.com. Varësisht se cilën preferoni, ju mund të qaseni përmes: Facebook, email-it dhe numrit të telefonit.

Për më shumë rreth kësaj teme, lexoni Pse po prezantojmë kufizimin e bisedave aktive në dua.com dhe Mbi 1 milion shqiptarë në dua.com – Nga janë ata?.

Krijo profilin tënd

Pas krijimit të llogarisë të versionit zyrtar të aplikacionit të dua.com mundeni të vazhdoni me plotësimin e profilit. Ky është padyshim një hap i rëndësishëm sepse do të keni mundësi të shtoni foton tuaj dhe të zgjidhni si t’i paraqiteni përdoruesëve të tjerë. Në aplikacionin e dua.com mund të vendosni të dhëna të ndryshme si mosha, edukimi, biografi e shkurtër dhe aktivitete të cilat ju pëlqeni. Madje mund të publikoni deri në trie fotografi të tuajat.

Gjej dikë që të pëlqen dhe bëj “like” ose “Superlike” profilin e tyre

Pasi kemi pasur shumë pyetje prej atyre që janë bërë përdorues të aplikacionit po ju shpjegojmë si të pëlqeni profilet e të tjerëve. Në momentin që jeni duke parë profilin e një përdoruesi, mjafton ta tërhiqni djathtas fotografinë e tyre dhe automatikisht atij personi do t’i dërgohet pëlqimi juaj.

Në këtë rast do t’ju shfaqeni tek “Liked you”. Ndërsa një mënyrë akoma më e lehtë për të pëlqyer një person tjetër është të shtypni butonin e zemrës në profilin e tyre. Nëse doni t’i bëni Superlike atëhere mjafton të klikoni mbi yllin në mes të ikonave, siç e shihni në foto.

Informacion me rëndësi: Nëse fotografinë e një personi e tërhiqni majtas ekranit tuaj, ai përdorues do të fshihet si opcion. Kjo nënkupton se ju nuk e keni pëlqyer ose nuk keni qenë të interesuar.

Kërko dhe lidhu me persona tjerë

Tani për tani versioni aplikacioni i dua.com ju mundëson të zgjidhni moshën dhe vendodhjen në bazë të kilometrave. Pra, mund të kërkoni përdorues të tjerë sipas preferencave tuaja. Tani që u lançua versioni final i aplikacionit, ky filter do të jetë shumë më i avancuar.

Biseda pa fund

Shqiptarë nga e gjithë bota, biseda pa fund dhe një përvojë e mrekullueshme. Kjo është ajo që po mundohemi të ofrojmë në dua.com. Versioni zyrtar i aplikacionit ofron një chat funksional. Ju mund të bisedoni me këdo, mjafton të jeni të dy palët ‘Match’ dhe nëse dëshironi të njiheni.

Të ngjashme

active-chats
  • duanews
  • 2 min read

Pse po prezantojmë kufizimin e bisedave aktive në dua.com

Në botën moderne të takimeve online, shumë përdorues përballen me zhgënjime...

dua.com
  • duanews
  • 4 min read

Mbi 1 milion shqiptarë në dua.com – Nga janë ata?

Aplikacioni dua.com ka bashkuar shqiptarë nga e gjithë bota që kërkojnë lidhje...

dashurinë e jetës në dua.com
  • Dashuri
  • 3 min read

Si e gjeti Drini dashurinë e jetës në dua.com?

A po e kërkon dashurinë e jetës në dua.com? Je në vendin e duhur! Në një...