Statistikat interesante të përdoruesëve të aplikacionit dua.com
- dua.com Team ·
- 16.02.2021 ·
- duanews ·
- 5 min read
Statistikat interesante që do t’ju sjellim sot, vijnë si rrjedhojë e një analize disa mujorshe ndaj aplikacionit dua.com. Ne në dua, përveç rritjes së vazhdueshme të përoduresëve tanë, na pëlqen të shkruajmë edhe për ndërveprimin e tyre interesant në aplikacion.
Sigurisht, ndërveprimi mashkull – femër është përherë interesante si temë, dhe ne kemi të dhëna për këtë. Dëri më sot nuk kemi patur mundësi të dimë ekzaktësisht se si ndërveprojnë me njëri-tjetrin meshkujt apo femrat shqiptare, sepse realisht nuk kemi patur të dhënat e nevojshme për t’i kuptuar më mirë ata.
Fatmirësisht, dua është platforma e duhur që mund të tregojë këto të dhëna, që sipas mendimit tim janë sa interesante aq edhe argëtuese.
Kush refuzon më tepër (swipe left) meshkujt apo femrat?
Duke marë parasysh që në aplikacionin e dua.com ka më tepër përdorues meshkuj sesa femra, me matematikë të thjeshtë i bie që meshkujt të jenë ata që refuzojnë më tepër.
Megjithatë, matematika e llogjika nuk hyn tek dashuria, e aq më pak në ndërveprimin mashkull-femër. Statistikat interesante tregojnë se femrat bëjnë mesatarisht 174 ‘swipe left’ në muaj, ndërsa meshkujt 148. Duam të theksojmë se këto të dhëna ndryshojnë muaj pas muaji. Megjithatë, grafika e bashkangjitur na tregon se sa aktive janë femrat për të refuzuar. Të themi të drejtën, nuk është se na habit shumë ky fakt. 😀
Ku parapëlqejnë të fluturojnë më tepër llogarinë e tyre përdoruesit e duas?
Mesa duket Zyrihu qëndron preferenca e shumë shqiptarëve. Nuk po flasim vetëm për ata që ndodhen në Shqipëri, apo Kosovë, por edhe për ata përdorues që janë të shpërndarë në diasporë. Fundja, kush nuk e preferon Zvicerën, apo jo?
Radhën pas Zyrihut e ka Bern, një tjetër qytet Zvicerian e kështu me radhë. Megjithatë, tek grafika e mëposhtme po jua tregojmë më qartasi. Edhe Tirana duket se është ndër preferencat e para të përdoruesëve të dua.com.
Kush bën më shumë ‘Match’ meshkujt apo femrat?
Këtu futemi tek zona e nxehtë! 83% e përdoruesve që përputhen fillojnë menjëherë një bisedë. Edhe pse në një numër relativisht të vogël, nuk duhet të harrojmë mundësinë e bisedave të reja që fillojnë edhe pas një muaji nga përputhja fillestare.

Përdoruesit që kanë tendencë të marrin më shumë ‘Match’ janë sigurisht femrat të moshës 18-24 vjeç, të ndjekura nga meshkujt e moshës 25-34 siç paraqitet në Figurën 17. Femrat që marrin më shumë ‘Match’ janë kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria.
Dëshirojmë të sqarojmë se numri total i përputhjeve nuk dihet, sepse kur një përdorues fshin llogarinë e tij/saj fshihen edhe të gjithë informacionet e tij nga database-i ynë.
Po mesazhet? Sa bisedojnë me njëri – tjetrin vajzat dhe djemtë e dua.com?
Brenda një muaji fillojmë më shumë se 109 mijë biseda. Mesatarisht një përdorues brenda muajit:
- Përputhet 6-7 herë
- Bën 4-5 biseda ose shkëmbim bisede me ata që përputhet
- Dërgon ose merr afro 98 mesazhe
Siç shihet në Figurë, përdoruesit nga Kosova, Shqipëria dhe Gjermania dërgojnë numrin më të lartë të mesazheve në muaj përmes dua-chat.
Nuk e dimë numrin e plotë të mesazheve të dërguara përmes dua-chat sepse kur një nga anëtarët në një bisedë vendos të fshijë llogarinë e tij / saj të gjitha mesazhet zhduken. Gjatë javës numri më i lartë i mesazheve dërgohet ditën e Dielë, ditën edhe kur aktiviteti i përdoruesëve arrin kulmin.
Statistikat interesante të mesazheve së përdoruesëve në dua.com
– 79% e Përputhjeve rezultojnë në një bisedë.
– Në 59.5% të bisedave të dy përdoruesit angazhohen dhe biseda vaazhdon.
– 39% e përdoruesëve që janë Përputhur nuk marrin mesazh edhe pse kanë dërguar një.
– Vetëm 25% femra që dërgojnë mesazh së pari, ngelen pa përgjigje ose mesazh të kthyer.
– Ndërsa kur vjen fjala tek meshkujt, 75% e atyre që dërgojnë mesazh të parët nuk marrin përgjigje mbrapsht.
Ose me fjalë të tjera, vetëm 8% e femrave në total që Përputhen dërgojnë mesazhin e parë për të filluar një bisedë dhe nuk merrni përgjigje. Ndërsa tek meshkujt 23.4% prej tyre kanë këtë fat.
Kaq kishim për sot, nëse doni të dini më tepër rreth statistikave të përdoruesëve tanë dhe sjelljes së tyre në aplikacion, na shkruani. Mirëpresim mendimet dhe kërkesat tuaja.
