Të dhëna interesante për aplikacionin e dua.com
- dua.com Team ·
- 29.09.2020 ·
- duanews ·
- 3 min read
Nuk ka ngelur pa thënë e pa u folur për platformën sociale dhe aplikacionin e dua.com. Ky i fundit edhe pse është lancuar prej vetëm 3 muajsh, numëron mbi 250.000 përdorues.
Nuk janë vetëm përdoruesit ata që na surprizojnë ne në dua, por janë të dhënat dhe ndërveprimet që kemi vënë re mes përdoruesëve. Më saktë dëshira e tyre për ta përdorur aplikacionin e dua.com në vazhdimësi, për tu bërë match, për të chatuar etj. Nisur nga kjo, sot zgjodhëm t’ju sjellim disa të dhëna interesante në lidhje me aplikacionin e dua.com dhe disa grafiqe shoqëruese.
Ka më tepër përdorues Android se sa iOS
Kjo është e vërtetë, ndoshta sepse shumica preferon të përdor Android dhe jo iOS si telefon. Mirëpo, edhe pse ka më tepër përdorues Android, në faktë janë më aktivë në ndërveprimin e aplikacionit ata të iOS.
Femrat bëjnë 8-11 më shumë mospëlqime sesa meshkujt
Dhe ska si të jetë ndryshe, sepse ne femrat jemi pak specifike në kërkesat tona. Grafiku i mëposhtëm tregon se në të vërtetë, femrat ndërveprojnë shumë në aplikacion. Ndoshta edhe më shumë se meshkujt, por edhe bëjmë më tepër dislike se ata.
Kërkesat që vajzat marrin në dua, janë të shumta, e domosdo edhe numri i atyre që ato do refuzojnë është i lartë. është thjeshtë matematikë në fund të fundit.
Meshkujt bëjnë të paktën 15 pëlqime më shumë krahasuar me femrat
Meqë ishim tek pjesa kush bën më tepër pëlqime apo mospëlqime, ja ku kemi edhe përgjigjen për meshkujt. Mesa duket mashkulli ngelet gjithnjë gjuetari, ndaj do jetë gjithnjë në kërkim. Nuk po e zgjasim shumë këtu. Fundja meshkujt janë edhe përdorues shumë aktiv, sidomos në pjesën e ndërveprimit me chat-in.
Meshkujt janë dy herë më liberalë kur pëlqejnë dikë në krahasim me femrën. Një mashkull mesatarisht bën 26 pëlqime në ditë ndërsa një femër vetëm 12. Kurse për sa i përket Super Likeve, mesa duket të dyja gjinitë janë njësoj. E kujt mund t’ia merrte mendja.
Përputhjet
Ja tek jemi tek pjesa jonë e preferuar. Në grafikun e mëposhtëm kemi vendet të cilat kanë bërë më shumë përputhje. Kosova sigurisht qëndron në vend të parë si vendi më aktiv sa i përket përputhjeve, pastaj Gjermania e në fund Shqipëria. Grafiku i mëposhtëm e shfaqë më të plotë listën.
Sigurisht kemi edhe shumë statistika dhe të dhëna interesante rreth aplikacionit. Si për shëmbull përdoruesit e Iphone janë më tekanjoz se sa ata të Android. Kjo për shkak se zakonisht ata bëjnë më tepër Unmatch se përdoruesit e Android-it.
Sidoqoftë, kur shohim në nivelin individual ose numrin mesatar të mesazheve të dërguara nga secili përdorues, ata me pajisje Android duket se dërgojnë numrin më të madh të mesazheve krahasuar me përdoruesit e iOS. Për sot do e lëm me kaq, megjithatë nëse ju pëlqejnë këto të dhëna, do t’ju sjellim edhe shumë të tjera në vazhdimësi.